Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, ka bërë thirrje që të respektohen udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për mbrojtje nga COVID-19, që të mos detyrohen që ta ndërprenë sërish mësimin. Përmes një postimi Hoti ka thënë se rreziku nga infektimi …
Më shumë...Lajmet
Kosova e mirëpret angazhimin e SHBA-ve për paqe në Lindjen e Mesme dhe në pjesën juglindore të Evropës
Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës ka përshëndetur deklaratën e përbashkët trepalëshe për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike midis Mbretërisë së Bahreinit dhe Shtetit të Izraelit, me ndërmjetësim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Deklarata trepalëshe, vjen pas marrëveshjes historike të paqes në mes të …
Më shumë...Arbërie Nagavci nga LV thotë se rrëzimi i qeverisë Hoti është i pashmangshëm dhe vetëm çështje ditësh
Ka një muaj që kur u iniciua mocioni për rrëzimin e qeverisë Hoti nga Lëvizja Vetëvendosje, por ende nuk ka marrë përkrahjen e partive të tjera parlamentare. E pavarësisht kësaj, partia e Albin Kurtit konsideron se rrëzimi i kryeministrit Hoti është vetëm çështje ditësh. Anëtarja e kryesisë së kësaj partie, …
Më shumë...Sazan Ibrahimi: Shkollat që nuk plotësojnë kriteret anti-Covid do të aplikohet mësimi i kombinuar ose online
Përkundër situatës së krijuar me pandeminë, komunat e Kosovës janë të gatshme të nisin mësimin në shkolla që nga 14 shtatori. Kështu ka thënë drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi. Ai shpreson qe të gjitha shkollat në nivel lokal të licencohen si shkolla anti-Covid. Mes tjerash kërkohet …
Më shumë...Mustafa: E plotësuam edhe kërkesën e fundit të sektorit të qumështit, që e ndalon importimin e vajit të palmës
Pas protestave të qumështarëve, ka reaguar edhe ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa. Mustafa përmes një postimi ka thënë se ministria që ai drejton ka ngritur subvencionet për fermerët që kultivojnë gjedhe. Ai thotë se sot Ministria e Bujqësisë ka plotësuar edhe kërkesën e fundit të sektorit të qumështit duke ndaluar …
Më shumë...Ragmi Mustafa ftohet nga Gjykata e Bujanocit si i paditur pasi me 28 nëntor kishte shpalosur flamurin kombëtar
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa, ka njoftuar të premten se ka pranuar një ftesë nga Gjykata në Bujanoc, si i paditur, për “shkelje të përdorimit të stemës, flamurit dhe himnit të Serbisë”, pasi kishte vendosur më 28 nëntor të vitit të shkuar flamurin kombëtar në selinë …
Më shumë...Rreth 15 mijë qytetarë të Kosovës me automjete personale dhe autobusë kanë hyrë sot në Shqipëri
Mëngjesi i kësaj të shtune shënoi një tjetër rekord fluksi të kalimeve në Morinë. Më shumë se 15 mijë qytetarë me automjete personale dhe autobusë, kaluan kufirin drejt bregdetit vetëm brenda dy orësh. Kosovarët po e shfrytëzojnë këtë fundjavë për ta mbyllur sezonin e pushimeve, pasi të hënën nisi edhe …
Më shumë...Në mesin e rasteve aktive me virusin korona në Kosovë janë 722 fëmijë, nga ta 35 janë të hospitalizuar
Në Republikën e Kosovës me Covid-19 janë infektuar 14.496, ku aktiv aktualisht janë 2760 persona, në mesin e tyre 722 fëmijë. Numri total i rasteve pozitive është 14.496 raste nga 56.606 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 586 raste të vdekjes. Drejtoresha e Departamentit të Mjekësisë Sociale në Institutin …
Më shumë...Veseli: PDK nuk bëhet vagon i Vetëvendosjes sepse ajo nuk ka qasje bashkëpunuese
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk është serioze me iniciativën e saj për rrëzimin e qeverisë së Avdullah Hotit. Ai ka vlerësuar se kolegët opozitarë nga Vetëvendosje po bëjnë, siç ka thënë ai, luftë manipuluese politike. Megjithatë, Veseli është shprehur i gatshëm …
Më shumë...Zemaj: Janë bërë të gjitha përgatitjet teknike që mijëra nxënës do të kthehen në bankat e shkollore të hënën
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se të hënën mijëra nxënës do të kthehen në bankat e shkollës. Zemaj ka pohuar se vijimi i mësimit në objektet shkollore është dëshirë e të gjithëve. Nga Sindikata e Arsimit kërkojnë maska dhe kabina dezinfektuese në hyrje të shkollave. “Në këtë situatë …
Më shumë...Për marrëveshjen e arritur në SHBA Qeveria e Kosovës, ajo e Serbisë nominohen për çmimin “Nobel” për paqe
Qeveria e Kosovës, ajo e Serbisë si dhe ajo e SHBA-ve janë nominuar për çmimin “Nobel” për paqe. Nominimi është bërë zyrtarisht nga Magnus Jacobsson anëtar i legjislativit suedez, njëherit pjesëtar i partisë së kristian-demokratëve, shkruan lajmi.net. Jacobsson ka thënë se ka nominuar qeverinë e Kosovës, të Serbisë dhe të …
Më shumë...Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 117 pacientë derisa janë konfirmuar 50 raste të reja me COVID-19
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 561 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 50 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste …
Më shumë...Gjermania jep donacion të rëndësishëm për FSK-në
Në kazermën „Adem Jashari“ të FSK-së në Prishtinë, sot u mbajtë ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit në pajisje mjekësore nga Republika e Gjermanisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes Anton Quni, paraprakisht priti në zyrën e tij, ambasadorin e Ambasadës së Republikës Federale të …
Më shumë...Deputetët e Vetëvendosjes e ftojnë kryeministrin Avdullah Hoti në raportim përpara Komisionit për Legjislacion
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë ftuar kryeministrin Avdullah Hoti në raportim përpara Komisionit për Legjislacion. “Sot, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje!, anëtarë të Komisionit për Legjislacion kanë dorëzuar kërkesën për të ftuar në raportim para komisionit Avdullah Hotin lidhur me deklarimet e tij se do të zbatohet marrëveshja për themelimin …
Më shumë...Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik të spitaleve kanë protestuar sot, paralajmërojnë bojkotim të punës
Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik të cilët punojnë në QKUK, në Spitalet Rajonale, në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Ambulancat, për një orë sot kanë protestuar në vendet e tyre të punës për mos përfshirje në pagat shtesë prej 300 eurosh për korrik dhe gusht. Ata kanë paralajmëruar …
Më shumë...E konfirmon ministri i Arsimit Ramë Likaj, mësimi në Kosovë do të fillojë të hënën më 14 shtator, por në dy faza
Ashtu siç edhe ishte planifikuar, mësimi në Kosovë do të fillojë të hënën më 14 shtator. Këtë e ka konfirmuar sot ministri i Arsimit, Ramë Likaj në një takim që pati me përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe komunave. Ai tha se mësimi do të ndahet në dy faza, faza e parë …
Më shumë...