Lajmet

Millosh Vuçeviq: Serbia do të hapë zyre përgjatë kufirit Kosovë-Serbi. që serbët të marrin shërbimet administrative

Milosh Vuçeviq: Nuk jam optimist sa i përket një ujdie mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, duke folur për të ashtuquajturat masa të miratuara nga qeveria serbe për Kosovën, ka thënë se sa i përket mbylljes së institucioneve paralele në veri nga autoritetet kosovare, Serbia do të hapë zyre përgjatë kufirit Kosovë-Serbi që serbët të mund të marrin atje shërbimet administrative. …

Më shumë...

Kryeministri i Anglisë, Keir Starmer është i hapur për dërgimin e azilkërkuesve në Shqipëri

Kryeministri i Anglisë, Keir Starmer është i hapur për dërgimin e azilkërkuesve në Shqipëri

Kryeministri britanik, Keir Starmer është i hapur për dërgimin e azilkërkuesve në Shqipëri ndërsa përgatitet të mbajë një mini samit me kryeministren e Italisë, Gjorgia Meloni. Kryeministri u tha gazetarëve që udhëtonin me të në Uashington, përpara se të shkonte për në Romë se do të shihte sesi do të …

Më shumë...

Më 16 shtator të vitit 1588 vdiq në Stamboll, Mimar Sinani, i njohur si Arkitekt Sinani

Më 16 shtator  të vitit 1588 vdiq  në Stamboll, Mimar Sinani, i njohur si Arkitekt Sinani. Lindi më 29 maj  të vitit 1489, në afërsi të Kajserit.  Si i ri, Sinani ishte radhitur në repartet e Jeniçerëve të Sulltanit. Gjatë fushatave në rajone të ndryshme si ushtar i Sulltan Sulejmanit ai u njoh me …

Më shumë...

Ministri, Ejup Maqedonci i ka shprehur Çekisë gatishmërinë e Kosovës për ta ndihmuar nga vërshimet

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i ka shprehur Republikës së Çekisë gatishmërinë e Kosovës për ta ndihmuar nga vërshimet. Ai ka shkruar se Kosova qëndron me Republikën Çeke në këtë kohë të rëndë për të dhe shpresojmë për tejkalim të kësaj gjendje të rëndë dhe kthim sa më të shpejtë …

Më shumë...

Në Holandë është mbajtur takimi për persona të zhdukur

Të zhdukurit

Organizuar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur i Republikës së Kosovës dhe Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, në Mbretërinë e Holandës është mbajtur takimi për personat e zhdukur gjatë luftës çlirimtare në vendin tonë. Gjatë fjalës para të pranishmëve në këtë takim, drejtoresha e Përgjithshme e Komisionit Ndërkombëtar …

Më shumë...

BDI: Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore e ndërpreu përdorimin e gjuhës shqipe

BDI

Bashkimi Demokratik për Integrim, ka reaguar ndaj veprimeve të qeverisë aktuale të Maqedonisë së Veriut, e cila po i diskriminon shqiptarët. Në reagimin e Bashkimit Demokratik për Integrim thuhet se Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore e ndërpreu përdorimin e gjuhës shqipe në tabelat rrugore. “Skandalet me gjuhën shqipe nuk …

Më shumë...

Kurti: Kur gratë kanë sukses, e dimë që ato janë përpjekur dy herë më shumë se burrat

Kryeministri, Albin Kurti, mbajti një fjalë rasti në edicionin e dhjetë të “Javës së Gruas”, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik

Gjatë fjalës në Këshillin e Përgjithshëm të Vetëvendosjes, kryetari i saj, Albin Kurti është përqendruar për rolin e grave në shoqëri. Ai theksoi se çdo diskriminim ndaj grave duhet të luftohet si dhe duhet që fëmijët të edukohen në frymën e barazisë gjinore. “Kur flasim për barazi mes njerëzve ndonjëherë …

Më shumë...

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të takohet me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Shefat e delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë për dialogun, takohen sot në Bruksel

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të takohet me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, me 19 shtator në Bruksel. Njoftohet se qëllim kryesor i këtij takimi është diskutimi për agjendat e reformave dhe rritjes, të cilat gati të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor i …

Më shumë...

Shumë shtete të Evropës Qendrore po përballen me vërshime

Shumë shtete të Evropës Qendrore po përballen me probleme të shumta të shkaktuara nga vërshimet. Kjo ka bërë që autoritetet të kenë kujdes të shtuar dhe t’i reduktojnë në maksimum lëvizjet. Deri tani, raportohet se 4 persona kanë humbur jetën në Rumani, katër persona në Çeki, një në Poloni ndërkohë …

Më shumë...

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka vlerësuar se shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Serbi, e rrezikon paqen në rajon

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka vlerësuar se shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Serbi, e rrezikon paqen dhe sigurinë në rajon. Ajo ka opërkujtuar më tutje se në vitet e ’90-ta kur regjimi i Millosheviqit synonte shtypjen dhe përndjekjen e shqiptarëve, të rinjtë u detyruan të largoheshin në mënyrë masive …

Më shumë...

Staroviq: Disa nga masat e Serbisë ndaj Kosovës do të fillojnë të aplikohen në fillim të  nëntorit

Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në Serbi, Nemanja Staroviq ka paralajmëruar se disa nga masat që ka paraparë qeveria e Serbisë ndaj Kosovës, do të fillojnë të aplikohen në fillim të muajit nëntor. Ai ka theksuar më tutje se pakoja e masave e miratuar nga Qeveria serbe “për t’i …

Më shumë...

ASK: Çmimet e konsumit kanë shënuar rritjet prej 1.4 për qind krahasuar me muajin gusht të vitit 2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar se çmimet e konsumit kanë shënuar rritjet prej 1.4 për qind krahasuar me muajin gusht të vitit 2023. Kjo agjenci ka tërhequr vërejtjen se rritja e kostos së jetesës vazhdon të jetë ndër shqetësimet kryesore të banorëve të Kosovës. Agjencia e Statistikave …

Më shumë...

Avokati i Popullit: Ligji për Pagën Minimale ka dëmtuar qytetarët sepse s’është harmonizuar me inflacionin dhe rritjen e çmimeve

Avokati i Popullit ka konstatuar se Ligji për Pagën Minimale ka dëmtuar qytetarët sepse s’është harmonizuar me inflacionin dhe rritjen e çmimeve. Drejtuesi i këtij institucioni, Naim Qelaj ka thënë se me Ligjin për rritjen e pagës minimale, nuk është arritur të harmonizohet paga me koston e jetesës, inflacionin dhe …

Më shumë...

Moska ka kërcënuar me përdorim të armëve bërthamore nëse Ukrainës i lejohen sulmet thellë në brendi të Rusisë

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë kërkon që të mos përshpejtohet marrëveshja Kosovë – Serbi

Moska zyrtare ka kërcënuar se nëse Ukrainës i lejohen sulmet thellë në brendi të Rusisë, ushtria ruse do t’i përdorë armët bërthamore. Kryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dimitri Medvedev ka theksuar se nëse perëndimi ia zbut kufizimet Ukrainës përdorimin e armëve të dhuruara nga perëndimi, Kijevi do të …

Më shumë...

Admirali, Rob Bauer: Ukraina ka arsye legjitime ushtarake që të sulmojë thellë brenda Rusisë

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali, Rob Bauer ka thënë se Ukraina ka arsye legjitime ushtarake që të sulmojë thellë brenda Rusisë. “Në bazë të Kartës të OKB-së dhe në bazë të ligjit për konflikt të armatosur, nëse sulmoheni nga një shtet, ju keni të drejtë ta mbroni veten. …

Më shumë...

Gërvalla: Vuçiqi na tregoi dje se nuk e ka ndër mend të ndalë instrumentalizimin e serbëve të Kosovës

Postimi i ministres së jashtme, Donika Shvarc për raketat në Poloni, ka ngjallur reagime të shumta

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq. Ajo e akuzoi atë për instrumentalizim të serbëve të Kosovës dhe kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që ta dënojnë gjuhën e tij. “Gjatë konferencës së tij teatrale, Vuçiqi na tregoi dje se nuk e ka …

Më shumë...