Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, në një intervistë për Tv Dielli thotë se lajmi për lejimin e dasmave nuk është i vërtetë, dhe së për këtë do të vendoset në ditët e ardhshme. “Pas një takimi në mes të ministrave dhe më zëvendës-kryeministrave jemi dakorduar për inicimin për …
Më shumë...Lajmet
OVL-UÇK: Në takimin e 27 qershorit të flitet një zëri para Serbisë dhe t’i kujtohen asaj të gjitha krimet e bëra në Kosovë
Tre ditë para se të mbahet takimi në Shtëpinë e Bardhë në mes të Kosovës dhe Serbisë, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka kërkuar nga delegacioni kosovar që në këtë takim t’ia kujtoj Serbisë të gjitha krimet që ka kryer në Kosovë. Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-së, ka …
Më shumë...Kryeministri Hoti thotë se për lejimin e dasmave dhe ahengjeve do të vendoset më 1 korrik nëse ka kushte
Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se nuk është e sigurt se nga 1 korriku do të lejohen organizimet e dasmave dhe ahengjeve të ndryshme. Përmes një postimi ai ka pohuar se më 1 korrik, do të këtë takim mes përfaqësuesve të estradës që po kërkojnë lejimin e mbajtjes së ahengjeve …
Më shumë...Grenell e demanton “The New York Times”, kryetari Trump nuk do të takohet më kryetarin serb, Vuçiq
Emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka demantuar raportimet e “The New York Times”, se kryetari amerikan Donald Trump do të takohet veçanërisht me kryetarin serb, Aleksandar Vuciq. Grenell përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter ka thënë se mediumi në fjalë është detyruar të përmirësojë informacionet e …
Më shumë...Veton Berisha: 24 Qershori’’, Dita Nacionale e Komunitetit Egjiptian
Përfaqësuesi i Komunitetit Egjiptian në Kosovës, deputeti, Veton Berisha ka bërë të ditur se sot, me 24 qershor është dita nacionale e komunitetit Egjiptian të Ballkanit e cila shënohet edhe në Kosovë dhe është ditë zyrtare. Për vite me radhë “24 Qershori” është simbolizuar me shumë aktivitete brenda Javës Egjiptiane, …
Më shumë...Qeveria e Republikës së Kosovës e ka shpallur grupin militant Hezbollah, organizatë terroriste
Qeveria e Kosovës, shpalli të martën grupin militant Hezbollah, organizatë terroriste, duke përfshirë të gjitha formacionet e tij, politike dhe ushtarake. Në një postim kryeministri i vendit Avdullah Hoti, tha se qeveria e tij mbështet të gjitha nismat globale për paqen dhe sigurinë në botë. Hezbollahu, konsiderohet grup terrorist nga …
Më shumë...Daut Haradinaj e fton Vetëvendosjen dhe PDK-në që t’i bashkohen tavolinës së negociatave me Serbinë
Shefi i GP të AAK-së, Daut Haradinaj, i ka bërë thirrje publike liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe atij të PDK-së, Kadri Veseli që t’i bashkohen tavolinës së negociatave me Serbinë. Ai ka thënë se kurdo që shqiptarët janë bashkuar, kanë dalë rezultate të mira për Kosovën. Duke e kritikuar …
Më shumë...Ambasada Amerikane kërkon që në insitucione të emërohen profesionistë me përvojë e jo aleatë politikë
Ambasada Amerikane në Kosovë, ka reaguar ndaj emërimeve në Qeverinë Hoti, duke bërë thirrje që të emërohen profesionistë me përvojë e jo aleatë politikë. “Sot ne i njohim ata zyrtarë që i shërbejnë me ndershmëri vendit të tyre dhe i bëjmë thirrje Qeverisë së re të Kosovës që të emërojë …
Më shumë...Jens Stoltenberg: Takimi në Uashington do të jetë hapi i parë drejt marrëveshjes Kosovë – Serbi
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, vlerëson se zgjidhja e mosmarrëveshjeve mes Kosovës e Serbisë mund të fillojë me takimin që në Shtëpinë e Bardhë do ta mbajnë presidentët e dy vendeve, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq. Stoltenberg ka dhënë një përgjigje me shkrim për Zërin e Amerikës lidhur …
Më shumë...Ganimete Musliu kërkon nga LDK-ja të zbardh vrasjet e ashtuquajtura politike, të pas luftës
Sot në Kuvendin e Kosovës, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka pyetur zëvendës- kryeministrin, Driton Selmanaj, se kur do të shihet një veprim konkret për zbardhjen e vrasjeve, të ashtuquajtura politike, të pas luftës. Driton Selmanaj, nga LDK-ja, i është përgjigjur se, “politika nuk u jep përgjigja këtyre çështjeve, por …
Më shumë...Avdullah Hoti: OSBE-ja ka kërkuar 140 pika grumbulluese gjatë votimeve të Serbisë, në Kosovës por nuk janë lejuar
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nga foltorja e Kuvendit u është përgjigjur deputetëve për lejimin e mbajtjes së zgjedhje parlamentare të Serbisë, të cilat janë mbajtur më 21 qershor edhe në vendin tonë . Ai ka thënë se kjo është praktikë nga e kaluara dhe se ka qenë kërkesë e …
Më shumë...Ministri i Mbrojtjes, Anton Çuni, zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij malazez, Predrag Boshkoviq
Ministri i Mbrojtjes Anton Quni, sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e mbrojtjes të Republikës së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq. Në frymë miqësie e partneriteti, të dy ministrat kanë biseduar për nivelin e bashkëpunimit të deritashëm dhe shkallën e implementimit të marrëveshjes bilaterale në mes dy ministrive. …
Më shumë...Ministri Blerim Kuçi ka zhvilluar një takim virtual me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka zhvilluar sot një takim virtual me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. Gjatë takimit, i cili ishte me karakter njohës, është diskutuar për gjendjen ekonomike në Kosovë të krijuar si pasojë e pandemisë Covid-19. Ministri Kuçi e …
Më shumë...Ymeri: Pas diskutimit për kuptimin e fjalës “koti”, Kuvendi do të duhej ta trajtonte edhe fjalën “bashkëpunim”
Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka reaguar pas seancën së sotme të Kuvendit, ku Vetëvendosje kërkoi nënshkrimet nga PDK-ja për të paraqitur mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë. Ymeri ka ironizuar duke thënë se kjo parti po ua kërkon nënshkrimet për mocion mosbesimi PDK-së por që kjo nuk është kërkesë …
Më shumë...Ministri i Mbrojtjes Anton Quni priti në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Nicola Orlando
Ministri i Mbrojtjes Anton Quni, priti sot në takim zyrtar, ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë Nicola Orlando. Me këtë rast, ministri Quni falënderoi ambasadorin Orlando, për vizitën e tij dhe shprehu mirënjohjen për Republikën e Italisë, si vend mik, në mbështetjen e ofruar vendit tonë deri më tani …
Më shumë...Odat ekonomike kërkojnë veprim të shpejtë të Kuvendit për zbatimin e masave në mbështetje të bizneseve
Me qëllim të mbështetjes së ndërmarrjeve dhe punonjësve të goditur nga pandemia, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, që nga ditët e para të shpërthimit të pandemisë kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve të shtetit me qëllim të ruajtjes së ndërmarrjeve dhe vendeve të punës. Meqë asnjë …
Më shumë...