Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë sot homazhe në kompleksin memorial në Reçak, në 21 vjetorin e masakrës në këtë fshat.“Maskara e Reçakut është gjenocid i kryer nga shteti i Serbisë kundër popullit të Kosovës por kjo sensibilizoi gjithë opinionin ndërkombëtar për të qartësuar se Serbia po kryente krime …
Më shumë...Lajmet
Veseli: Po përjetojnë edhe një lëndim që vjen si pasojë e tolerancës së BE-së ndaj Serbisë për përgjegjësinë historike
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli ka përkujtuar masakrën e Reçakut. Ai ka shkruar sot po përjetojnë edhe një lëndim që vjen si pasojë e tolerancës së Bashkimit Evropian ndaj Serbisë për përgjegjësinë historike që ka për krimet makabre. “BE, jo vetëm që ka qëndruar duarkryq ndaj refuzimit të …
Më shumë...V. Osmani: Vetëm LDK-ja e Vetëvendosja nuk lejuan shfuqizimin e Gjykatës Speciale, andaj duhet të jemi bashkë
Vjosa Osmani e LDK-së, ka reaguar ndaj deklaratës së nënkryetarit të partisë, Agim Veliu, i cili kritikoi Vetëvendosjen për qasjen rreth arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje. Vjosa Osmani, ka thënë se në kohën kur u bënë përpjekje për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, ishte Vetëvendosja që doli bashkë me LDK-në për …
Më shumë...Jashari: Reçaku është pjesë e historisë dhe memories tonë të pashlyeshme kolektive që nuk mund ta mohoj askush
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari i ka kujtuar të rënët e masakrës së Reçakut. Ai ka theksuar se falë punës se ambasadorit të OSBE-së, William Walker, lufta jonë çlirimtare mori kthesë të re dhe mbështetje ndërkombëtare. Jashari ka thënë kjo masakër është pjesë e kujtesës tonë dhe nuk mund të mohohet nga …
Më shumë...Daut Haradinaj: Serbia ta pranojë gjenocidin në Kosovë dhe të kërkojë falje, nëse do paqe dhe stabilitet në rajon
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut, ka kërkuar nga Serbia ta pranojë gjenocidin, e të kërkojë falje, nëse do paqe dhe stabilitet në rajon. Haradinaj ka shkruar se Deklarata e ambasadorëve të SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, e rikonfirmon edhe njëherë …
Më shumë...Sot në Zvicër me një tubim shënohet Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë
Sot në Zvicër shënohet Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë. Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” mban tubim kushtuar viktimave të gjenocidit. Ky aktivitet zhvillohet në 21 vjetorin e Masakrës së Reçakut të kryer nga forcat serbe dhe në njëvjetorin e miratimit të rezolutës nga …
Më shumë...Memli Krasniqi: Zhbërja e MKRS-së jo vetëm që është e pamenduar mirë, por ka edhe qëllim të keq
Mendësia shkatërruese që i ka dalluar në opozitë për vite të tëra, duket se do të jetë mënyra e veprimit të tyre edhe në qeveri. Kështu e ka komentuar Memli Krasniqi shuarjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, e cila parashihet në planet e Vetëvendosjes dhe LDK-së, dy partive …
Më shumë...Me aktivitete tematike e përkujtimore përkujtohet 21-vjetori i Masakrës së Reçakut
Në shënim dhe përkujtim të 21-vjetorit të Masakrës së Reçakut, nesër nga ora 9:00 deri në orën 10:30 do të organizohen homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, pastaj nga ora 11:00 deri në orën 11:45 do të mbahet Akademia përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës, në Shtime, ku do të marrin …
Më shumë...Edi Rama përgëzoi rikthimin në tryezën e dialogut të opozitës jashtëparlamentare për Reformën Zgjedhore
Kryeministri, Edi Rama, përgëzoi sot rikthimin e arsyeshëm në tryezën e dialogut të opozitës jashtëparlamentare për shkallën e parë të Reformës Zgjedhore. “Përtej më shumë se një viti të humbur në rrugën e konfliktit të çuar deri në ekstremin e mosarsyes, duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm në tryezën e …
Më shumë...Agim Veliu: Oferta e Vetëvendosjes nuk ka diçka të re, as serioze, për një marrëveshje përfundimtare
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka folur për ofertën e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje drejtuar partisë së tij LDK-së. Ai ka thënë për mediet se në këtë ofertë nuk ka diçka të re, as serioze që do të mund ta zgjidhte situatën drejt një marrëveshje përfundimtare. “Unë …
Më shumë...Enver Hoxhaj: Si Vuçiqi ashtu dhe piuni sovjetik, Daçiqi, po e vazhdojnë politikën e Millosheviqit për Kosovë
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe Ivica Daçiq po e vazhdojnë politikën e Sllobodan Millosheviqit karshi Kosovës. Ai përmes një reagimi, ka përmendur metodat e përdorura nga Serbia për të blerë mos-njohjet e Kosovës. “Kampanja lobuese kundër Kosovës përmes ryshfetit …
Më shumë...Ursula von der Leyen: Gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë vendimtar për marrëdhëniet BE-Ballkan Perëndimor
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë vendimtar për marrëdhëniet BE-Ballkan Perëndimor. Ajo njoftoi se Komisioni Evropian do të dalë me një metodologji të re të zgjerimit brenda dy javësh.Von der Leyen tha se nëse samiti BE-Ballkan Perëndimor në Zagreb …
Më shumë...Albulena Haxhiu: Nëse nuk bëhet koalicioni me LDK-në opsion janë zgjedhjet e jashtëzakonshme
Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se çështja e kryekuvendarit është e mbyllur dhe se opsioni i vetëm nëse nuk bëhet koalicioni me LDK-në janë zgjedhjet e jashtëzakonshme. Ajo ka pranuar ofertën e re për LDK-në, po që nuk ka dashur ta komentojë, por thotë se …
Më shumë...Haziri: “Flaka 2020” i kushtohet kryengritësit të Anamoravës, kolosit të kombit Abdullah Tahiri, në 21 vjetorin e rënies
Në Gjilan ka filluar tashmë “Flaka e Janarit”, një manifestim ky kulturor, përmes të cilit kujtohen e nderohen heronjtë e kombit, që nga periudha e Skënderbeut e deri ta lufta e UÇK-së. Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka thënë se “Flaka 2020” i kushtohet kryengritësit të Anamoravës, kolosit të kombit …
Më shumë...Promovohen dy librat e ish të burgosurit politik, Gani Sylaj “Shenja e përkatësisë” dhe “Burg pas burgu”
Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë sot janë promovuar dy librat e ish të burgosurit politik dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Gani Sylaj, “Shenja e përkatësisë” dhe “Burg pas burgu”. Jakup Krasniqi shok dhe bashkëveprimtar i ilegales së Gani Sylës, para të pranishmëve në mënyrë kronologjike paraqiti historikun e kombit …
Më shumë...Besian Mustafa: LDK do të shqyrtojë ofertën e fundit nga Vetëvendosje, por pak të reja ka nga propozimi i mëparshëm
Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë një propozim të ri nga Lëvizja Vetëvendosje për të arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje. Por propozimi i ri sipas zëdhënësit të LDK-së, Besian Mustafa, ka pak të reja nga propozimi i mëparshëm i Vetëvendosjes. Ai ka thënë se ky propozim të vlerësohet. “Dje nga Lëvizja …
Më shumë...