Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së Kuvendit, me 4 vota pro dhe 2 kundër u vendos që seanca për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, të ngritur nga LDK-ja me nënshkrimin e 44 deputetëve, dhe përkrahjen e PDK-së, AAK-së dhe Nismës të mbahet nesër në orën 11:00 në sallën …
Më shumë...Lajmet
Ministria e Ekonomisë, po merr të gjithë hapat e nevojshëm për të siguruar furnizimin e rregullt të tregut me drithëra dhe miell
Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, po merr të gjithë hapat e nevojshëm për të siguruar furnizimin e rregullt të tregut me drithëra dhe miell. Në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe vendeve të rajonit Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, i përkrahur nga Bashkimi Evropian ka marre …
Më shumë...Ahmeti: Qeveria të formulojë strategji për shfrytëzimin e hapësirave tjera në tërë vend për hospitalizim
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka drejtuar një thirrje Qeverisë së Kosovës përmes një postimi në rrjetin social, ka bërë të ditur se komuna që ai drejton ka në dispozicion 60 shtretër, por ka kërkuar nga Qeveria që të formulojë strategji për shfrytëzimin e hapësirave tjera në …
Më shumë...Lekaj: Tani i rëndësishëm është vetëm shëndeti i njerëzve, ndërsa pushteti do ta marr shpejt përgjigjen e merituar
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se me vendimin për t’i privuar qytetarët e Kosovës nga qarkullimi i lirë, kryeministri Kurti është duke vendosur pushtet policor. Ai ka thënë se në këto ditë pandemike, i rëndësishëm është vetëm shëndeti i qytetarëve të Kosovës dhe jo lojërat politike. Lekaj ka …
Më shumë...Cakaj: Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet dhe pret progres pozitiv në bisedimet për anëtarësim në BE
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet llogarisë e vet në “Twitter” ka bërë me dije se Shqipëria ka realizuar të gjitha obligimet dhe se pret ecuri pozitive në bisedimet për anëtarësim në Bashkim Evropian. “Sot shpresojmë që GAC të reflektojë pozitivisht mbi progres përparimin …
Më shumë...Komandanti i FSK-së Rrahman Rama: Vendimi i Qeverisë nuk vlen për institucionin tonë
Vendimin e Qeverisë së Kosovës, i cili parasheh që nga dita e sotme qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve të bëhet vetëm në kohë të caktuara, e ka kundërshtuar mbrëmë vonë në një konferencë presidenti Hashim Thaçi, duke e quajtur vendim antikushtetues. Madje presidenti ka bërë thirrje që një vendim i …
Më shumë...Ambasadorët e Quintit: Liderët e Kosovës prioritet t’i japin betejës me COVID-19, duke respektuar Kushtetutën
Shtetet e Quintit iu kanë bërë thirrje institucioneve dhe liderëve të Kosovës që prioritet në këtë periudhë t’i jepet betejës me koronavirusin, duke respektuar dispozitat e Kushtetutës dhe kompetencat që iu sigurohen atyre me të. Kjo thirrje është bërë në deklaratën e përbashket e ambasadorëve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë …
Më shumë...Selim Pacolli: 21 vite më parë u dha urdhri për parandalimin e një Srebrenice të dytë, të një Aushvici të dytë
Nën-kryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ka thënë se 21 vite më parë u dha urdhri për parandalimin e një Srebrenice të dytë, të një Aushvici të dytë që tanimë po ndodhte në Kosovë, por në përmasa të shpërndara, ku vriteshin civil të pambrojtur, digjeshin nëpër shtëpi dhe shkritore …
Më shumë...Ambasadorja finlandeze, Pia Stjernvall, kërkon bashkim të politikanëve për të luftuar koronavirusin e jo njëri-tjetrin
Të gjitha vendet e botës janë duke luftuar kundër pandemisë së koronavirusit, e cila deri më tash u ka marrë jetën mijëra personave. Me të është duke u përballur Kosova, e nga partitë politike dhe krerët politikë po kërkohet bashkim në këtë periudhë, duke pasur parasysh se tashmë koalicioni qeverisës …
Më shumë...Hajrush Kurtaj: 21 vjet më parë, më 24 Marsi i vitit 1999 ishte ditë e përgjakshme në fshatin Kotlinë
Ish eprori UÇK-së dhe TMK-së, Hajrush Kurtaj, zëvendës-komandant brigade, në muajin e fundit të luftës, në fund edhe komandant i Brigadës 162, “Agim Bajrami” të Zonës Operative të Neredimes përmes një shkrimi e ka kujtuar 21 vjetorin e betejës së Kotllinës ditë në të cilën për lirinë e Kosovës ranë …
Më shumë...PDK: Qeveria Kurti uzurpoi pushtetin dhe shkeli rendin kushtetues duke kufizuar lirinë e lëvizjes
Partia Demokratike e Kosovës, dënon ashpër përpjekjen e Qeverisë në largim për të cenuar rendin demokratik e kushtetues nëpërmjet vendimeve të saja. Vendimi i sapo marrë nga Qeveria në largim e Kosovës, është një akt i paligjshëm sepse shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Liria e lëvizjes …
Më shumë...Fatmir Limaj ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të japë mendimin rreth vendimit të kontestuar të Qeverisë Kurti
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se nëse Qeveria nuk e shfuqizon vendimin për kufizimin e lëvizjes, vendin nga kjo situatë mund ta nxjerrë vetëm Gjykata Kushtetuese. Limaj ka thënë se kjo çështje duhet urgjentisht të adresohet për të mos lejuar eskalimin e situatës, për të cilin ai …
Më shumë...Mujota: Të bashkuar në rrugën e lirisë në krahë më NATO-n e fituam lirinë, e bëmë shtetin dhe do ta bëjmë të sigurt
Ish-komandanti për Moral dhe Politikë i Zonës Operative të Nerodimes, Fehmi Mujota përmes një shkrimi e ka kujtuar 21 vjetorin e fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s ndaj Serbisë për ta ndaluar spastrimin etnik dhe krimet monstruoze në Kosovë. Ai ka shkruar se liria e Kosovës është rezultat i sakrificave të …
Më shumë...OVL-UÇK: Kjo situatë nuk mund të jetë arsye e askujt e as e Qeverisë për të shkel Kushtetutën dhe vlerat e lirisë
OVL e UÇK-së thotë se janë duke përcjellur me vëmendje dhe shqetësim zhvillimet në Kosovë, qoftë ato lidhur me pandeminë e Coronavirusit “COVID19” si dhe zhvillimet politike. Përmes një reagimi pas vendimit të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve si pasojë e gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19, OVL …
Më shumë...21 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë
Sot bëhen 21 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi. Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan raketat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish federatës …
Më shumë...Qeveria e Kosovës merr vendim që të ndalojë qarkullimin për qytetarët dhe automjetet
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndalojë qarkullimin për qytetarë dhe automjete me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Kosova deri më tani ka 61 raste të konfirmuara me Covid-19, dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit, qeveria ka marrë masa që të ndalohet qarkullimi …
Më shumë...