Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë me dije se sot në Klinikën Infektive janë paraqitur tri raste të dyshimta me koronavirus. Pacientët janë kontrolluar nga infektologët dhe janë marrë mostrat për testim laboratorik në SARS-CoV-2 dhe influenca A dhe B. “Rezultatet nga testimi kanë dalë se pacientët …
Më shumë...Lajmet
Ramush Haradinaj: Kosova, sot më shumë se kurrë, ka nevojë për unitet të brendshëm politik
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në kuadër të nismës për organizimin e Konferencës së Unitetit për Kosovën, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Haradinaj tha se ishte vlerësim i përbashkët se Kosova, sot më shumë se …
Më shumë...Veseli: Në kohën kur mbështetja e Amerikës për Kosovën është jetike, Qeveria po i rrezikon raportet
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka reaguar ashpër për cenimin e marrëdhënieve që Qeveria e kryeministrit Albin Kurti po ia bënë Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky reagim ka pasuar pas deklaratës senatorit Republikan, David Perdue, për rishikimin e prezencës ushtarake amerikane në vendin tonë, është më shumë …
Më shumë...Shpend Ahmeti: Është momenti i fundit të ndalohen tubimet publike e të mbyllen shkollat. për ta parandaluar koronavirusin
Edhe një herë ka bërë thirrje të ndalohen tubimet publike, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai në një postim, thotë se madje tash është momenti i fundit të ndërmerret një veprim i tillë. Edhe dje gjatë ditës, Ahmeti kërkoi të konsiderohet mbyllja e shkollave për parandalimin e koronavirusit. Në Kosovë, …
Më shumë...OAK: Qeveria të ndërmarr masa të nevojshme për të mbrojtën e bizneseve nëse Coronavirusi shkakton panik
Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarr masat e nevojshme duke siguruar një fond të veçantë për mbrojtjen e bizneseve në rast se Coronavirus do të krijojë një gjendje paniku siç është duke ndodhur në shumë vende të botës. Ky fond do të duhej …
Më shumë...Pas takimit me këshilltarët e Macronit e të Merkelit, kryetari Thaçi tha se nuk u fol asnjë fjalë për liberalizimin e vizave
Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit që zhvilloi me këshilltarët e kryetarit francez Emmanuel Macron dhe të kancelares gjermane, Angela Merkel, tha se fatkeqësisht, në takim nuk u tha asnjë fjalë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Megjithatë diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë, Ballkanin Perëndimor, për aktualitetin …
Më shumë...Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim delegacionin franko-gjerman me të cilin ka biseduar për taksën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim një delegacion franko-gjerman. Pjesë e këtij delegacioni janë këshilltari i kancelares gjermane, Angela Merkel, z Jan Hecker, dhe ai i presidentit francez, Emmanuel Macron, z, Emmanuel Bonne. Mediet janë lejuar që të marrin vetëm pamje para këtij takimi, derisa është dhënë …
Më shumë...Vjosa Osmani: Diaspora duhet të trajtohet përtej remitencave
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në një takim Bordin e organizatës joqeveritare Germin, e cila merret me çështje të diasporës. Ajo ka thënë se diaspora nuk duhet të trajtohet në nivel të remitencave dhe ndihmës familjare. Në këtë kontekst është diskutuar edhe për potencialin që …
Më shumë...David Perdue: Nëse Kosova nuk është e përkushtuar për paqe, SHBA-të duhet ta shqyrtojnë praninë e trupave aty
Senatori amerikan, David Perdue, ka thënë se nëse Kosova nuk është e përkushtuar për paqe, atëherë Shtetet e Bashkuara duhet të shqyrtojnë praninë e trupave aty. Këto komente ai i bëri duke folur për mos heqjen e taksës nga Kosova ndaj Serbisë. Përmes një postimi ai ka thënë se për …
Më shumë...Në këtë javë mbledhet Këshilli i BE-së, por nuk pritet që të merret vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën
Të enjten e kësaj jave është paraparë të mbahet mbledhja e radhës e Këshillit të BE-së që është përgjegjës për heqjen e vizave për Kosovën, por vlerësohet se mundësia është minimale që në këtë takim të merret vendimi për liberalizimin. Ndonëse shtetet e BE-së vazhdojnë të mos jenë të unifikuara për …
Më shumë...Behlul Beqaj: Gjykata Speciale bën padrejtësi të madhe nëse nuk e arreston Thaçin, në bazë të raportit të Dik Martit
Dikur mik e vasal i Thaçit, më vonë kundërshtar i tij, analisti i jugomedieve, Behlul Beqaj konsideron se është pa kuptimtë nëse Gjykata Speciale nuk e arreston kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, meqë sipas tij ai kishte qenë edhe shënjestra kryesore e raportit të Dik Martit të cilit i beson …
Më shumë...Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shfrytëzuar veturën zyrtare për të marrë fëmijën nga çerdhja
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shfrytëzuar veturën zyrtare për të marrë fëmijën nga çerdhja. Ajo ka thënë se ka qenë e detyruar ta marrë djalin nga çerdhja dhe të shkonte në punë me të pasi përveç ministre është edhe nënë. Për gjithë ata që shkruajnë, duhet bërë e qartë …
Më shumë...Agim Veliu: Lëvizja Vetëvendosje po e rrezikon miqësinë tonë me Amerikën por ne nuk do ta lejojmë
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu, po merr pjesë në fushatën e kandidatit të LDK-së për Besianën, Nexhmi Rudari. Në një tubim ai ka hedhur akuza ndaj Vetëvendosjes, duke thënë se po e prishin miqësinë e Kosovës me SHBA-në. Veliu, që liroi postin e kryetarit të komunës …
Më shumë...Kryeministri Kurti pret sot në takim këshilltarët kryesorë të kancelares Merkel dhe kryetarit Macron
Kryeministri Albin Kurti sot pret në takim një delegacion franko-gjerman i cili përbëhet nga këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, Jan Hecker dhe Emmanuel Bonne. Vizita e këshilltarëve të dy njerëzve më të pushtetshëm të Evropës vjen në një kohë kur është shtuar presioni …
Më shumë...Bedri Hamza: Ekziston rreziku potencial që në këtë muaj të ketë vonesa të pensioneve edhe pagave
Shefi i Grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka paralajmëruar qeverinë për vonesat e miratimit të buxhetit. Ai ka thënë se Qeveria ka shkelur afatet për miratimin e buxhetit në procedurë të rregullt. “Nëse buxheti trajtohet në procedurë të rregullt, e që ishte dashur të trajtohet si …
Më shumë...MASHTI: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet relevante rreth situatës të krijuar nga Koronavirusi
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, përmes një komunikate për media ka njoftuar se janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet relevante rreth situatës epidemiologjike të Koronavirusit COVID 19. Ata thonë se deri tani kanë zbatuar të gjitha rekomandimet që kanë ardhur nga Ministria e Shëndetësisë, derisa kanë paralajmëruar …
Më shumë...