Lajmet

Nisma prezanton kandidatët për deputetë në Kuvend të Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit

Nisma prezanton kandidatët për deputetë në Kuvend të Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit

Nisma të dielen ka prezantuar kandidatët për deputetë në Kuvend të Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit. Në këtë takim, para kandidatëve për deputet ka folur kryetari i kësaj partie Fatmir Limaj, ku tha se është nder i madh për secilin kandidat të Nismës të jetë kandidat për Kuvend të …

Më shumë...

Valmir Elezi: KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet e institucioneve në lidhje me certifikimin listave zgjedhore

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka mbajtur konferencë për medie lidhur me procesin e verifikimit të kandidatëve

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka bërë me dije se ky institucion do të veprojë në përputhje me vendimet e institucioneve tjera në lidhje me certifikimin listave zgjedhore të partive politike. Ai ka deklaruar se KQZ-ja do të respektojë vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa …

Më shumë...

Organizata e Veteranëve të Luftës bën të ditur se kohëve të fundit janë shpeshtuar ftesat nga Gjykata Speciale

Faton Klinaku

Kryetari në detyrë i kësaj organizate, Faton Klinaku  ka deklaruar se nga Gjykata Speciale mund të ftohet secili ushtar i UÇK-së. “Kohëve të fundit është shpeshtuar ardhja e ftesave nga gjykata speciale. Qëndrimi jonë si OVL e UÇK-së ka qenë dhe është se nga një gjykatë politike mund të ftohet …

Më shumë...

Janë ftuar nga Gjykata Speciale edhe tre luftëtarë dhe eprorë të UÇK-së, Nezir Çoçaj, Florim Kllokoqi dhe Sadete Doda

Organizata e Veteranëve të Luftës bën të ditur se kohëve të fundit janë shpeshtuar ftesat nga Gjykata Speciale

Luftëtarja e lirisë së Kosovës, pjesëtarja e UÇK-së,  Sadete Doda – Shota është ftuara e radhës nga Gjykata Speciale. Bëhet e ditur se ajo do të paraqitet për hetime  më 26 janar në zyrat e EULEX-it, në Fushë Kosovë. Kohë më parë kanë marrë ftesat për hetime në Prokurorinë e …

Më shumë...

Nol Nushi: Vjosa Osmani e ka shndërruar zyrën e Presidencës në një nëndegë të partisë së Albin Kurtit

Nol Nushi: Vjosa Osmani e ka shndërruar zyrën e Presidencës në një nëndegë të partisë së Albin Kurtit

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka folur rreth adresimit të ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me mos cerfitikimit të disa subjekteve politike nga KQZ-ja, duke përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ka thënë se është hera e parë që një presidente në detyrë është në …

Më shumë...

Limaj: Me fitoren e kandidatëve të Nismës Socialdemokrate fiton krejt Kosova

Fatmir Limaj ka kërkuar mbështetje nga elektorati për fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit

Gjatë paraqitjes së kandidatëve për deputet të Kosovës të listës së Nismës Socialdemokrate, kryetari i saj, Fatmir Limaj tha se me fitoren e kandidatëve të Nismës Socialdemokrate fiton krejt Kosova. “Objektivi ynë është që ne si Nismë të luftojmë që të fitoj kauza jonë, angazhimi ynë ditor është që të …

Më shumë...

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj ka takuar farmacistët

Gjatë ditës së sotme, kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar farmacistët. Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se edhe farmacistët, krahas mjekëve, janë 24 orë në shërbim qytetarëve gjatë kësaj pandemie. “Ata i njoftova me planin konkret të #Rimëkëmbjes, ku parashihet edhe …

Më shumë...

392 persona të infektuar, 222 të shëruar dhe 6 të vdekur

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë bërë 1 mijë e 618 teste. Nga këto teste,  392 persona të infektuar, 222 të shëruar dhe 6 të vdekur. Numri i …

Më shumë...

Deliu: Vjosa Osmani e ka ndërtuar karrierën politike me anë të viktimizimit

Blerta Deliu-Kodra

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka thënë se ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani karrierën politike e ka ndërtuar me anë të viktimizimit. Deputetja Deliu ka shtuar më tutje se tani U.D. e presidentit, është militante e Albin Kurtit. “Vjosa Osmani e …

Më shumë...

Policia ka arrestuar mijëra qytetar që po protestonin kundër burgosjes së aktivistit rus Alexei Navalny

Policia ruse ka arrestuar mijëra qytetar që po protestonin kundër burgosjes së kritikut të Kremlinit zyrtar, aktivistin Alexei Navalny. Reuters njofton se ai ju ka bërë thirrje thirrje mbështetësve të tij që të protestojnë për arrestimin e tij me t’u kthyer në Rusi nga Gjermania ku po trajtohej si pasojë …

Më shumë...

LDK: KQZ u kërcënua nga ata që janë të obliguar të sigurojnë funksionim të pavarur të tij

LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shfaqur shqetësimin e saj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është kërcënuar nga ata që janë të obliguar të sigurojnë funksionim të pavarur të tij. Gjatë konferencës për medie, përfaqësuesja e LDK-së, Ardita Dushi theksoi se dje është kërcënuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe ky është …

Më shumë...

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish pjesëtaren e UÇK-së, Sadete Doda-Shota

Gjykata Speciale

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish pjesëtaren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadete Doda-Shota. Lajmi është bërë i ditur nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu. Ai ka shkruar se çlirimtarët e Kosovës krenar po përballen me betejën e fundit për Kosovën. Rreshtit çlirimtar edhe njëherëë është ftuar …

Më shumë...

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, thotë se Vjosa Osmani nuk meriton as një orë të jetë në Presidencë

Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se, Vjosa Osmani është një ushtruese krejtësisht e papërgjegjshme e  rolit që ushtron. Ai thekson se Presidentja është pritur të mbrojë  Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të mbrojë implementimin e ligjit dhe të mbrojë institucionet e pavarura. Sipas tij, Osmani në petkun e ushtrues …

Më shumë...

Albert Krasniqi: Vjosa Osmani ka bërë shkelje kushtetuese duke ndërhyrë në punën e një institucioni kushtetues

Albert Krasniqi nga D+ ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit, ushtruese e detyrës së presidentit, e cila nëpërmjet një video-adresimi kritikoi punën e KQZ’së dhe kryesueses Valdete Daka. Osmani ka paralajmëruar edhe masa tjera. “Gjykata ka thënë se po të ngritët ndonjë konflikt i interesit kur një ushtrues i detyrës …

Më shumë...

Policia ka njoftuar se ka shqiptuar qindra gjoba gjatë 24 orëve për shkak të mos mbajtjes së maskave

Disa nga masat e reja që pritet të merren me qëllim të kufizimit të infektimit me virusin korona

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar qindra gjoba gjatë 24 orëve për shkak të mos respektimit të ligjit anti-covid. Sipas raportit të Policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë gjobitur 540 persona për shkak të mos mbajtjes së maskës dhe disa gjoba tjera për shkak të mos respektimit …

Më shumë...

Shamolli: Prioritet duhet të jetë ekonomia dhe hapja e vendeve të punës duke mos harruar arsimin e shëndetësinë

Kandidati për deputet në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ismet Shamolli ka thënë vendi ynë ka nevojë për angazhim në fusha të shumta. Ai ka theksuar se përparësi duhet t’i jepet ekonomisë dhe hapjes së vendve tpë reja të punës por pa lënë anash për asnjë moment investimet …

Më shumë...