Lajmet

Hoti: Mirënjohje për mësimdhënësit në gjithë Kosovën për punën e jashtëzakonshme

Kryeministri, Hoti, në një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Merkel, diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka uruar mësimdhënësit për 7 Marsin-Ditën e Mësuesit. Ai ka shkruar se Qeveria në detyrë do të angazhohet dhe të vazhdojë përkrahjen për ngritjen e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit. “Mirënjohje dhe falënderim për gjithë kontributin tuaj ndër vite, në edukimin dhe arsimimin …

Më shumë...

Demokracia në Veprim kërkon të hetohen dyshimet për falsifikim me vota të kandidatëve për deputetë

Partitë opozitare vazhdojnë të kërkojnë zgjedhje të parakohshme në Kosovë

Organizata “Demokracia në Veprim” ( DnV) ka kërkuar që të hetohen dyshimet për falsifikim me vota të kandidatëve për deputetë. Në reagimin e kësaj organizata thuhet se nga “Audio dhe video incizimi tregon se si numëruesi i votave jep çmimin për ndryshimin e votave brenda kandidatëve të listës së një …

Më shumë...

SBASHK-u ka uruar të punësuarit në arsim për 7 Marsin-Ditën e Mësuesit

SBASHK

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka uruar të gjithë të punësuarit në arsim për 7 Marsin-Ditën e Mësuesit. SBASHK-u duke uruar gjithë të punësuarit në arsim për ditën e madhe të tyre i kujton se do të vazhdojë të jetë zëri i tyre dhe në përpjekje për …

Më shumë...

Ekspertët e shëndetësisë alarmojnë për përhapje të shpejt të variantit të ri të covid-19

Nga testimi i 2.183 mostrave konfirmohen 47 raste të reja me Covid-19, ndërsa sot janë shëruar 202 të infektuar

Ekspertët e shëndetësisë alarmojnë për përhapje të shpejt të variantit të ri të covid-19. Autoritetet shëndetësore në Itali kanë shfaqur shqetësimin e tyre nga përhapja e furishme e virusit në një çerdhe dhe shkollë fillore ku brenda pak ditësh janë infektuar 45 fëmijë dhe 14 anëtar të stafit. “Kjo është …

Më shumë...

Blakaj: Mungesa e muzeut për krimet e luftës mund të krijoj probleme për kujtesën kolektive

Qeveria e miraton Projekt-Kodin e Procedurës Penale që mundëson gjykimin në mungesë edhe të krimeve të luftës

Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj ka shfaqur shqetësimin për mos angazhimin e duhur të institucioneve të Kosovës për krijimin e një muzeu ku do të ruheshin dëshmi dhe fakte për krimet e luftës në Kosovë. Gjatë intervistës për “Kosovapress” ai ka thënë se është …

Më shumë...

ASK: Shuma e të hyrave të Qeverisë në tre mujorin e fundit ishte 703 milion  euro

Qeveria e Kosovës vlerëson se raporti i Bankës Botërore është plotësisht i pa vërtetë dhe i pa bazuar

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar llogaritë qeveritare të Kosovës në bazë tremujore e fundit të vitit 2020. Sipas këtij raporti, gjatë tremujorit të fundit, shuma e të hyrave të Qeverisë në tre mujorin e fundit ishte 703 milion  e 200 mijë euro ndërsa shuma e shpenzimeve të Qeverisë …

Më shumë...

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj vlerëson lart kontributin e mësuesit në shoqëri

Ministri i Arsimit dhe i Shkencës, Ramë Likaj vlerëson lart kontributin e mësuesit në shoqëri. Ai ka uruar të gjithë mësuesit për 7 Marsin-Ditën e Mësuesit për të cilët ka thënë se janë udhërrëfyes dhe frymëzues në rrugën e ngritjes individuale dhe faktor kyç për emancipim shoqëror. “Sot nuk mund …

Më shumë...

Rritje e ndjeshme e rasteve dhe viktimave të virusit korona edhe në Shqipëri

COVID

Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri mësohet për rritje të ndjeshme të rasteve dhe viktimave të virusit korona atje. Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë evidentuar 777 raste të reja të infektuar me virusin korona ndërkohë që 21 pacient e kanë humbur …

Më shumë...

Haradinaj: Jasharajt i dhanë emër sakrificës për liri

Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka vlerësuar lart kontributin e familjes Jashari të dhënë për çlirimin e vendit. Ai ka vlerësuar se Jasharajt i dhanë emër sakrificës për liri. “Në këtë ditë të shënuar, përulemi para heroizmit të luftëtarëve të lirisë, të prirë nga Komandanti …

Më shumë...

Manifestimi i epopesë së UÇK-së përfundon sonte me Natën e Zjarreve

Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbyllet sonte me “Natën e Zjarreve” në Prekaz

Manifestimi tradicional treditor i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përfundon sonte me Natën e Zjarreve në vendlindjen e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit, në Prekaz. Manifestimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nisur me 5 mars nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme. Fillimisht në të gjitha shkollat e …

Më shumë...

RKL: Izraeli do ta tërheq njohjen e pavarësisë, nëse Qeveria e Kosovës, nuk pranon ta vendos ambasadën, në Jerusalem

Marreveshja e Washingtonit

Marrëveshja e 4 Shtatorit, në Uashington, nuk ishte marrëveshje sikur ishte pritur nga politika iluzioniste, pacifiste e Kosovës, por një mashtrim dhe kurth për Kosovën, përparësi për Serbinë dhe përfitim për administratën e ish kryetarit amerikan, Donald Trump.   Delegacioni i Kosovës nuk e kushtëzoi marrëveshjen ekonomike me Serbinë,  me …

Më shumë...

Nga testimi i 3.177 mostrave konfirmohen 592 raste të reja me virusin korona, kurse sot janë shëruar 291 të infektuar

Nga testimi i 3.177 mostrave konfirmohen 592 raste të reja me virusin korona, kurse sot janë shëruar 291 të infektuar

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.177 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 592 raste …

Më shumë...

Qeveria ‘Kurti 2’ pritet që të betohet para deputetëve të Kuvendit të Kosovës deri në fund të muajit mars

Qeveria ‘Kurti 2’ pritet që të betohet para deputetëve të Kuvendit të Kosovës deri në fund të muajit mars

Qeveria ‘Kurti 2’ pritet që të betohet para deputetëve të Kuvendit të Kosovës deri në fund të këtij muaji. Lëvizja Vetëvendosje, që e vetme siguroi 58 mandate, ka nisur komunikimet me subjektet e komuniteteve pakicë jo serbe për të siguruar 61 votat e nevojshme, ndonëse dy deputetë tashmë kanë shprehur …

Më shumë...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po e viziton Italinë me rastin e 30-vjetorit të eksodit të shqiptarëve drejt këtij vendi

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Pulia të Italisë me rastin e 30-vjetorit të eksodit të shqiptarëve drejt vendit fqinj. Gjatë fjalës së tij në këshillin Rajonal të Pulias, ku të pranishëm janë edhe ministri i Jashtëm Italian, Luigi Di Maio dhe kreu i Rajonit të Pulias, Michele Emiliano, …

Më shumë...

Fatmir Limaj: Më shumë se kurrë lufta çlirimtare është ekspozuar sulmit të vazhdueshëm të gjithanshëm

Fatmir Limaj: Më shumë se kurrë lufta çlirimtare është ekspozuar sulmit të vazhdueshëm të gjithanshëm për të zbehur pastërtinë e luftës

Kryetari i Nismes Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ku tha se askush nuk mund ta zbehë luftën çlirimtare të UÇK-së. “Shenja e një kombi që është në rrugën e drejtë është simbolika e mirënjohjes. Një popull që nuk ka mirënjohje për të …

Më shumë...

Alush Gashi e fton Greqinë që ta njohë pavarësinë e Kosovën dhe të vendosë marrëdhëniet diplomatike ndër shtetërore

Alush Gashi e fton Greqinë që ta njohë pavarësinë e Kosovën dhe të vendosë marrëdhëniet diplomatike ndër shtetërore

Këshilltari i kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti për Politikën e Jashtme, Alush Gashi ka ftuar Greqinë që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Gashi ka shkruar se pret që Greqia të vendosë marrëdhëniet diplomatike me Kosovën. “Ne si Kosovë ftojmë për bashkëpunim të ngushtë Greqinë. Specifikisht ne ftojmë Republikën Helenike të …

Më shumë...