Lajmet

Besnik Tahiri ironizon kryeministrin Kurti për gabimin matematikor para nxënësve në një shkollë të Besianës

Besnik Tahiri

Shefi i Grupit të AAK-së, Besnik Tahiri, ka ironizuar kryeministrin Albin Kurti përmes një postimi duke e quajtur qeverinë aktuale një “qeveri amatorësh” pas një gabimi matematikor që Kurti bëri gjatë një seance në Kuvend. Tahiri ka përdorur një ekuacion matematikor për të ilustruar atë që ai e konsideron dështim …

Më shumë...

Hisen Berisha akuzon Donika Gërvallën për mungesë integriteti dhe dëmin që ia ka sjellë Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, thotë se ministri, Xhelal Sveçla, ka qenë dezertor i luftës, ndërsa Albin Kurti nuk është veteran

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka kritikuar ashpër ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, duke e akuzuar për mungesë të integritetit personal dhe veprime që kanë dëmtuar Kosovën. Berisha e cilësoi Gërvallën si një person të padenjë për të qenë në institucionet e Kosovës, duke përmendur deklaratat e saj …

Më shumë...

PZAP refuzon ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me kufizimin e votuesve të diasporës

PZAP

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesën e paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me vendimin e KQZ-së, për kufizimin e numrit të votuesve nga diaspora. PZAP ka konstatuar se ankesat e ngritura nga udhëheqësit e Vetëvendosjes nuk janë brenda juridiksionit të këtij institucioni. Vendimi i KQZ-së për kufizimin …

Më shumë...

Dardan Molliqaj kritikon ashpër Elbert Krasniqin, si maskë për opinionin ndërkombëtar, dhe simbol i populizmit të Kurtit

Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka ironizuar dhe ka kritikuar ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, për rolin e tij në veprimet e Qeverisë Kurti në veri të Kosovës. Molliqaj e cilësoi Krasniqin si një “maskë” dhe “vello imazhi” për opinionin publik ndërkombëtar, duke argumentuar se Krasniqi …

Më shumë...

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, thotë se Asociacioni është shndërruar në autonomi territoriale dhe politike

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për pranimin e marrëveshjes së Ohrit, duke deklaruar se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është transformuar në një formë të “autonomisë territoriale dhe politike. Zonja  Çitaku theksoi se nuk bëhet më fjalë për Asociacionin siç është diskutuar …

Më shumë...

Sazan Ibrahimi akuzon ministren Nagavci lidhur me mosrespektim të kërkesave të komunave për çerdhe të reja

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka reaguar kundër  deklaratës së ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila ka pretenduar se Ministria e MASHTI-it, nuk ka pranuar kërkesa nga komunat për ndërtimin e çerdheve të reja. Ibrahimi ka kundërshtuar këtë pretendim, duke theksuar se komunat vazhdimisht …

Më shumë...

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, u prit me një paradë ushtarake në prani të Ministrit letonez të Mbrojtjes, Andris Spruds

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, u prit me një paradë ushtarake në prani të Ministrit letonez të Mbrojtjes, Andris Spruds

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, në ditën e dytë të qëndrimit në Letoni, zhvilloi një vizitë në komandën e Grupit të Betejës në Kamp Adazhi, ku edhe rikonfirmoi angazhimin për shtimin e kontributit ushtarak të Shqipërisë në përputhje me nevojat e NATO-s.  Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, Komandat i Përgjithshëm i …

Më shumë...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, reagoi lidhur me një fotografie që e ka publikuar kryeministri Albin Kurti

Haradinaj

Kryetari  i AAK-së, Ramush Haradinaj,  ka reaguar kundër  një fotografie që e ka publikuar kryeministri ,Albin Kurti, pas takimit me gjeneralin e FSK-së, Bashkim Jashari, dhe dy ministra të Qeverisë së tij. Haradinaj ka thënë se i vjen shumë keq që e sheh komandant, Bashkim Jashari në një fotografi të tillë, duke rikujtuar …

Më shumë...

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, foli për mbylljen e institucioneve paralele serbe në veri të vendit

Elbert krasniqi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka folur për  mbylljen e institucioneve paralele serbe në veri të vendit, duke thënë se këto institucione apo struktura paralele serbe janë mbyllur nga Policia e Kosovës pas kërkesës së ministrisë që ai drejton. Ai tha se objektet e liruara do të shfrytëzohen …

Më shumë...

Çka solli tubimi më i madh në Evropën qendrore, forumi Globsec, në Pragë

Çka solli tubimi më i madh në Evropën qendrore, forumi Globsec, në Pragë

Gjatë fundjavës u mbajt tubimi më i madh në Evropën qendrore, forumi Globsec, në Pragë. Tema ishte “Zbutja e Stuhisë”, referuar një mori sfidash me të cilat përballet Evropa: nga lufta e Rusisë në Ukrainë dhe ndikimi dashakeq i Kinës e deri te mundësia e një presidenti të ri amerikan …

Më shumë...

Sergey Llavrov tha se Amerika e di shumë mirë ku janë vijat e kuqe të Rusisë dhe nuk duhet të bëhet shaka me këtë çështje

Ministri rus S. Lavrov

Duke folur lidhur me idenë e Uashingtonit zyrtar për t; i  ofruar mbështetje raketore Ukrainës, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Llavrov tha se Amerika  e di shumë mirë se ku janë vijat e kuqe të Rusisë dhe se nuk duhet të bëhet shaka për këtë çështje”, transmeton Anadolu. Në një deklaratë …

Më shumë...

Gjermania nuk do ta zvogëlojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën, deklaroi kancelari gjerman, Olaf Scholz

Olaf

Gjermania nuk do ta zvogëlojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën, tha të mërkurën kancelari gjerman, Olaf Scholz, pas druajtjeve se Berlini mund ta zhgënjejë Kievin si pasojë e buxhetit të kufizuar dhe raportimeve se do ta ngrijë ndihmën e re ushtarake për të. Përkrahja e Gjermanisë për Ukrainën nuk do të …

Më shumë...

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, i ka vazhduar dëshmitë e tij, Rrustem Tetaj,në gjykimin kundër krerëve të luftës së UÇK-së

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, ka vazhduar  dëshmitë e tij, Rrustem Tetaj në gjykimin kundër krerëve të luftës së UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Tetaj ka thënë se nëse flet për Veselin dhe Krasniqin mund të spekulojë, pasi ata dy nuk i ka parë kurrë …

Më shumë...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër lidhur me takimin e kryeministrit Kurti, me krerët e sigurisë

Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj takimit të kryeministrit me krerët e sigurisë. Ish-kryeministri thekson se pas katër vitesh qeverisjeje, premtimet parazgjedhore të Kurtit për ushtrinë mbeten të parealizuara. Sipas tij  ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) vazhdojnë të kenë paga të ulëta prej 400 …

Më shumë...

Daniel Fried: Qeveria-Kurti me veprimet e veta, po e bën Qeverinë në Beograd të duket si palë e dëmtuar

Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Daniel Fried, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se nuk e kupton pse Qeveria e Kosovës po përplaset me Shtetet e Bashkuara, duke shtuar se me veprimet e veta, ajo po e bën Qeverinë në Beograd të duket si palë e dëmtuar, diçka …

Më shumë...

Forca të shtuara të misionit paqeruajtës të KFOR-it, sërish kanë defiluar në Urën e Ibrit, në Mitrovicë

Forca të shtuara të misionit paqeruajtës të KFOR-it, sërish kanë defiluar në Urën e Ibrit, në Mitrovicë. Pjesëtarë të misionit të KFOR-it kanë thënë për Radios Evropa e Lirë” në terren se bëhet fjalë për disa stërvitje. Ky mision ka prani të përhershme në urën e Ibrit, që ndan Mitrovicën …

Më shumë...