Lajmet

Deputeti, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga Qeveria ta thotë troç nëse s’ka vullnet ta sjellë ligjin për paga para ligjvënësve

Besnik Tahiri

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, gjatë  seancës së sotme  plenare  ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta sjellë në Kuvend, lidhin e pagave  për miratim. “Kryeministër, një ndër ligjet më të rëndësishme që ju nuk e keni sjellë në Kuvend është miratimi i Ligjit të Pagave. …

Më shumë...

Departamenti i Shtetit në Amerikë e ka futur zyrtarisht Rusinë dhe disa shtete të tjera në listën e shkelësve të lirive fetare

DASH

Departamenti i Shtetit në Amerikë e ka futur zyrtarisht Rusinë në listën e shkelësve më të këqij të lirisë fetare. Në këtë listë ndodhen edhe Irani, Pakistani, Taxhikistani, Turkmenistani e pesë shtete të tjera. Komisioni për Liri Fetare Ndërkombëtare, organ i pavarur i krijuar nga Kongresi për të dhënë rekomandime …

Më shumë...

Qëndron Kastrati: Aleatët e Vetëvendosjes në Dardanë, më shkaktuan humbje në zgjedhjet e balotazhit

Qëndron Isa Kastrati  ka deklaruar se  njëra prej arsyeve që ai e humbi garën për kryetar të Kamenicës është reforma në arsim. Ndërkohë ai ka treguar se ishin aleatët e Vetëvendosjes në Kamenicë, që i shkaktuan atij humbjen e pushtetit në këtë komunë. “Kanë qenë bashkë së pari ish-kryetari i …

Më shumë...

Arton Muhaxheri: Rezultati i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet vendore tregon se me mashtrime nuk mund të qeveriset

Vetëvendosje

Rezultati i dobët i Lëvizjes Vetëvendosje në rundin e dytë të zgjedhjeve më 14 nëntor është sinjal se me mashtrime nuk mund të qeveriset, thotë për Ekonominë Online ish-anëtari i PDK-së, Arton Muhaxhiri. I pritshëm për të ka qenë rezultati i Lëvizjes Vetëvendosje më 14 nëntor, derisa thotë se qytetarët …

Më shumë...

KQZ: Rezultatet përfundimtare të radhës së dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 21 komunave, pritet të shpallen së shpejti

Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

Rezultatet përfundimtare të radhës së dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 21 komunave të cilat janë mbajtur më 14 nëntor, pritet të shpallen së shpejti. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë me dije se ky institucion është duke u angazhuar në përmbylljen e procesit zgjedhor.  “Komisioni …

Më shumë...

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, ka caktuar 18 janarin e vitit 2022 për çështjen e shkarkimit të kryetarit, Ilir Meta

Edi Rama

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën e seancës për çështjen e shkarkimit të kryetarit, Ilir Meta. Seanca do të mbahet më 18 janar 2022 ora 10:00. Çështja e shkarkimit të Presidenti shkoi në Kushtetuese pasi, 104 deputetë nga 140 që ka gjithsej parlamenti i Shqipërisë votuan pro shkarkimit të Presidentit Meta …

Më shumë...

Kërcënimet për shkëputje të Republikës Serbe nga Bosnja dhe riarmatosja e Serbisë kanë rritur mundësitë për konflikt në Ballkan

Milorad Dodik

Kërcënimet e për shkëputje të Republikës Serbe nga Bosnja dhe riarmatosja e Serbisë kanë rritur shqetësimet se Ballkani mund të shkojë drejt konfliktit. Lideri i entitetit serb të Bosnjës, Milorad Dodik kërcënoi me shkëputje, ndërsa Serbia filloi negociatat muajin e kaluar me Izraelin për blerjen e raketave antitank dhe disa …

Më shumë...

Më shumë se 100,000 amerikanë kanë vdekur si pasojë e mbidozës së drogës përgjatë një viti dhe në kohë të pandemisë

Droga

Më shumë se 100,000 amerikanë kanë vdekur si pasojë e mbidozës së drogës përgjatë një viti dhe në kohë të pandemisë së koronavirusit. Kjo është shifra më e lartë vjetore që është regjistruar ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara. Të dhënat nga Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, kanë treguar …

Më shumë...

Amerika ka paralajmëruar sanksione, kundër atyre që rrezikojnë prishjen e Marrëveshjes së Dejtonit për Bosnje-Hercegovinën

Amerika ka paralajmëruar sanksione, kundër atyre që rrezikojnë prishjen e Marrëveshjes së Dejtonit për Bosnje-Hercegovinën

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar sanksione, kundër subjekteve që përpiqen të tërhiqen në mënyrë të njëanshme nga institucionet shtetërore të Bosnjë e Hercegovinës, ose prishje të marrëveshjes. Deklarata ka ardhur nga sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, pas tensionimit të situatës në vend. Mesazhi duket se i është adresuar udhëheqësit …

Më shumë...

Sot në Gjykatën Speciale, në Hagë, u dëgjua dëshmitari i shtatë në gjykimin kundër eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa

Salih Mustafa

Sot në Gjykatën Speciale,  në Hagë u dëgjua  dëshmitari i shtatë në gjykimin kundër eprorit të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa. Dëshmitarja është dëgjuar nën masa mbrojtëse të sigurisë dhe një pjesë e dëshmisë së saj është mbajtur  në seancë të mbyllur. Seanca e sotme  gjyqësore kundër, Salih Mustafës …

Më shumë...

As sot nuk ka të vdekur nga virusi korona, janë paraqitur 17 raste të reja, janë shëruar 19 të infektuar

Covid

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 1 mijë e 544   testime sa janë bërë në nivel vendi, 17 të dyshuar  kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe …

Më shumë...

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se rreth 100 punonjës në RTK marrin të ardhura më shumë se paga e një ministri

RTK

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se rreth 100 punonjës në Radio Televizionin e Kosovës marrin paga më shumë se paga e një ministri. Murati gjatë shqyrtimit të Projektligjit për vitin 2022 është shprehur se, ka një shkurtim të buxhetit për RTK-në. “Te RTK është e …

Më shumë...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar 77-vjetorin e Çlirimit të Tiranës nga partizanët shqiptarë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar 77-vjetorin e Çlirimit të Tiranës nga partizanët shqiptarë

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj  nënvizon se sot është dita kur ne nderojmë sakrificën e heronjve, që luftuan për çlirimin e qytetit duke qëndruar të bashkuar e duke punuar për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë. “Gëzuar 17 Nëntorin – 77 …

Më shumë...

OAK dhe Dogana e Kosovës diskutojnë për problemet e bizneseve

OAK dhe Dogana e Kosovës diskutojnë për problemet e bizneseve

Mos njohja e plotë e lëndës së parë për prodhuesit, mungesa e unifikimit të vendimeve ndërmejt komisionit për lirim të lëndës së parë ndërmejt Doganës dhe ATK-së, impakti i zbatimit të vendimit të Qeverisë nr,17/36 me të cilën ndryshohet vlera e shpenzimeve të transportit detar dhe kontenjerëve ishin disa ndër …

Më shumë...

Delegacioni i Kosovës në Bruksel sërish ngriti çështjen e të pagjeturve e çështje të tjera, të cilat Serbia po i injoron

Ndjekja e krimeve të luftës vazhdon të has pengesa përderisa Serbia ua mundëson atyre shmangien nga drejtësia

Takimet në Bruksel janë mbajtur të ndara në nivel kryenegociatorësh me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe nuk ka pasur takim trepalësh. Në një njoftim të qeverisë thuhet se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në takimin me Lajçak diskutoi rreth gjendjes së zbatimit të dakordimeve të arritura …

Më shumë...

Miroslav Lajçak: Është koha për përparim të vërtetë në bisedime mes Kosovës dhe Serbisë

Mirosllav Lajçak

Lidhur me takimin, që u mbajt dje  në Bruksel ka folur edhe përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ai ka bërë të ditur se gjatë takimeve të ndara me Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin ka përsëritur qëndrimin e vendeve anëtare të BE-së se është i nevojshëm një …

Më shumë...