Lajmet

Sot u shënua një rast i vdekjes nga virusi korona, u evidentuan 267 raste pozitive, ndërsa u shëruan 163 të infektuar

Covid

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe në laboratorët privatë, janë testuar gjithsej 1 mijë  377 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave …

Më shumë...

Nënshkruhet Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës

Nënshkruhet Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës

Sot, në Ministrinë e Mbrojtjes u nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës. Memorandumin e nënshkruan sekretarja e Përgjithshme e MM-së, znj. Rozafa Ukimeraj dhe drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Nehat Thaçi. Nënshkrimi i memorandumit ka për qëllim bashkëpunimin e …

Më shumë...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka prezantuar Programin zgjedhor për vitin 2021-2025

Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka prezantuar të hënën Programin zgjedhor për vitin 2021-2025, duke bërë me dije se partia e tij ka planifikuar një fond prej 1 miliard eurosh për ta nxjerrë vendin nga kriza e pandemisë. Aleanca hyn me bindjen për fitore në këtë proces. Ju siguroj për …

Më shumë...

Ermin Kariq: Emigrantë nga Pakistani, Afganistani dhe Bangladeshi, ngrijnë në malet e Bosnjës nëpër tenda najloni

Ermin Kariq: Emigrantë nga Pakistani, Afganistani dhe Bangladeshi, ngrijnë në malet e Bosnjës nëpër tenda najloni

Në kushte të vështira dhe çnjerëzore, në dimër, dëborë dhe temperatura nën minus dhjetë gradë, në pyjet në lokalitetin, Mikanovac, rreth tre kilometra nga Velika Kladusha, në Bosnje, kanë ngelur në borë dhe acar rreth pesëdhjetë emigrantë nga Pakistani, Afganistani dhe Bangladeshi. Të Shtunën e kaluar, aktivistët e Shoqatës Sanski …

Më shumë...

Edi Rama: Lënia jashtë e vendeve te rajonit tonë në shpërndarjen e vaksinës nga ana e BE-së, nuk ka asnjë justifikim

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me deklaratën e ambasadës së Francës në Tiranë për sa i përket qëndrimeve të shprehura nga ai për shpërndarjen e vaksinave antiCovid për vendet e Ballkanit. Rama ka shprehur qëndrimin e tij duke iu përgjigjur një komentuesi në rrjetet sociale. “Unë nuk …

Më shumë...

PDK-ja konstituon shtabet zgjedhore në Itali, Francë dhe në Suedi

PDK

Në mbledhjet virtuale të mbajtura mes aktivistëve politikë të PDK-së në diasporë dhe Departamentit të Diasporës në PDK, u formuan shtabet zgjedhore në Itali, Francë dhe Suedi. Koordinator i shtabit të PDK-së në Itali u zgjodh Patriot Krasniqi, koordinatorë për degën në Francë u caktuan Shpëtim Kiçina, Blerim Osmani, Sinan …

Më shumë...

Besian Mustafa: Të gjitha kërkesat e bujqve do të inkorporohen në programin e Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2021

Besian Mustafa: Funksionarët e Vetëvendosjes janë zhvendosur në Shqipëri për t’i prirë fushatës në zgjedhjet e 25 prillit

Fermerët në Prizren kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë subvencionimin e kredive në bujqësi për të pasur bujqit kushte dhe mekanizëm më të avancuar në zhvillimin e fermave të tyre në bujqësi. Ndërsa, ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa gjatë takimit me fermerët në Arbanë të Prizrenit tha se të …

Më shumë...

Ministri, Armend Zemaj e nënshkruan udhëzuesin për trajtimin e COVID-19 me plazmë kovalescente

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj e nënshkruan udhëzuesin për trajtimin e COVID-19 me plazmë kovalescente

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se Kosova ka miratuar Udhëzuesin për trajtim me Plazmë Kovalescente të pacientëve me Covid-19 si terapi mbështetëse. Ai në rrjetin social ka shkruar se në funksion të trajtimit të personave me Covid 19, përpos masave dhe aplikimit të terapisë adekuate, në …

Më shumë...

Komisioni Qendror i Zgjedhor i drejtohet gjashtë institucioneve për verifikim të kandidatëve për deputetë

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka mbajtur konferencë për medie lidhur me procesin e verifikimit të kandidatëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot zyrtarisht i është drejtuar gjashtë institucioneve për verifikim të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt 2021. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media ka treguar se KQZ i ka dërguar në gjashtë institucione …

Më shumë...

Jetish Maloku, ish-kryeprokurori i Gjilanit zgjedhet kryesues i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Jetish Maloku, ish-kryeprokurori i Gjilanit zgjedhet kryesues i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Ish- kryeprokurori i Gjilanit, Jetish Maloku është zgjedhur kryesues i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës. Kurse, zëvendës-kryesuesi i ri i KPK-së është zgjedhur Veton Shabani, prokuror në Prokurorinë Themelore të Ferizajt. Maloku siguroi 10 vota për dhe 1 votë kundër për tu zgjedhur kryesues i ri i KPK-së. Ndërsa, …

Më shumë...

Kyreministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në përurimin e aneks-objektit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë

Kyreministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në përurimin e aneks-objektit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë

Është përuruar aneks-objekti i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë. Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti përgëzoj stafin dhe drejtorin që pa zhurme i kanë kryer të gjitha këto. “Agjencia e Forenzikës mbetët ndër agjencitë me efikasitet të lartë,” tha Hoti. Shefi i qeverisë në detyrë tha se edhe menaxhmentin e ri …

Më shumë...

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot në Bibliotekën Kombëtare e prezanton programit të saj zgjedhor

AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot në orën 15:00, do ta prezantojë programin e saj zgjedhor, në Bibliotekën Kombëtare, në Prishtinë. Së fundi, AAK-së, i janë bashkuar shumë figura publike, në garë për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit. Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka theksuar se brenda listës …

Më shumë...

Berat Rukiqi: Rritja ekonomike për vitin 2021 pritet të jetë vetëm 3.5 deri në 4% për shkak të jostabilitetit politik në vend

Berat Rukiqi: Rritja ekonomike për vitin 2021 pritet të jetë vetëm 3.5 deri në 4% për shkak të jostabilitetit politik në vend

Kryetari i Odës Ekonomike në Kosovë, Berat Rukiqi, tha se rritja ekonomike për vitin 2021 pritet të jetë vetëm 3.5 deri në 4 për qind, një ndër shkaqet për këtë është jostabiliteti politik në vend. Rukiqi në një intervistë  tha se për këtë vit, prioritet është që të mbahet ekonomia …

Më shumë...

Hoxhaj e Hamza prezantojnë planin e PDK-së për Rimëkëmbje ekonomike: Fond mbi 1 miliardë euro për ekonominë në krizë

Hoxhaj e Hamza prezantojnë planin e PDK-së për Rimëkëmbje ekonomike: Fond mbi 1 miliardë euro për ekonominë në krizë

Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj së bashku me nënkryetarin e PDK-së dhe kandidatin për deputet, Bedri Hamza kanë prezantuar sot programin e Partisë Demokratike të Kosovës për Rimëkëmbje ekonomike. Hoxhaj ka thënë se ekonomia është shtylla e parë e programit të PDK-së për qeverisje dhe programi …

Më shumë...

Fillon zyrtarisht në Gjilan edicioni jubilar i 30-të i manifestimit shumëkulturor “Flaka e Janarit 2021”

Fillon zyrtarisht në Gjilan edicioni jubilar i 30-të i manifestimit shumëkulturor “Flaka e Janarit 2021”

Në Gjilan ka nisur zyrtarisht edicioni jubilar i 30-të i manifestimit shumëkulturor “Flaka e Janarit 2021”. Manifestimin e ka shpallur të hapur kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, i cili ka theksuar se pikërisht tri dekada më parë nisi rrugëtimin “Flaka e Janarit”, ndërsa nga ky vit ky manifestim hyn …

Më shumë...

E rifillon punën tregu i automjeteve dhe gjësendeve tjera në Fushë Kosovë pas masave lehtësuese

E rifillon punën tregu i automjeteve dhe gjësendeve tjera në Fushë Kosovë pas masave lehtësuese

Tregu i automjeteve dhe gjësendeve tjera në Fushë Kosovë rifilloi punën të dielën që e lamë pas. Përveç shitësve të veturave, ata të  kafshëve e gjërave ushqimore zunë tezgat e tyre, pas një vendimi të marrë nga Ministria e Shëndetësisë këtë fundjavë në mesin e masave tjera lehtësuese kundër COVID-19. …

Më shumë...