Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë ka thënë se të vdekurit në Kosovë që kanë qenë të infektuar me coronavirus nuk kane qenë të imunizuar. “Të vdekurit nuk kane qenë të vaksinuar apo kanë qenë të vaksinuar vetëm me një dozë. Kemi vetëm …
Më shumë...Lajmet
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Gjermanisë
Me ftesë zyrtare nga autoritetet më të larta të Ministrisë Federale të Mbrojtjes së Gjermanisë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjendet për vizitë zyrtare në Republikën e Gjermanisë. Gjatë kësaj vizite, ministri Mehaj do të realizojë takime me autoritetet gjermane nga Ministria e Mbrojtjes, parlamentar gjerman të komisioneve të sigurisë …
Më shumë...Arbërie Nagavci: Viti i ri shkollor fillon me 1 shtator me orar të rregullt e pjesëmarrje fizike në shkolla
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci me anë të një postimi ka treguar që viti i ri shkollor fillon me 1 shtator. Ajo ka shkruar se synohet që shkollat të jenë të hapura dhe mësimi të zhvillohet me orar të rregullt e pjesëmarrje fizike në institucione shkollore. “Bazuar edhe në rekomandimet për …
Më shumë...OBSH: Duhet t’u jepet përparësi rritjes së vaksinimit në vendet e varfra para dozave përforcuese
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se miratimi i dozave përforcuese të Covid-19 duhet të shtyhet pasi duhet t’u jepet përparësi rritjes së normave të vaksinimit në vendet ku vetëm 1% ose 2% e popullsisë është vaksinuar. Nëse normat e vaksinimit nuk rriten në nivel global, …
Më shumë...Sami Lushtaku, kandidat për kryetar të Skenderajt, nuk ka pengesa ligjore me asnjë proces gjyqësor
Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Skenderaj ka njoftuar se Sami Lushtaku, i cili është kandidat për kryetar të Skenderaj nuk ka pengesa me asnjë proces gjyqësor. “Në lidhje me proceset gjyqësore të cilat janë zhvilluar ndaj z. Sami Lushtaku, njoftojmë se të gjitha lëndët janë të përfunduara dhe asnjë …
Më shumë...Qeveria ende nuk është deklaruar lidhur me ndërtimin e objektit, për të ashtuquajturin “Universiteti i Prishtinës”, në veri të Mitrovicës
Qeveria e Kosovës ende nuk është deklaruar për ndërtimin e objektit të përhershëm të të ashtuquajturit “Universiteti i Prishtinës” me seli të përkohshme në veri të Mitrovicë, të cilin do ta financojë qeveria serbe. Kryeministri Albin Kurti më herët kishte folur në Kuvend të Kosovës për këtë çështje. Më 7 …
Më shumë...Nga testimi i 7.946 mostrave, 1.067 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin korona
Ministria e Shëndetësisë, duke u bazuar në të dhënat zyrtare ka njoftuar se në 24 orët e fundit, në vendin tonë, 17 të infektuar nga virusi korona kanë vdekur. Gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar 1 mijë e 67 raste të reja të infektimit, nga 7 mijë e 946 testime. …
Më shumë...OAK: Vendimi i Qeverisë së Kosovës për masat e reja kundër virusit korona i ka goditur edhe njëherë bizneset
Vendimi për anulimin e dasmave dhe ahengjeve, si dhe kufizimi i orarit të punës për gastronominë, ka bërë që komuniteti i bizneseve të kërkojë kompensimin e humbjeve gjatë kësaj periudhe. Kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi thotë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për masat …
Më shumë...RrGK kërkon dënimin maksimal të fajtorëve për vrasjen e 18-vjeçares
Dita e diel ishte e kobshme për një vajzë 18-vjeçare, e cila u la pa shenja jete në qendrën emergjente të Ferizajt thuhet në një kumtesë të Rjetiti të Grave të Kosovës. Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin si ‘’Vrasje e rëndë’’, dhe deri më tani është arrestuar një i dyshuar, …
Më shumë...Forca e Sigurisë së Kosovës ka shpërndarë sot maska për të gjithë qytetarët në të gjithë vendin
Vendimet e reja të Qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së COVID-19 obligojnë edhe bartjen e maskave në ambientet e mbyllura, në mjetet e transportit publik dhe të udhëtarëve. Në të vërtetë, bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, përveç: Gjatë ecjes …
Më shumë...Shemsedin Dreshaj: Është fatkeqësi që jeta njerëzore po trajtohet nga shteti vetëm si shifër në statistikat ditore
Infektologu dhe deputeti në Kuvendin e Kosovës Dr.Shemsedin Dreshaj, ka deklaruar se është fatkeqësi që jeta njerëzore po trajtohet vetëm si shifër në statistikat ditore të infeksioneve me Covid19. Ai ka shkruar se shtetet janë krijuar për të mbrojtur jetën e qytetarëve të tyre. “Është fatkeqësi e madhe që jeta …
Më shumë...Edhe sot janë krijuar kolona të gjata në dalje të kufijve të Kosovës, pritjet në Merdare janë rreth katër orë
Për dallim nga muaji korrik kur kolona të gjata pati në hyrje të pikave kufitare të vendit, tashmë kolonat janë zhvendosur në dalje të kufijve të Kosovës. Kësisoj edhe sot qytetarë të shumtë detyrohen të presin për mbi tri orë në mënyrë që të dalin jashtë vendit. Në pikën kufitare …
Më shumë...Koncerti i këngëtarit serbo-kroat, Goran Bregoviq, në Korçë u shoqërua me incidente, por nuk u ndërpre manifestimi
Koncerti i këngëtarit serbo-kroat, Goran Bregoviq, në Korçë, u shoqërua me incidente. Në natën e fundit të festimeve në Festën e Birrës në Korçë, eveniment që organizohet çdo vit, u ngjit në skenë Bregoviç, me këngën “Kosovarja” në gjuhën shqipe. Por ky gjest i tij nuk e ndali turmën. Persona …
Më shumë...Joe Biden: 11,000 persona janë evakuuar nga Kabuli gjatë fundjavës, prioritet i yni është largimi i shtetasve tanë nga aty
Kryetari amerikan, Joe Biden, ka thënë se 11,000 persona janë evakuuar nga Kabuli gjatë fundjavës dhe është zotuar që t’iu ndihmojë të gjithë amerikanëve që duan të largohen nga Afganistani. Nga 14 gushti, ai ka thënë se nga ky vend janë nxjerrë 28,000 persona. Biden ka theksur të dielën se …
Më shumë...Infektologu, Lul Raka thotë se virusi korona nuk mund të mjekohet e as parandalohet me antibiotikë
Infektologu i njohur kosovar, Lul Raka ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit për shkak të deklaratës së tij, ku thotë se qytetarët nuk duhet të marrin antibiotikë për ta trajtuar virusin Covid-19 edhe nëse ua rekomandojnë mjekët. Raka tha se antibiotikët nuk veprojnë në viruset dhe se …
Më shumë...Nga dita e sotme pezullohen operimet joemergjente në QKUK dhe vizitat në ambulantat specialistike reduktohen
Gjatë kësaj jave në Kosovë ka pasur numër të madh të infektuarve me coronavirus. Kjo rritje e infektimeve ka ndikuar edhe në shtimin e rasteve të hospitalizuara. Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, thotë se ka rritje drastike të numrit të pacientëve me coronavirus që kërkojmë trajtim spitalor. Sipas tij çdo …
Më shumë...