Lajmet

Osmani: Borxhi i shtetit ndaj kompanive dhe qytetarëve në vend ka arritur në gjysmë miliardi euro

Ministria e Financave, as në muajin e gjashtë të vitit, nuk ia ka alokuar buxhetin komunës së Malishevës, për investime kapitale

Auditori i përgjithshëm i Zyrës Kombëtare të Auditimit, Besnik Osmani ka njoftuar se borxhi i shtetit ndaj kompanive dhe qytetarëve në vend ka arritur në gjysmë miliardi euro. Ai ka paralajmëruar se janë tri kërcënime serioze që po i bëhen buxhetit të shtetit, nga borxhet e mëdha të shtetit ndaj …

Më shumë...

Një i vdekur, 137 raste të reja dhe 49 të shëruar nga virusi korona

COVID

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 869 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 137 …

Më shumë...

Mendohet se shkaktar i rritjes së madhe të rasteve me koronavirus është rritja e lagështisë së ajrit

Covid

Një grup i studiuesve në Japoni kanë bërë hulumtime me anë të superkompjuterëve për gjetjen e shkaqeve të rritjes së madhe të numrit të rasteve me koronavirus. Nga hulumtimi i realizuar është mësuar se shkaktar i rritjes së madhe të rasteve me koronavirus dyshohet se është lagështia e madhe e …

Më shumë...

Nagavci: VV nuk i zë besë kryeministrit Hotit kur thotë se s’do ta hapë temën e Asociacionit të Komunave Serbe

Nagavci: Me heqjen dorë për një vit të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare vetëm sa e ka shpërblyer dyfish Serbinë

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci ka thënë se subjekti politik që ajo i takon nuk i zë besë kryeministrit, Avdullah Hoti kur thotë se nuk do të hapë temën e Asociacionit të Komunave Serbe në dialogun me Serbinë. Ajo ka theksuar më tutje se …

Më shumë...

Qelaj: Institucionet të kenë kujdes sepse nuk do të ketë tolerancë për askend që shkel ligjin

Avokat i Popullit, Naim Qelaj ka paralajmëruar institucionet e Kosovës dhe bartësit e tyre që të kenë kujdes sepse nuk do të ketë tolerancë për askend që shkel ligjin. Për mua ekziston vetë një qëllim që është që unë këtë mandat me përfunduar me nder, me përfunduar pa asnjë aferë …

Më shumë...

Kryeministri Hoti ka përgëzuar AKK-në për nisjen e bashkëpunimit me Kongresin e PLR të KE

Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti paralajmëroi organizmin e mocionit për rrëzimin e Qeverisë

Kryeministri, Avdullah Hoti ka përgëzuar Asociacionin e Komunave të Kosovës për nisjen e bashkëpunimit formal me Kongresin e Pushtetit Lokal dhe Rajonal të Këshillit të Evropës, me seli në Strasbourg, për promovimin e standardeve evropiane të demokracisë lokale. “Përmes këtij bashkëpunimi do të vlerësohet niveli i zbatimit të parimeve të …

Më shumë...

Policia ka njoftuar se ka vazhduar me shqiptimin e gjobave ndaj mos zbatuesve të masave anti covid

Disa nga masat e reja që pritet të merren me qëllim të kufizimit të infektimit me virusin korona

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vazhduar me shqiptimin e gjobave ndaj qytetarëve që nuk po zbatojnë masat që ka ndërmarr qeveria për ta ndaluar rritjen e mëtejme të rasteve të të infektuarve me virusin korona. Në njoftim thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, janë shqiptuar 943 tiketa. …

Më shumë...

Bashkimi Evropian nuk e pranon “letrën e kushtetutës” si vijë të kuqe, thotë sllovaku, Lajçak

“Mesazhi im në Prishtinë ishte se Kushtetuta nuk është Bibla, dhe nëse ke hyrë në këtë proces atëherë duhet të jesh i gatshëm ta ndryshosh Kushtetutën. Kur dhe si, do të jetë më e qartë në fund të procesit. Ne nuk mund të pranojmë letrën e kushtetutës si vijë të …

Më shumë...

Armenia dhe Azerbajxhani akuzojnë njëra tjetrën për shkelje të armëpushimit

Armenia dhe Azerbajxhani akuzojnë njëra tjetrën për shkelje të armëpushimit dhe rinisjen e luftimeve në rajonin e Nagorni-Karabakut mbi të cilin kanë pretendime të dyja palët. Akuzat e ndërsjella vijnë pasi Armenia dhe Azerbajxhani njoftuan në orët e vona të 17 tetorit se kanë arritur një marrëveshje të re të …

Më shumë...

Dr. Arsim Bajrami: Lajçak po e shpreh qëndrimin e BE-së duke i bërë presion Kosovës ta pranojë Asociacionin serb

Arsim Bajrami

Profesori i të drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami, ka thënë se Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me kërkesën e tij për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës e ka shpalosur një të fshetë të Bashkimit Evropian. Dr. Arsim Bajrami ka thënë për mediet se tani kur …

Më shumë...

Frashër Krasniqi dhe Zgjim Hyseni, u arrestuan gjatë një aksioni të PSD-së kundër deklaratës së Lajçakut për Asociacionin

Dy anëtarët e PSD-së, Frashër Krasniqi dhe Zgjim Hyseni, janë arrestuar gjatë një aksioni që u mbajt sot nga PSD-ja kundër deklaratës së Lajçakut për Asociacionin kundërkushtetues. Kundër këtij rasti ka reaguar kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj. Përmes një postimi, Molliqaj tha se është i papranueshëm zelli i Policisë …

Më shumë...

Kanë ndërruar jetë veteranët e UÇK-së, Bahri Imeri dhe Skender Hasani nga Kllodernica e Skenderajt

Kanë ndërruar jetë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bahri Imeri dhe Skender Hasani nga Kllodernica e Skenderajt. Lajmin për vdekjen e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e kanë bërë të ditur familjarët dhe bashkëluftëtarët e tyre. Çdo ditë e më pak veteranë e ish-luftëtarë të lirisë po mbesin …

Më shumë...

Universiteti i Gjakovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Yenilikçi Adimlar Dernegi

Universiteti i Gjakovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Yenilikçi Adimlar Dernegi

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, i përfaqësuar nga rektori, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën Yenilikçi Adimlar Dernegi (YADER), marrëveshje që ka për qëllim të sigurojë bashkëpunimin për organizimin e Konferencës Euro-aziatike për Gjuhën dhe Shkencat Sociale, referuar si ECLSS, ku pjesë e ketij organizimi …

Më shumë...

Rritje të ndjeshme të rasteve me virusin korona janë evidentuar edhe në Shqipëri

Shënohen 19 raste të vdekjeve,konfirmohen 703 raste të reja, shërohen 2.255 pacientë

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njofton se ditëve të fundit ka një rritje të ndjeshme të rasteve të evidentuara me virusin korona. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, nga 1 mijë e 289 raste të analizuara, 273 kanë rezultuar pozitive, 44 janë shëruar dhe 5 persona kanë humbur jetën për …

Më shumë...

Punëdhënësit mendojnë se mbyllja totale e punishteve është gabim i madh dhe me pasoja për ekonominë

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se gjatë vitit 2016 janë shuar mijëra biznese

Punëdhënësit kanë shfaqur shqetësimin e tyre pas paralajmërimeve për shtimin e masave të reja dhe zbatimin e tyre rigoroz për shkak të rritjes së rasteve me virusin covid-19. Ata kanë thënë se  mbyllja totale e punishteve është veprim i gabueshëm dhe me pasoja të mëdha për ekonominë e vendit. Kryetari …

Më shumë...

Biden: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare

NATO-ja dhe Bashkimi Evropian uruan kryetarin e ri amerikan Joe Biden dhe nën-kryetarin Kamala Harris pas betimit zyrtar të tyre

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jozef Biden nga radhët e Partisë Demokratike ka paraqitur qëndrimin e tij për Kosovën dhe raportet e saj me Serbinë. Gjatë një adresimi drejtuar shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në Amerikë, ai ka theksuar se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme …

Më shumë...