Lajmet

Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu

SShSKUK: Më shumë ka pacientë që po lirohen në shtëpi se sa që po pranohen në spitale, ndëra 65 janë në gjendje të rënduar

Bordi i SHSKUK-së e ka shkarkuar të hënën Drejtorin e Përgjithshëm Basri Sejdiun. Në vend të Basri Sejdiut, ushtrues detyre është caktuar infektologu Valbon Krasniqi. Mësohet se arsyet e shkarkimit të Basri Sejdiut janë disa të gjetura të bordit të auditorit të cilat çështja ishin ngritur për diskutim, po ashtu …

Më shumë...

KMDLNj: Të pezullohet dialogu me Serbinë për një kohë tjetër, qytetarët po përballen me probleme të mëdha

KMDLNJ

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, pas propozim aktakuzës nga prokurori i Dhomave të Specializuara ndaj kryetarit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vlerësuar se Qeveria duhet të pezullojë bisedimet me Serbinë për një kohë tjetër. KMDLNj thotë se …

Më shumë...

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, do të rinisë më 12 korrik

Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar të hënën, se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen në raundin e ri të bisedimeve. Ndërkohë, agjencia e lajmeve AFP raporton se kryetari i Francës Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të …

Më shumë...

Ministrja Haradinaj-Stublla, bisedon virtualisht me ministrin e Jashtëm malajzias, Hishammuddin Tun Hussein

Ministrja Haradinaj-Stublla, bisedon virtualisht me homologun nga Malajzia, ministrin Hishammuddin, Tun Hussein

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi një bisedë virtuale me homologun nga Malajzia, ministrin Hishammuddin, Tun Hussein. Ajo shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen që Malajzia i ka dhënë Kosovës, që nga njohja e pavarësisë e deri më tash. “U dakorduam me …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Betejat e verës së vitit 1998, ishin lajmëtare se fitorja ishte në anën tonë

Ramush Haradinaj: Betejat e verës së vitit 1998, ishin lajmëtare se fitorja ishte në anën tonë

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj i ka kujtuar sot tetë dëshmorët e kombit nga kjo zonë e luftës në 22 vjetorin e rënies heroike të tyre. Ai ka thënë së luftimet e asaj stine ishin lajmëtare se fitorja ishte në anën tonë. “Para 22 viteve, …

Më shumë...

Kryetari Thaçi kërkon nga qytetarët e Kosovës respektim rigoroz të rekomandimeve të IKSHKP-së

Kryetari Thaçi kërkon nga qytetarët e Kosovës respektim rigoroz të rekomandimeve të IKSHKP-së

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar lidhur me rritjen e numrit të të vdekurve si pasojë e virusit COVID-19. Ai kërkon respektimin e rekomandimeve të IKSHPK-së në mënyrë që sa më lehtë të tejkalohet kjo sfidë botërore. “Rritja e numrit të të vdekurve në ditët fundit është dëshmi se …

Më shumë...

Berat Rukiqi: Përhapja e pandemisë duhet të parandalohet me vetëdijesim e jo me mbyllje të bizneseve

Berat Rukiqi: Është hipokrizi thirrja për respektimin e masave kur në të njëjtën partitë politike po e shkelin ligjin

Pas kufizimit të orarit të punës për sektorin e gastronomisë, kryetari i Odës Ekonomikë të Kosovës, Berat Rukiqi, tha se rritja e rasteve me COVID-19 duhet të parandalohet me vetëdijesim e jo me mbyllje të bizneseve. Ai tha se porosia e tij është se virusi COVID-19, është këtu për të …

Më shumë...

IKSHPK apelon sërish qytetarët që të respektojnë rekomandimet për mos përhapjen e pandemisë

IKSHPK

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, me anë të një njoftimi ka bërë thirrje për kujdes nga ana e qytetarëve dhe të respektojnë rekomandimet e dhëna për të mos përhapur pandeminë COVID-19. “Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Lehtësimi i …

Më shumë...

Faik Hoti: Muaji korrik do të jetë muaji i vështirë në Kosovë sa i përket pandemisë, pas rritjes së madhe të të infektuarve

Faik Hoti: Muaji korrik do të jetë muaji i vështirë në Kosovë sa i përket pandemisë COVID-19

Komuna e Prishtinës, Ferizajt, Prizrenit dhe Vushtrrisë nga sot do të kenë kufizim të lëvizjes për shkak të numrit të madh të personave të infektuar me koronavirus. E, përveç këtyre komunave kufizim të lëvizjes mund të ketë edhe në qytete tjera të Kosovës. Drejtori i zyrës për media në Ministrinë …

Më shumë...

Shqiptarja nga Kosova Ermina Lekaj-Përlaskaj zgjedhet për herë të tretë deputete në Kuvendin e Kroacisë

Shqiptarja nga Kosova Ermina Lekaj-Përlaskaj zgjedhet për herë të tretë deputete në Kuvendin e Kroacisë

Shqiptarja nga Prizreni, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka fituar mandatin e deputetes në zgjedhjet që janë mbajtur dje në Kroaci. Do të jetë hera e tretë që Lekaj-Përlaskaj do të përfaqësojë përveç shqiptarëve edhe pakicat tjera. Pas mesnate mbrëmë vet ajo ka shpallur fitoren, duke falënderuar përkrahësit, që edhe në ato momente …

Më shumë...

Qeveria e Kosovës ndanë mbi 1.8 milionë euro për kompensimin e bujqve nga fatkeqësitë elementare natyrore

Qeveria e Kosovës ndanë mbi 1.8 milionë euro për kompensimin e bujqve nga fatkeqësitë elementare natyrore

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural që të ndajë mjete financiare ne vlerë 1,867,107 euro. Kjo shumë do të shkojë për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomitë bujqësore nga fatkeqësitë elementare natyrore gjatë periudhës janar-qershor 2020. Nga kompensimi pritet të përfitojnë …

Më shumë...

Fluturimet në ANP “Adem Jashari” do të organizohen në intervale 45 minutave ndërmjet aterrimeve

Në vitin 2020 janë realizuar 50% më pak fluturime në ANP "Adem Jashari", krahasuar me vitin 2019

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka miratuar edhe vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë nr. 02/08 të datës 23 qershor 2020 për rifillimin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Me plotësimet dhe ndryshimet e miratuara, fluturimet në ANP “Adem Jashari” do të organizohen në intervale …

Më shumë...

AKR heq dorë nga mbështetja e mëtutjeshme ndaj Qeverisë Hoti, shkak emërimet e pakontrolluara

AKR

Ish-ministri i Ambientit në qeverinë Haradinaj, nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Fatmir Matoshi, ka reaguar pas emërimit të shumë zëvendësministrave nëpër ministri të ndryshme nga kryeministri Hoti. Matoshi ka kërcënuar kryeministrin Hoti, se deputetët e AKR-së në Kuvendin e Kosovës, përshkak të këtyre emërimeve të pakontrolluara do të …

Më shumë...

Të dielën nga gjithsej 324 mostra të testuara në Kosovë 152 raste kanë rezultuar pozitiv më virusin korona

117 raste të reja me virusin korona janë konfirmuar sot ndërsa 131 pacientë janë shëruar dhe 5 pacientë kanë ndërruar jetë

Më 05 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 324 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 152 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive 3.508 raste nga 25.245 persona të …

Më shumë...

Ministri Cakaj: Për pastërtinë e UÇK-së nuk duhet të reagojmë si parti politike por si komb

Ministri Cakaj: Për pastërtinë e UÇK-së nuk duhet të reagojmë si parti politike por si komb

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë në detyrë, Gent Cakaj, ka vazhduar me reagimet e tij lidhur me ftesën nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Ai ka thënë se është fare e thjesht, kur mbrohen çlirimtarët dhe lufta e tyre. “Kur vjen puna të …

Më shumë...

Kurti: E vetmja zgjidhje për problemet e Kosovës janë zgjedhjet

Albin Kurti: Serbia të përballet me të kaluarën e saj, të kërkojë falje për krimet e bëra, atëherë mund të nis pajtimi

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka dekaruar se e vetmja zgjidhje për problemet e Kosovës janë zgjedhjet. Gjatë fjalës para anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ai ka theksuar se neve na don populli, kurse ata e duan njëri-tjetrin. Dikur e kanë frikësuar popullin, tash po i frikësohen zgjedhjeve. …

Më shumë...