Kryenegociatori për bisedime Besnik Bislimi ka demantuar raportimet e mediave serbe se Kosova ka refuzuar pjesëmarrjen në takimin trepalësh të ftuar nga BE-ja për datën 17 shtator me palën serbe. Ai ka thënë se është në fakt Serbia ajo e cila ka refuzuar që të merr pjesë në këtë takim. …
Më shumë...Lajmet
Nijazi Gashi ka thënë se gjatë mandatit të qeverisë Kurti, krahas premtimeve nuk është ndërmarrë asgjë për pensionist
Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi ka deklaruar se për tri vjet e gjysmë të kësaj qeverie, atyre nuk ju është ofruar asgjë dhe se pensionistë janë lënë në gjendje të mjerueshme. Për këtë ai ka thënë se qeveria aktuale është shembulli më i keq i kujdesit …
Më shumë...Pesë deputetë të opozitës, në Kuvendin e Shqipërisë janë bërë bashkë për të kundërshtuar listat e mbyllura
Në një konferencë të përbashkët deputetët e Kuvendit të Shqipërisë Dashamir Shehi, Enkelejd Aliebaj, Flutura Açka, Arbi Agalliu dhe Selaudin Jakupllari thanë se janë kundër daljes në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me lista të mbyllura. ”Na bashkon një qëndrim i qartë dhe i saktë pa ekuivok në mbështetjen e drejtësisë. Raportet …
Më shumë...Jose Manuel Albares: Zgjidhja me dy shtete është e vetmja mënyrë për të garantuar një paqe të drejtë në Lindjen e Mesme
Ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares, thotë se zgjidhja e vetme është formimi i një shteti të pavarur palestinez që do të përfshinte Gazën, Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor si kryeqytet i tij. Duke folur në një konferencë shtypi përpara fillimit të një takimi ministror në Madrid, Albares tha …
Më shumë...Më 14 shtator të vitit 1916 lindi, atdhetari dhe veprimtari i NDSH-së, Adem Hasan Selimi, i njohur si Adem Gllavica
Më 14 shtator të vitit 1916 lindi, atdhetari i mirënjohur, Adem Hasan Selimi, i njohur si Adem Gllavica. Ai ishte djali i vetëm i babë Hasanit dhe i nënë Fatimesë. Shkollën fillore ai e kreu në fshatin Llugaxhi ndërsa të mesmen në Shkup, në “Medresenë e Madhe”. Studimet e larta i vijoi …
Më shumë...PDK-ja ka mbajtur mbledhjen e radhës të Kryesisë, në të cilën është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend
Partia Demokratike të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës të Kryesisë, në të cilën është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend. Kryetari, Memli Krasniqi, ka thënë se nisur nga situata e vështirë në të cilën gjenden Kosova dhe qytetarët tanë, mobilizimi për t’i dhënë vendit një Qeveri të re, …
Më shumë...Ferat Shala: Qeveria mund t’i rrisë pagat, si një mundësi për të kompensuar mungesën e arritjeve të premtuara
Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se qeveria mund t’i rrisë pagat, duke e parë këtë si një mundësi për të kompensuar mungesën e arritjeve të tjera të premtuara. Ferat Shala ka vënë në dukje se në një situatë kur qeveria nuk ka përmbushur premtimet e …
Më shumë...Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kërkon të përshpejtohet rruga drejt anëtarësimit të Kosovës në Interpol
Kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se duhet të përshpejtohet rruga drejt anëtarësimit të Kosovës në Interpol, pasi arrestimet e ish-ushtarëve të UÇK-së me fletarrest nga Serbia, janë të shpeshta. Duke folur për arrestimin e Blerim Ramadanit nga Policia e Maqedonisë së Veriut më 17 …
Më shumë...Gjykata Speciale ka pranuar dëshmitë e provat materiale me shkrim të 9 dëshmitarëve, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së
Gjykata Speciale, në Hagë, ka bërë të ditur se më 10 shtator, trupi gjykues ka pranuar si prova dëshmitë me materiale shoqëruese me shkrim të 9 dëshmitarëve, në çështjen gjyqësore kundër krerëve të UÇK-së. Po ashtu, trupi gjykues ka hedhur poshtë kërkesën në lidhje me dëshmitarin e 10-të, pa paragjykuar …
Më shumë...Një ditë pas ngritjes së aktakuzës së Prokurorisë për rastin e Banjskës në veri, janë afishuar parulla në mbështetje të Radojçiqit
Mbrëmë gjatë natës, në veri të vendit, një ditë pas aktakuzës së Prokurorisë Speciale për rastin e Banjskës, janë afishuar parulla në mbështetje të Radojçiqit. Në to shkruan, “Të gjithë jemi Millana dhe vëllezër nga Banjska, ju okupatorë në ne zgjoni egërsinë, ju presim në veri, thuhet në pamfletët e …
Më shumë...Kandidatja demokrate, Kamala Harris kryeson me 47% mbështetje kundër kandidatit republikan, Donald Trump me 42%
Sipas një anketimi të ri të opinionit publik, nën-presidentja demokrate Kamala Harris kryeson me 47% mbështetje përkundër ish-presidentit republikan Donald Trump me 42%, duke zgjeruar kështu më tej avantazhin e saj pas debatit televiziv ku votuesit mendojnë se Harris pati paraqitjen më të mirë. Anketimi i bërë nga agjencia e …
Më shumë...Vladimir Putin: Perëndimi do të përballet drejtpërdrejt me Rusinë, nëse lejon Ukrainën të sulmojë territorin rus me armët e tyre
Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi se Perëndimi do të përballet drejtpërdrejt me Rusinë nëse lejon Ukrainën të fillojë të sulmojë territorin rus me armë perëndimore me rreze të gjatë, një veprim që do të ndryshonte natyrën dhe shtrirjen e konfliktit. Presidenti ukrainas Vladimir Zelensky u ka kërkuar aleatëve perëndimorë prej …
Më shumë...Amerika dhe BE-ja vlerësojnë ngritjen a aktakuzës nga Prokuroria e Kosovës, kundër 45 serbëve për sulmin, në Banjskë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Prishtinë e ka përshëndetur punën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për ngritjen e aktakuzës ndaj 45 serbëve, përfshirë Milan Radoiçiqin, për organizimin dhe kryerjen e sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë më 24 shtator 2023. Zëdhënësi i ambasadës amerikane …
Më shumë...Një vit pas takimit të fundit mes kryeministrit Kurti e kryetarit të Serbisë, Vuçiq, nuk ka shenja të një dialogu mes tyre
Një vit pas takimit të fundit mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ka shenja të një dialogu të afërt mes tyre, pavarësisht se të dy shprehen pro bisedimeve. Takimi i fundit më 14 shtator 2023 u pasua nga sulmi i armatosur në Banjskë, …
Më shumë...Enver Hoxhaj, ka reaguar kundër akuzave të ministrit të Jashtëm rus, Lavrov, i cili tha se në Kosovë po ndodh spastrim etnik i serbëve
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj akuzave të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili ka pohuar se në Kosovë po ndodh një spastrim etnik i serbëve. Hoxhaj e ka cilësuar këtë si një përpjekje të koordinuar për të destabilizuar Kosovën dhe për të minuar …
Më shumë...Ehat Miftaraj, ka kritikuar mënyrën se si po trajtohet hetimi i sulmit në Banjskë, nga institucionet përkatëse
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, kritikoi mënyrën se si po trajtohet hetimi i sulmit në Banjskë. Ai ka cilësuar si të turpshëm faktin që rastin e rëndësishëm e heton vetëm prokurori, Naim Abazi, duke e quajtur këtë një shenjë të joseriozitetit të skajshëm nga ana …
Më shumë...