Lajmet

Edward Joseph: Veprimet e Kurtit janë në kundërshtim me qëndrimet e shprehura në “The New York Times”

Edward Joseph

Profesori amerikan, Edward  Joseph, ka reaguar kundër veprimeve të fundit të Qeverisë Kurti në lidhje me veriun e Kosovës, duke përfshirë mbylljen e pikave të postës serbe. Joseph ka vënë në dukje se këto veprime janë në kundërshtim me qëndrimet e shprehura nga kryeministri Albin Kurti në një artikull të …

Më shumë...

Bedri Hamza: Takimet në Shtëpinë e Bardhë janë të natyrshme dhe të bazuara në bashkëpunim të ngushtë me Amerikën

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur për takimet e tij me zyrtarë amerikanë në Shtëpinë e Bardhë, të cilat janë të bazuara në një bashkëpunim të ngushtë që ka ndodhur gjatë periudhës së tij si ministër i Financave dhe guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës. Ai  ka …

Më shumë...

Ministri, Ejup Maqedonci deklaron se Forca e Sigurisë së Kosovës përdor dronët Bajraktar në territorin e vendit

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it, në vendin tonë, kanë reaguar pasi Kosova ka blerë dronin Bajraktar TB-2 nga Turqia

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se FSK-ja, operon me dronët Bayraktar, të blerë nga Turqia gjatë vitit të kaluar. Ai  theksoi se dronët janë përdorur në baza të rregullta për monitorimin e territorit të Kosovës dhe identifikimin e rreziqeve potenciale. Ai mohoi pretendimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiç …

Më shumë...

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku thërret qytetarët të mos bien pre e propagandës paraelektorale për Urën e Ibrit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku takon sot përfaqësues të bizneseve për të diskutuar për krizën aktuale në vend

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm ndaj propagandës paraelektorale të pushtetit në lidhje me Urën e Ibrit. Ai  ka sqaruar se LDK-ja mbështet hapjen e urës, por kjo duhet të bëhet në koordinim me aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht me NATO-n dhe Amerikën Ai …

Më shumë...

Milazim Krasniqi: Hapja e Urës së Ibrit varet nga miratimi i KFOR-it, ndryshe mund të shkaktojë incidentet

Milazim Krasniqi: Qeveria Kurti është totalisht e dështuar, ajo nuk di të ballafaqohet me krizat ekonomike, energjetike, arsimore

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka komentuar situatën e Urës së Ibrit, duke theksuar se hapja e saj është e mundur vetëm nëse lejohet nga KFOR-i. Krasniqi ka paralajmëruar se në rast të një hapjeje pa miratim paraprak  mund të ndodhin incidente dhe viktima. Ai ka argumentuar se kushdo që kërkon …

Më shumë...

Behxhet Pacolli: Qasja e kryetares, Vjosa Osmani, po e degradon institucionin e presidencës

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka reaguar ndaj akuzave të presidencës që e etiketuan si një biznesmen të ndikuar nga mjedisi rusofil. Pacolli e ka quajtur këtë qasje si një tentativë për të degraduar institucionin e presidencës, duke theksuar se kjo po ndikon negativisht në imazhin dhe …

Më shumë...

Nait Hasani: Emin Uka dhe Xhemail Shasivari ishin UDB-ashët më brutalë në torturimin e të burgosurve politikë

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Veprimtari dhe ish i burgosuri politik, Nait Hasani ka rrëfyer për torturat e UDB-ashëve gjatë kohës sa ka qëndruar  në burg. Hasani ka zbuluar përdorimin e metodave brutale të torturës, përfshirë stupcat, shkopat hekuri, dhe dënime ekstreme si vendosja e vezëve të nxehta nën sqetull. Hasani ka përshkruar se gjatë …

Më shumë...

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan bisedoi përmes lidhjeve telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron për një vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të kryetarit, Rexhep Tajip Erdogan

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan  bisedoi përmes lidhjeve telefonike me kryeministrin e Shqipërisë,  Edi Rama. Gjatë bisedës, ata diskutuan për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe çështjet rajonale dhe globale. Erdogan theksoi se marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shqipërisë janë në një nivel të avancuar dhe shprehu angazhimin për forcimin e …

Më shumë...

BDI: Veting ndërkombëtar për drejtësi jo selektive

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se, për fat të keq, përpjekjet për vendosjen e drejtësisë joselektive kanë dështuar edhe sot e kësaj dite.  Të gjitha ndërhyrjet politike sollën besimin në gjyqësor deri në 2% për shkak të presionit partiak në të gjitha vitet e pas pavarësisë, nga partitë politike maqedonase, …

Më shumë...

Bedri Hamza: Veprimet e Qeverisë në veri janë një farsë propagandistike, për qëllim të spektaklit elektoral

Bedri Hamza: E kemi gati pakon emergjente financiare prej 320 milionë euro, presim mbështetjen e partive

Kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Bedri Hamza në një intervistë për gazetën Express ka thënë se Ura kryesore e Ibrit është tashmë e hapur për lëvizjen e lirë të qytetarëve, por duhet të hapët edhe për qarkullimin e automjeteve. Megjithatë, mbeten vetëm edhe dy detaje që …

Më shumë...

Serbët në veri kanë protestuar kundër punimeve në murin afër urës kryesore mbi Lumin Ibër, ku u fshi një flamur serb

Serbët në veri kanë protestuar kundër punimeve në murin afër urës kryesore mbi Lumin Ibër, ku u fshi një flamur serb

Dje një numër i qytetarëve serbë janë shpërndarë pas përfundimit të protestës në Mitrovicën e Veriut. Ata kanë përshëndetur lirimin e liderit të Demokracisë Serbe Aleksandar Arsenijeviq nga Policia e Kosovës, pasi ai bashk me Stefan Velkoviqin u arrestuan në Mitrovicë të Veriut, për pengim të zyrtarëve që po lyenin …

Më shumë...

Agim Musliu, i ka quajtur politikanë të sponsorizuar nga BIA, Aleksandar Arsenijeviqin dhe Stefan Velkoviqin

Drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Agim Musliu, i ka quajtur politikanë të sponsorizuar nga BIA, Aleksandar Arsenijeviqin dhe Stefan Vellkoviq nga partia Demokracia Serbe, të cilët u ndaluan dhe më pas u liruan nga Policia e Kosovës. Ata punëtorët të cilët ishin të kontraktuar dhe të …

Më shumë...

KE: Ukraina ka të drejtë të mbrohet duke sulmuar objektivat në Rusi, pas një sulmi në rajonin kufitar të Kurskut

KE: Ukraina ka të drejtë të mbrohet duke sulmuar objektivat në Rusi, pas një sulmi në rajonin kufitar të Kurskut

Komisioni Evropian konsideron se Ukraina ka të drejtë të mbrohet duke sulmuar objektivat në Rusi, pas një sulmi në rajonin kufitar të Kurskut. Ne mendojmë se Ukraina po lufton një luftë legjitime mbrojtëse kundër një agresioni të paligjshëm”, tha zëdhënësi i Komisionit, Petro Stano. Dhe në kuadrin e kësaj të …

Më shumë...

Nga sulmet izraelite në pjesë të ndryshme të Gazës në 24 orët e fundit janë vrarë 22 palestinezë dhe janë plagosur 77 të tjerë

Janë shuar 400 familje palestineze në sulmet e Izraelit ndaj Rripit të Gazës

Në sulme në pjesë të ndryshme të Gazës në 24 orët e fundit dhe se në këto sulme kanë humbur jetën edhe 22 palestinezë të tjerë dhe janë plagosur 77. Theksohet se numri i të vdekurve në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori u rrit …

Më shumë...

OBSH: Varianti shumë virulent i virusit Mpox mund të infektojë më shumë individë për pak kohë

OBSH-së

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros  Ghebrejesus thirri të mërkurën një takim “urgjent” të ekspertëve ndërkombëtarë mes rasteve në rritje të variantit më vdekjeprurës të virusit Mpox në vendet afrikane. Sipas raporteve, ky variant shumë virulent i virusit Mpox mund të infektojë më shumë individë në më pak kohë, duke …

Më shumë...

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se nëse situata në veri nuk ndryshon, pritet të vendosen sanksione të reja ndaj Kosovës

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se nëse situata në veri, nuk ndryshon, duke iu referuar hapjes së  njëanshme të Urës së Ibrit dhe aksionit për mbylljen e degëve të postës serbe në veri, do të vendosën masa të reja ndaj Kosovës. Këtë e tha sot në një adresim të paparalajmëruar zëdhënësi …

Më shumë...