Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi u ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë që të kenë qasje më serioze ndaj Kosovës Lindore. Ai ka shkruar se këto qeveri nuk kanë platformë dhe program shtetëror për Luginën, nuk ndajnë buxhet të rregullt dhe nuk kanë …
Më shumë...Lajmet
Kryeministri shqiptar, Edi Rama i uron mirëseardhje 121 afganëve, shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një shkrimi, i uroi mirëseardhje 121 afganëve të cilët sot mbërritën në aeroportin e Rinasit. Rama shkroi se ky gjest na bën nderi si vend e si popull, ndërsa shtoi se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut. “Mirëmëngjesi pa gdhirë dhe …
Më shumë...Deputeti i Vetëvendosje, Burim Karameta, kërkon dorëheqjen e menjëhershme të ministrit, Arben Vitia
Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Karameta, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, duke thënë madje se ai duhet të kërkojë falje për dështimet në punën e tij. Në një shkrim në rrjetin social deputeti i listës “Guxo” ka akuzuar Vitinë se “i …
Më shumë...Memli Krasniqi: Kosova po kalon nëpër një tragjedi ku për shtatë ditë kanë vdekur 85 qytetarë nga Covid-19
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se vendi po kalon nëpër një tragjedi ku për shtatë ditët e fundit kanë vdekur 85 qytetarë në betejë me Covid-19, prej të cilëve 18 vetëm të enjten, ndërsa numri i rasteve aktive të të infektuarve ka arritur shifrën prej rreth 25 mijë. …
Më shumë...Demokracia Plus ka kërkuar shkarkimin e anëtarit të KQZ-së, Sami Kurteshi të Vetëvendosjes
Demokracia Plus ka kërkuar shkarkimin e anëtarit të KQZ-së, Sami Kurteshi. Në kërkesën për shkarkim thuhet se ne konsiderojmë se Sami Kurteshi, me veprimet e tij, është duke dëmtuar seriozisht statusin dhe integritetin e saj. Në mbledhjen e sotme z. Kurteshi ka pranuar që është përfshirë në një incident me …
Më shumë...Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme
Ka kaluar sot në mbledhjen e Qeverisë projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Pasuria e përfituar tani nga aktiviteti kriminal e shumë shpejt pasuria e pajustifikueshme do t’u kthehet, qoftë direkt ose indirekt, qytetarëve, ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës. “Kalon projektligji që do të qartësojë procedurat për …
Më shumë...Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, ka pritur në takim zyrtarin e UNDP-së, Vehbi Selmani
Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, ka pritur në takim zyrtarin e UNDP-së, Vehbi Selmani, nga i cili ka kërkuar intensifikimin e bashkëpunimit në përmbushje të objektivave të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. Ai ka vlerësuar se UNDP-ja vazhdon t`i përkrah shoqatat në procesin e …
Më shumë...Në fshatin Dreth po dyshohet për një varrezë masive, njofton drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu
Në fshatin Dreth po dyshohet për një varrezë masive. Së paku kështu thotë drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu. “I kemi disa lokacione në Kosovë ku besojmë se do t’iu qasemi së shpejti. Besojmë se së shpejti do të fillojmë gërmimet në Dreth por jemi në …
Më shumë...Sami Kurteshi: E kam nxjerrë jashtë një person, sepse nuk kishte maskë, por nuk e kam sharë as e kam fyer
Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka folur në lidhje me incidentin e djeshëm në objektin e KQZ-së, ku ishte i përfshirë, edhe pse në fillim e kishte mohuar për mediet, madje e kishte quajtur gënjeshtër. Ai sot ka pranuar se e ka nxjerrë jashtë …
Më shumë...Shënohen 18 raste të vdekjeve, konfirmohen 2.295 raste të reja me virusin korona dhe 1.183 qytetarë shërohen
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 16.862 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës. Deri më sot 256.235 qytetarë …
Më shumë...Ekaterina Trendafilova, ka hedhur kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit, për tërheqjen e saj nga detyra e caktimit të panelit
Gjykata Speciale ka bërë me dije se kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit, për tërheqjen e saj nga detyra specifike e caktimit të panelit të Gjykatës së Apelit, i cili do të vendosë mbi ankesën e …
Më shumë...Turqia hodhi poshtë pretendimet e palës ruse për blerjen e një njësie të dytë të sistemit të mbrojtjes ajrore S-400
Një zyrtar i lartë turk i hodhi poshtë pretendimet e palës ruse për blerjen e një njësie të dytë të sistemit të mbrojtjes ajrore S-400. Ai këmbënguli se Ankaraja nuk është në fazat përfundimtare të nënshkrimit të një marrëveshjeje të tillë. “Nuk ka pasur asnjë ndryshim në statusin e negociatave …
Më shumë...Armend Mehaj dhe Niko Peleshi zotohen për zhvillimin e përbashkët të forcave të armatosura
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka takuar homologun e tij në Shqipëri, Niko Peleshi, ku janë zotuar se rrugëtimi ynë do të jetë i përbashkët në perspektivën zhvillimore të forcave tona të armatosura në shërbim të sigurisë dhe mbrojtjes sonë, si dhe sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë. Mehaj …
Më shumë...Protestohet para Ministrisë së Drejtësisë me kërkesën që vrasjet e grave të trajtohen si urgjencë kombëtare
Me thirrjet “monitorim”, “sanksionim”, “shkarkim” ka nisur protesta ku po kërkohet që vrasjet e grave të trajtohen si urgjencë kombëtare. Dhjetëra protestues janë mbledhur pranë objektit të Ministrisë së Drejtësisë ku po kërkojnë shkarkimin e të gjithë gjykatësve, prokurorëve dhe policëve që nuk i trajtojnë rastet me seriozitet, sipas Kodit …
Më shumë...Trupi gjykues ua vazhdon paraburgimin ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit
Trupi gjykues i caktuar në çështjen e ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, ua ka vazhduar masën e paraburgimit këtyre dy të fundit. Në vendim thuhet se Zyra e Prokurorit të Specializuar, deri më 8 tetor ka afat të parashtrojë parashtresat lidhur me rishikimin …
Më shumë...Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e kujton 111 vjetorin e lindjes së Shën Terezës
Kryetari dhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar 111 vjetorin e lindjes së Shën Terezës. Haradinaj shkroi se “Fuqia e saj rrezatuese, përkushtimi i saj në mbrojtje të jetës njerëzore, trashëgimia e jashtëzakonshme që la, bënë krenarë të gjithë shqiptarët”. Ndër të tjera ai vlerësoi …
Më shumë...