Nesër, më 20 shtator, fillon sesioni vjeshtor i Kuvendit të Kosovës. Është paraparë që gjatë këtij sesioni të procedohen 24 Projektligje nga sesioni i kaluar, si dhe 193 të tjera, që janë në agjendën legjislative vjeshtore. Njohës të punës së Kuvendit nga shoqëria civile kanë thënë se për shkak të …
Më shumë...Lajmet
Kryeministri, Albin Kurti ka pritur një delegacion të rrjetit të Agjencive të Lajmeve të Evropës Juglindore (ABNA)
Kryeministri, Albin Kurti ka pritur një delegacion të rrjetit të Agjencive të Lajmeve të Evropës Juglindore (ABNA). Gjatë takimit të zhvilluar, ai foli për situatën aktuale me pandeminë COVID- 19 dhe masat që ka marrë qeveria për lehtësimin e pasojave të pandemisë. Me këtë rast, kryeministri, Albin Kurti theksoi se …
Më shumë...Selim Selimi: Nëse Kosova e refuzon tubacionin e gazit do të thotë se është kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka folur për hezitimin e qeverisë për gazin amerikan, duke e paralelizuar atë me raportet Kosovë-Amerikë. Në një postim në Twitter ai thotë se pozicioni i Kosovës si kontribues në politikën globale tË SHBA-së vjen edhe me domosdoshmërinë për të qenë edhe politikisht besnik, shkruan …
Më shumë...Shërohen 50 qytetarë, konfirmohen 259 raste të reja me Covid-19, ndërsa 11 të sëmurë e humbin jetën
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 18.555 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.147.803 doza të vaksinës. Deri më sot 425.551 qytetarë …
Më shumë...Sazan Ibrahimi: Në dy vitet e fundit ka pësuar një rënie të dukshme ekonomike në komunat e Kosovës
Kryetarët e komunave përpos shëndetit publik me prioritet po e shohin shëndetin ekonomik të vendit. Kryetari i Asociacionit të Komunave në Kosovë, Sazan Ibrahimi, tha se kërkesa e kryetarëve të komunave përpos shëndetit publik lidhet edhe me shëndetin ekonomik kjo pasi që në dy vitet e fundit ka pësuar një …
Më shumë...Qeveria e Kosovës refuzoi projektin amerikan për gazin natyror, pasi Albin Kurti ka vënë kushte që nuk kanë mundur të realizohen
Qeveria e Kosovës ka refuzuar projektin amerikan për gazin natyror, pasi Albin Kurti ka vënë kushte që nuk kanë mundur të realizohen. Projekti për ndërtimin e infrastrukturës për sjelljen e gazit amerikan është diskutuar mes qeverisë së Kosovës dhe agjencisë amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit për të cilin projekt ka siguruar …
Më shumë...Ilir Murtezaj: Çdo kufizim në zhvillim të aktivitetit ekonomik ndikon në ulje të qarkullimit për bizneset
Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj ka thënë se çdo kufizim në zhvillim të aktivitetit ekonomik ndikon në ulje të qarkullimit për bizneset, gjë që ulja e qarkullimit me automatizëm ndikon në rënie të të hyrave tatimore. Masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, që janë …
Më shumë...Para Shkollës “Dragisha Ivanoviq” në Podgoricë të Malit të Zi, janë regjistruar skena ekstreme klero-nacionaliste
Para Shkollës Fillore “Dragisha Ivanoviq” në Podgoricë të Malit të Zi, janë regjistruar skena shqetësuese. Video-pamjet tregojnë se si nxënësit e asaj shkolle, me tre gishtat e ngritur lart, kanë kënduar këngën e beretave famëkeqe të kuqe, “Krishti, Zoti”, e cila ishte gjithashtu pjesë e repertorit të pjesëmarrësve në tubimet …
Më shumë...Fuqitë më të rëndësishme aziatike u takuan në një samit, në Dunshabe të Taxhikistanit për të folur lidhur me sigurinë në rajon
Fuqitë më të rëndësishme të Kontinentit të Azisë janë takuar në një samit, në Dunshabe të Taxhikistanit, ku kanë folur folur për sigurinë në rajon dhe çështje të tjera rajonale e botërore. Afganistani ishte një nga pikat e diskutimit. Kina dhe Rusia i kanë kërkuar talebanëve të luftojnë terrorizmin dhe …
Më shumë...Kryeministri shqiptar, Edi Rama e mbanë mbledhjen e parë të qeverisë në mandatin e tretë
Kryeministri Edi Rama mbajti mbledhjen e parë të qeverisë në mandatin e tretë, menjëherë pas betimit në Presidencë. Vendimi i parë i qeverisë së re ishte ai lidhur me kodin etik të qeverisë, i cili duhet të zbatohet nga çdo ministër apo zëvendës i tij. Teksa theksoi faktin se kodi …
Më shumë...Kryeministri, Albin Kurti i falënderon Emiratet e Bashkuara Arabe për ndërtimin e spitalit të fëmijëve
Pas inaugurimit të spitalit të fëmijëve “Sheikha Fatima”, Kryeminsitri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet dy letrave të falënderimit, ka shprehur sërish mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen që Emiratet e Bashkuara Arabe ia kanë dhënë popullit dhe shtetit të Kosovës. Kryeministri falënderoi Ministren e Shtetit, Dr. Maitha bint Salem …
Më shumë...Fjalimi i kryetarit, Mytaher Haskuka me rastin e prezantimit të kandidatëve të Vetëvendosjes, në Prizren
Fjalimi i kryetarit, Mytaher Haskuka me rastin e prezantimit të kandidatëve të Vetëvendosjes, në Prizren I nderuar kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, z. Artan Abrashi, Të nderuar deputetë të Republikës së Kosovës, Të nderuar kandidatë për Kuvendin e Komunës së Prizrenit, Të nderuar …
Më shumë...Milo Gjukanoviq: Pasi Serbia humbi Kosovën, Mali i Zi duket të jetë kompensimi më tërheqës për Serbinë e madhe
Nacionalizmi i madh serb dëshiron të përfitojë nga rirregullimi gjeopolitik, pavarësisht faktit se Ballkanit tashmë kjo i ka kushtuar 150,000 jetë njerëzish, ka thënë kryetari malazez, Milo Gjukanoviq. Duke folur për destabilizimin e rajonit vitin e kaluar, ai vuri në dukje se ishte një përpjekje për të rinovuar politikat e …
Më shumë...Marjan Dema: Gjendja në arsim nuk mund të përmirësohet me lirime nga pagesa por me gjithpërfshirje
Ish-rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, ka komentuar vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për lirimin e të gjithë studentëve në universitete publike nga pagesat. Ai tha se këto vendime kanë filluar që nga viti 2007 ku në atë kohë, sipas tij, është marrë vendimi që të zbritet …
Më shumë...Gabriel Escobar: Tema më urgjente në dialogun Kosovë – Serbi është çështja e personave të pagjetur
Zëvendësndihmës Sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, tha se Shtetet e Bashkuara kanë besim që i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak do të arrijë synimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e që, sipas tij, është “arritja e një zgjidhjeje” ndërmjet dy shteteve. Escobar, …
Më shumë...Matthew Palmer emërohet mbikëqyrës programin e reformës zgjedhore në Bosnje dhe Hercegovinë
Shtetet e Bashkuara e kanë emëruar ish të dërguarin për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer, si person përgjegjës për të mbikëqyrur programin e reformës zgjedhore në Bosnje e Hercegovinë, një vendim ky, që Uashingtoni thotë se është shenjë e përkushtimit të tij në rajon. Gabriel Escobar, që më herët gjatë këtij …
Më shumë...