leoni

Lajmet

Ministri, Ejup Maqedonci, njoftoi se 20 kadetë të rinj të FSK-së, kanë filluar trajnimet e tyre si oficerë të ardhshëm

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se 20 kadetë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë filluar sot trajnimet e tyre si oficerë të ardhshëm. Maqedonci shprehu krenarinë e tij për rritjen dhe zhvillimin e ushtrisë së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e kësaj etape për …

Më shumë...

Rrahman Jashari: Sindikata e Arsimit ndodhet nën kërcënimin e grevave lidhur me kërkesat e paplotësuara

Rrahman Jashari

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jashari, shpreh vendosmërinë për t’i  vazhduar kërkesat e sindikatës, pavarësisht mungesës së dialogut me qeverinë që disa vjet. Më 3 shtator i janë adresuar dy kërkesa qeverisë: rritja e koeficientit të pagave për 30% dhe rishikimi i formulës së pagesës në vitet …

Më shumë...

Robert Benjamin: Dezinformimi në Kosovë mbjell konflikt dhe dëmton stabilitetin rajonal

Drejtori Rajonal për Programet e Evropës Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Kombëtar të Amerikës, Robert Benxhamin, shprehu shqetësimin e tij lidhur me ndikimin e dezinformimit në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit. Ai deklaroi se është ende e paqartë se kush qëndron pas financimit të këtyre përpjekjeve për përhapjen …

Më shumë...

Kryeministri, Albin Kurti, e ka akuzuar Perëndimin se po e përkëdhel Serbinë për shkak të frikës nga Rusia

Albin Kurti: Komunitetet janë pasuri për Kosovën, i dimë sfidat që ekzistojnë për bashkëqytetarët tonë romë, ashkali dhe egjiptianë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar Perëndimin se po e “përkëdhel” Serbinë për shkak të frikës dhe shqetësimeve për destabilizim, duke shtuar se ajo nuk po “shpaguhet” dhe se Kosova po “paguan” për këtë. Qeveria e Kurtit është kritikuar nga disa vende të Perëndimit dhe BE-ja për një …

Më shumë...

Volfgang Petriç: Kushdo që i fiton në zgjedhjet në Amerikë, do ta ketë një politikë të ndryshme ndaj Kosovës, pasi po humbet durimi

Diplomati austriak dhe ish përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në bisedimet në Rambuje, Volfgang Petriç, thotë se duhet të mendohet një format i ri i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, pasi që sipas tij,  është në një gjendje të vështirë. Petritsch theksoi edhe ndikimin e zgjedhjeve të Amerikës  në Kosovë, për çka tha se …

Më shumë...

Serbia është e vendosur që t’ i forcojë raportet e përgjithshme dypalëshe me Amerikën, veçmas në nivelin ekonomik dhe afarist

Serbia është e vendosur që t’ i forcojë raportet e përgjithshme dypalëshe me Amerikën, veçmas në nivelin ekonomik dhe afarist

Kryetari i  Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas një takimi që zhvilloi me komandantin e Gardës Kombëtare të Ohajos, gjeneralmajor, John Harris tha se Serbia është e vendosur që të forcojë raportet e përgjithshme dypalëshe me Shtetet e Bashkuara, veçmas në nivelin ekonomik dhe afarist. Ne konstatuam përkushtimin e ndërsjellë, të sinqertë për …

Më shumë...

Kryetarja e Aleancës të Gruas së Kosovës, Diellza Kukaj, ka reaguar pas intervistimit nga Prokuoria e shtetit të Dejona Mihalit

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka komentuar intervistimin e Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale

Kryetarja e Aleancës së Gruas së Kosovës, Diellza Kukaj, ka reaguar pas intervistimit nga Prokuoria e shtetit të  zyrtares së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, lidhur me dy afera korruptive. Ajo ka thënë se ky intervistim tregon rrënimin e moralit politik të Vetëvendosjes. Dejona, e njohur për pushtetin e saj të pakufizuar …

Më shumë...

Alicia Kearns; Glorifikimi i krimeve të luftës dhe indoktrinimi i të rinjve serbë të Bosnjës është një tragjedi

Alicia Kearns: Bashkimi Evropian është joproduktiv për de-përshkallëzimin e situatës në veri, duke inkurajuar Beogradin

Deptutetja  në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns  ka reaguar në lidhje me kurrikulën e re në shkollat e Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, të cilat u kritikuan për shkak të glorifikimit të Ratko Mlladiq dhe Radovan Karaxhiq, dy të dënuar për krime lufte. Ajo ka shkruar në platformën “X” …

Më shumë...

Që nga dita e hënë, më 16 shtator punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës kanë hyrë në grevë, duke kërkuar rritje të pagës

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Që nga dita e hënë, më 16 shtator punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës kanë hyrë në grevë, duke kërkuar rritje të  pagës. Kryetari i Sindikatës të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi tha nga nënkryetarja e  Kuvendit, Saranda Bogujevci është kërkuar që ankesat e punëtorëve të dërgohen në këtë institucion me …

Më shumë...

Kryeministri Albin Kurti, ka biseduar sot, në Bruksel, me drejtorin e përgjithshëm për Zgjerim, Gert Jan Koopman

Kryeministri Albin Kurti,  është takuar sot në Bruksel me drejtorin e përgjithshëm për Zgjerim Gert Jan Koopman, me të cilin diskutoi mbi procesin e integrimit të Kosovës në BE, duke përfshirë perspektivën për avancimin e kandidaturës për anëtarësim në kontekstin aktual evropian. Në takim u trajtuan edhe çështje tjera të …

Më shumë...

Kryetari i degës më të madhe të Vetëvendosjes në Drenas, Naim Qorri, jep dorëheqje bashkë me disa aktivistë e delegatë

Kryetari i degës më të madhe të Vetëvendosjes në Drenas, Naim Qorri, jep dorëheqje bashkë me disa aktivistë e delegatë

Kryetari i degës më të madhe të Vetëvendosjes në Drenas, Naim Qorri ka dhënë  dorëheqje bashkë me  dhjetëra delegatë të degës dhe aktivistë të qendrës në Drenas. Naim Qorri ka drejtuar akuza të shumta në drejtim të Enver Dugollit nga Qendra në Prishtinë dhe nga kryetarja e kësaj partie në …

Më shumë...

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka komentuar intervistimin e Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka komentuar intervistimin e Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka komentuar intervistimin e Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale. Ai ka shkruar se tani po kuptohet se qëllimi i pushtetit paska qenë pengimi i luftës së korrupsionit. “Zori i madh i Vetëvendosjes, që përmes ligjeve me kapë Prokurorinë e Shtetit, nuk paska qenë ‘lufta kundër …

Më shumë...

Pjetër Shala: Gjatë seancave kur është thënë fjala përfundimtare, në transkripte kemi gjetur më shumë se 213 fjalë të ndryshuara

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala do të dalë para Gjykatës Speciale të hënën, më 21 qershor

Gjatë konferencës së Apelit, Pjetër Shala është ankuar se gjatë seancave kur është thënë fjala përfundimtare, në transkriptuat e tyre kanë gjetur më shumë se 213 fjalë të ndryshuara. Ai është ankuar se nuk e ka në gjuhën shqipe për të parë se si ka rrjedh gjykimi i tij që …

Më shumë...

Ramush Haradinaj, ka reaguar pas raportimeve se u mor në pyetje, Koordinatorja e Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali

Ramush Haradinaj konsideron se për dalje nga kriza, Kosova duhet ta krijojë Qeverinë e Unitetit Kombëtar, me të gjitha partitë politike

Kryetari  i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas raportimeve se u në pyetje Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali. Fillimin e hetimeve të  Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale, kryetari i AAK-së Haradinaj e ndërlidh me mafinë energjetike. Ai ka shkruar se veprimet e fundit …

Më shumë...

U vazhdohet masa e paraburgimit edhe për nga dy muaj, krerëve të UÇK-së në Hagë, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Gjykata Speciale ka vendosur për t'ia vazhduar masën e paraburgimit për Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin

Masa e paraburgimit për Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin është vazhduar për dy muaj të tjerë nga gjykata në Hagë. Zëdhënësja e Gjykatës Speciale në Hagë, Angel Grip, njoftoi se trupi gjykues ka vlerësuar se për të dy të akuzuarit vazhdon të ekzistojë rreziku që ata të pengojnë ecurinë e …

Më shumë...

Gjykata Speciale cakton panelin e gjyqtarëve, lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Haxhi Shalës për mbrojtje ligjore

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

Dje më 19 shtator, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar Panelin e Gjykatës Supreme për të shqyrtuar kërkesën e Haxhi Shalës, lidhur me rishikimin e vendimit të mëparshëm të datës 9 shtator. Kjo kërkesë lidhet me mbajtjen e tij në paraburgim. Paneli, i përbërë nga gjykatësit, Ekaterina Trendafilova, …

Më shumë...