Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka filluar që përmes thirrjeve telefonike ta bëjë verifikimin e votuesve në diasporë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) informon të gjithë aplikuesit që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë vendit se ka filluar procesin e verifikimit të tyre duke i …
Më shumë...Lajmet
Deputeti Andin Hoti ka përgënjeshtruar mediet që njoftonin se ai është lënë jashtë listës së PDK-së
Djali i veprimtarit të shquar të çështjes sonë kombëtare, Ukshin Hotit, deputeti Andi Hoti ka përgënjeshtruar mediet që njoftonin se ai është lënë jashtë listës së kandidatëve për deputet të Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës. Të dashur miq, Shumë të respektuar bashkëkombas, Duke qenë gjithmonë mirënjohës ndaj …
Më shumë...Shala: Nisma nuk do të shkrihet asnjëherë në subjekte të tjera politike
Nisma Socialdemokrate nuk do të shkrihet asnjëherë në subjekte të tjera politike, ka deklaruar shefi i grupit parlamentar të saj, Endrit Shala, gjatë dorëzimit të listës së kandidatëve për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e shkurtit. “Ne si Nisma Socialdemokrate sot e dorëzuam edhe aplikimin që do ti …
Më shumë...KOSTT: EMS nuk ka shprehur gatishmëri për marrëveshje
Zyrtar të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) kanë thënë se përkundër nënshkrimit, Serbia nuk po e zbaton marrëveshjen për operim të sistemit interkonektiv për energji elektrike dhe kjo po e dëmton Kosovën. Zyrtar të KOSTT-it kanë thënë se Serbia po vazhdon të …
Më shumë...Gresa Krasniqi: Kush më mirë e mbron ushtrinë e komandantit legjendar Adem Jasharit, se komandant Çeliku
Bija e zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, Gresa Krasniqi ka shkruar se u desh të kalonin 22 vite pas luftës, 13 vite pas pavarësisë dhe ca pazareve politike që disa “lider politik” të bëjnë nderime e homazhe tek varret …
Më shumë...Germin: Verifikimi i aplikimit për votim nga diaspora përmes telefonit cenon të drejtën e votës për diasporën
Organizata joqeveritare, “Germin” ka reaguar ndaj verifikimit që po ia bën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve aplikimit për votim nga diaspora përmes telefonit cenon të drejtën e votës për diasporën. Kjo organizatë joqeveritare këtë verifikim të KQZ përmes telefonit, e ka quajtur cenim të së drejtës për votë të diasporës. Komisioni Qendror …
Më shumë...Sot janë regjistruar 363 raste të reja pozitive me virusin korona, ndërsa janë shëruar 418 të infektuar ditë më parë
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.589 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 363 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të …
Më shumë...Punëtorët e KEK-ut kërkojnë nga partitë politike që në platformat e tyre zgjedhore të jetë rritja e pagave në sektorin publik
Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë kërkuar nga partitë politike të cilat i janë futur garës zgjedhore për të udhëhequr me vendin nga 14 shkurti, që në platformat e tyre zgjedhore të përfshijnë edhe rritjen e pagave për të gjithë të punësuarit me nga 150 euro. Siç kanë thënë …
Më shumë...13 parti politike deri në orën 14:00 kanë aplikuar për certifikim në Komisionin Qendror Zgjedhor
Sot është dita e fundit për subjektet politike që të dorëzojnë listat e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë, të cilët pas çertifikimit do të mund të garojnë për ulëse në Kuvendin e Kosovës. Deri më tani vetëm 13 subjekte politike, pra nga 9 parti politike, 1 koalicion dhe …
Më shumë...Organizata Studentore Reforma kërkon rikthim e studentëve në ambientet e universiteteve publike dhe private
Organizata Studentore Reforma, ka njoftuar se kanë nisur peticionin online për rikthim të ndjekjes së ligjëratave në ambientet e universiteteve publike dhe private që veprojnë në Republikën e Kosovës. Këtë peticion studentët thonë e kanë nisur së bashku me Këshillat studentore në UP, për faktin se nuk pajtohen me vendimin …
Më shumë...Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj uron Armin Laschet në detyrën e tij të re në CDU
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK, Enver Hoxhaj, ka uruar Armin Laschet në detyrën e tij të re, në krye të CDU-së. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka uruar përzemërsisht Laschet, për fitoren në zgjedhje. “Ju uroj përzemërsisht Armin Laschet, për fitoren tuaj në zgjedhje. Ju …
Më shumë...Viola von Cramon: BE t’i reagojë urgjentisht Beogradit për pezullimin e adresave të shqiptarëve në Kosovën Lindore
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se BE-ja duhet t’i reagojë urgjentisht Beogradit për pezullimin e adresave të shqiptarëve që banojnë në Serbi. Von Cramon ka replikuar në “Twitter” postimin e kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi pasi që ky i fundit ka thënë se pezullimi …
Më shumë...Janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që të hënën të fillojë gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor
Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit deklarojnë se janë bërë të gjitha përgatitjet që të hënën të nisë gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2020/2021. Përfaqësues të këtyre institucioneve thonë se është bërë dezinfektimi i objekteve shkollore dhe pajisja me mjete mbrojtëse nga COVID-19 janë disa …
Më shumë...Gjermania ka dhënë leje për vazhdimin e ndërtimit të gazsjellësit Rjedha Veriore 2 – nga Rusia, pavarësisht kundërshtimit të Amerikës
Autoritetet gjermane kanë dhënë leje për vazhdimin e ndërtimit të gazsjellësit Rjedha Veriore 2 – nga Rusia – pavarësisht kërcënimeve të SHBA-së për sanksione dhe kundërshtimit nga grupet mjedisore. Vendimi i Agjencisë Federale Detare dhe Hidrografike më 15 janar ende mund të apelohet. Organizata Aksioni për Mjedisin e Gjermanisë, e …
Më shumë...Ndryshimet e pakontrolluara të klimës do t’i kushtojnë Amerikës qindra miliardë dollarë, do ta dëmtojnë shëndetin e njerëzve
Ndryshimet e pakontrolluara të klimës do t’i kushtojnë Shteteve të Bashkuara qindra miliardë dollarë, do të dëmtojnë shëndetin e njerëzve dhe cilësinë e jetesës së amerikanëve. Alarmi vjen nga Agjencia Kombëtare për Klimën në SHBA, që shpreh shqetësimin se risqet e mëdha klimatike të së nesërmes, varen drejtpërdrejt nga vendimet …
Më shumë...Sot është afati i fundit për partitë politike që t’i dorëzojnë në KQZ emrat e kandidatëve për deputetë
Sot është dita e fundit për subjektet politike që të dorëzojnë listat e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë, të cilët pas çertifikimit do të mund të garojnë për ulëse në Kuvendin e Kosovës. Deri më tani vetëm 10 subjekte politike me gjithsej 210 kandidatë, kryesisht nga radhët e …
Më shumë...