Lajmet

Sot u bënë 26 vjet kur policia serbe rrëmbeu veprimtarin, Xhavit Haziri, në Prishtinë dhe ia zhduku gjurmët

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kujton veprimtarin Xhavit Haziri

Më 17 shtator  të vitit 1998, në Prishtinë, policia serbe kidnapoi  dhe zhduku pa gjurmë, veprimtarin, Xhavit Haziri. Ai  ishte njëri nga veprimtarët më të devotshëm të çështjes sonë kombëtare. Qysh nga mosha e hershme mori pjesë  në organizatat ilegale që luftonin për çlirim e ribashkim kombëtar, duke qenë njëri …

Më shumë...

Bashkimi Evropian konfirmon takimin e ri të dialogut Kosovë-Serbi, i cili do të mbahet sot në Bruksel

Dje në Bruksel, kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë kanë zhvilluar takime të veçanta me zyrtarët e Bashkimit Evropian

Bashkimi Evropian ka konfirmuar mbajtjen e një takimi të ri, në kuadër të dialogut në nivel kryenegociatorësh, sot në Bruksel. Zëdhënësi, Peter Stano njoftoi se rendi i ditës është fokusuar në zbatimin e marrëveshjes së arritur dhe diskutimin e çështjeve që ndikojnë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. …

Më shumë...

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka deklaruar se hapja e Urës së Ibrit duhet të bëhet pa krijuar tensione

Rashit Qalaj

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka shprehur përkrahjen e partisë së tij për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve, por ka paralajmëruar që kjo të bëhet me kujdes dhe pa krijuar tensione. Çështja e urës është duke u tejzmadhuar, pasi aktualisht qytetarët qarkullojnë në këmbë, ndërsa mungon …

Më shumë...

Gjermania kërkon përfshirje të shpejtë të Kosovës në zhbllokimin e CEFTA-s, për të përparuar drejt BE-së

Gjermania kërkon përfshirje të shpejtë të Kosovës në zhbllokimin e CEFTA-s, për të përparuar drejt BE-së

Ministrja e Gjermanisë  për Evropë dhe Klimë, Anna Luhrmann, ka bërë thirrje që Kosova të angazhohet urgjentisht në zgjidhjen e bllokadës në organizatën rajonale CEFTA (Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore). Gjatë fjalës së saj në hapjen e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë, Luhrmann paralajmëroi se …

Më shumë...

Ziadin Sela: Gjuha zyrtare në Maqedoninë e Veriut duhet të përcaktohet në Kushtetutë për të mbrojtur karakterin unitar të shtetit

Ziadin Sela, kryetar i Frontit për Shërbim dhe Drejtësi, ka propozuar një ndryshim të rëndësishëm në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut për të siguruar mbrojtjen dhe përputhshmërinë e përdorimit të gjuhës shqipe në vend. Sela sugjeron që në Kushtetutë të përfshihet një formulim të qartë që përcakton se “Gjuhë zyrtare …

Më shumë...

Stoltenberg: Shtetet duhet të vendosin vetë, nëse Ukraina mund t’i përdorë armët me rreze të gjata, në Rusi

Stoltenberg

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg,  ka deklaruar se mirëpret diskutimet mbi përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi nga Ukraina për sulme brenda territorit të Rusisë, por ka theksuar se çdo vendim në lidhje me këtë çështje duhet të merret individualisht nga secili vend aleat. Stoltenberg ka  shtuar se …

Më shumë...

Ish-komandanti i NATO-s për Europë, Stavridis, foli për tensionet në Ballkan dhe rreziqet nga ndërhyrjet e Rusisë dhe Kinës

Kina dhe Rusia kanë penguar përpjekjet e OKB-së për të vendosur sanksione të reja kundër Koresë Veriore

Ish-komandant suprem i NATO-s për Europë, Xhejms Stavridis,  foli  tensionet në Ballkan dhe rreziqet që paraqesin ndërhyrjet e Rusisë e Kinës në rajon. Ai e fillon duke shpjeguar historinë e konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë, duke vënë në dukje rolin e NATO-s, në ruajtjen e paqes me 15,000 trupa në …

Më shumë...

Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj, ka deklaruar se me veprimet e tij, kryeministri Kurti po e rrezikon demokracinë

Enver Hoxhaj

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj,  ka thënë se me veprimet e tij, kryeministri  Kurti po e rrezikon demokracinë. Demokracia rrezikohet prej një fenomeni. Në fillet e saj, tema kryesore ka qenë se a mund të ketë demagogë, që në situata të caktuara mund ta udhëheqin vendin në një formë të …

Më shumë...

Rinor Hajrullahu, anëtar i Vetëvendosjes e bashkëpunëtor i kryetarit të Besianës, Shpejtim Bulliqi, sulmoi Besim Latifin e LDK-së

Rinor Hajrullahu, anëtar i Vetëvendosjes e bashkëpunëtor i kryetarit të Besianës, Shpejtim Bulliqi, sulmoi Besim Latifin e LDK-së

Sekretari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Besianë, Besim Latifi u kërcënua dhe u sulmua fizikisht nga  Rinor Hajrullahu, anëtar i Vetëvendosjes  dhe bashkëpunëtor i kryetarit të komunës, Shpejtim Bulliqi. Ai  e ka sulmuar Besim Latifin në një lokal, ndërsa më pas rasti ishte raportuar në Polici. Anëtari i Vetëvendosjes është …

Më shumë...

Iniciativa “CorrWatch”, ka shprehur shqetësim të thellë për mbyllje dhe mungesë të transparencës nga Ministria e Financave dhe e Tregtisë

Qeveria e Kosovës merr vendim që punëtorëve të larguar nga puna gjatë viteve të 90-ta, t’u njihen kontributet pensionale

Iniciativa “CorrWatch”, konsorcium i organizatave të shoqërisë civile (GLPS, GAP dhe INDEP), ka shprehur shqetësim të thellë për mbyllje dhe mungesë të transparencës nga Ministria e Financave dhe Ministria e Tregtisë për proceset rekrutuese për pozita të larta. CorrWatch ka thënë se këto ministri nuk janë transparente në përzgjedhjen për …

Më shumë...

Lirim Mehmetaj: 385 Ushtarë të UÇK-së ishin të moshës 14-17 Vjeç

Lirim Mehmetaj: 385 Ushtarë të UÇK-së ishin të moshës 14-17 Vjeç

Gazetari, Lirim Mehmetaj, ka publikuar të dhëna faktike që tregojnë se 385 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishin të moshës 14-17 vjeç, ndërsa 2 mijë e 228 ushtarë ishin në moshën 18-19 vjeç. Mehmetaj i ka nxjerrë këto të dhëna nga një punim i Alpaslan Özerdem i publikuar në …

Më shumë...

BDI: Taravari në vijë me Mickoskin, Stoilkoviçin dhe Dimitrievskin kundër përfaqësimit të drejtë të gjuhës shqipe

Arben Taravari ka vendosur që Aleanca për Shqiptarët, të shkojë në koalicion me partitë opozitare shqiptare para zgjedhjeve në Maqedoni

Për herë të parë nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, një politikan që i thotë vetes shqiptar del publikisht kundër përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në administratën publike dhe shtetërore. Arben Taravari në postimin e tij, thotë se ka ikur koha kur njerëzit dalloheshin në baza etnike gjatë punësimeve, duke …

Më shumë...

Lulzim Basha: Berisha e mori partinë për t’u mbrojtur nga Amerika e Britania, duke ia shitur zgjedhjet Edi Ramës, për vulën e PD-së

Salih Berisha dhe Lulzim Basha

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha iu ka përgjigjur sulmeve të Sali Berisha, i cili ndodhet  nën arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të vitit 2023 dhe i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, prej javës së kaluar për akuzën “korrupsion pasiv”, për dosjen “Partizani”. Basha e akuzon Berishën se e ka marrë peng …

Më shumë...

Është rritur në 41.226 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës

Hajdar Eid: Pesëmbëdhjetë vjet bllokadë e Gazës, hapni menjëherë dyert e burgut tonë

Është rritur në 41 mijë e 226 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu. Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 346 ditësh ndaj Rripit të Gazës. Në …

Më shumë...

Kuvendi i Kosovës ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë

Kuvendi

Kuvendi i Kosovës ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë nën moton, “Qeverisja efektive e inteligjencës artificiale në të gjitha nivelet”. Kryeparlamentari, Glauk Konjufca tha se kjo ditë është thirrje për vëmendje nga institucionet për ndërtimin e politikave dhe kapaciteteve njerëzore. Veç tjerash, u tha se qeveria aktuale ka cenuar vlerat …

Më shumë...

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, foli për rëndësinë e Konferencës së Pezës dhe Luftën Antifashiste

Elisa Spiropali

Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe Akademinë e Studimeve Shqiptare organizoi sot sesionin shkencor “Antifashizmi shqiptar si vlerë mbarëshoqërore”. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në fjalën e saj theksoi rëndësinë e Konferencës së Pezës. Më 16 shtator 1942 përfaqësuesit e të gjitha forcave politike në vend, …

Më shumë...