leoni

Lajmet

Luljeta Aliu debaton ashpër me Faruk Rexhajn në Komisionin e Pavarur të Medieve

Pas zgjedhjes së aktivistes së Lëvizjes Vetëvendosje, Luljeta Aliut anëtare e Këshillit të Pavarur të Mediave, kanë vazhduar reagimet e organizatave ndërkombëtare për lirinë e medias. Qendra Evropiane për Lirinë e Medias dhe Shtypit, me seli në Gjermani, ka paralajmëruar se do ta informojë Këshillin e Evropës për këtë zhvillim, që për ta, është shqetësues. Sot në Kuvendin e Kosovës, Luljeta Aliu është zgjedhur anëtare e KPM-së. Ajo njihet për qëndrimet e saj publike në përkrahje të LV-së dhe Kryeministrit Kurti. Federata Evropiane e Gazetarëve kishte kërkuar që të mos zgjidhen përkrahësit e partisë në psuhtet dhe i ishin bërë thirrje kreut të LV-së që të ndalë politizimin e KPM-së. Lidhur me këtë rast ka reaguar e shqetësuar edhe ECPMF-ja. Jemi shumë të shqetësuar dhe të zhgënjyer nga vendimi i Kuvendit të Kosovës, i kontrolluar nga Lëvizja Vetëvendosje, për të zgjedhur Luljeta Aliun anëtare të Komisionit të Pavarur të Mediave. Ajo zëshëm, rregullisht dhe publikisht e ka përkrahur Lëvizjen Vetëvendosje dhe politikat e saj. Në asnjë mënyrë, ajo nuk mund të konsiderohet e pavarur”, thuhet në njoftimin e ECPMF-së.

Ish-analistja e pavarur e Vetëvendosjes dhe anëtarja e deleguar nga kjo parti në Komisionin e Pavarur të Mediave, Luljeta Aliu, vazhdon të mbështesë fuqishëm politikat e partisë në pushtet. Gjatë një seance të Komisionit, ajo  pati një debat të ashpër me ushtruesin e detyrës së kryeshefit të KPM-së, Faruk Rexhaj, …

Më shumë...

Evi Kokalari, po përpiqet për të mundësuar një takim midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Richard Grenelit

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka bërë të ditur  përpjekjet e saj për të mundësuar një takim midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe ish-emisarit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Kokalari thekson rëndësinë e ndërtimit të dialogut me z,  Grenell, veçanërisht në kontekstin e zgjedhjeve të ardhshme në SHBA, ku …

Më shumë...

Edward P. Joseph: Ka shpërputhje dhe anime në obligimet e marrëveshjes themelore Kosovë-Serbi

Edward Joseph

Profesori dhe analisti, Edward Joseph, ka vënë në dukje shpërputhjen  në obligimet e përcaktuara nga Marrëveshja Themelore mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka vërejtur se përderisa Kosovës i kërkohet të ndërmarrë hapa proaktiv drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, përgjegjësitë e Serbisë janë shumë më të kufizuara. …

Më shumë...

Pal Lekaj, ofertën e Kurtit për mërgatën e quajti një tallje dhe idiotësi politike, me qëllim të mashtrimit të mërgimtarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar mërgimtarët të investojnë në Kosovë, duke u ofruar garanci për kreditë. Megjithatë, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kritikuar ashpër këtë ofertë, duke e cilësuar si tradhti ndaj diasporës. Kurti ka zhgënjyer mërgatën që nga fillimi i mandatit, duke mos përmbushur premtimet e …

Më shumë...

Ariana Musliu: Qeveria-Kurti është autoritare, e korruptuar e pa besueshme për bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka folur lidhur me qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për tendenca autoritare dhe korrupsion. Ajo reagon në kontekstin e deklaratave të ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier, i cili ka shprehur shqetësim për disa zgjidhje politike të qeverisë së Kosovës, duke e parandaluar realizimin …

Më shumë...

Skena politike, javore, në Kosovë, u dominua nga akuzat dhe kundër-akuzat ndërmjet AAK-së, dhe Qeverisë Kurti

Besnik Tahiri, mori pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku u diskutua raporti për vëzhgimin e zgjedhjeve në Serbi

Javën e kaluar, skena politike në Kosovë u dominua nga akuzat dhe kundër-akuzat ndërmjet AAK-së, dhe Qeverisë Kurti. Debati u ndez nga një deklaratë e shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili paralajmëroi një “tërmet” zgjedhor për Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se populli do ta ndëshkojë Qeverinë …

Më shumë...

Një gjyqtare federale në Amerikë, konstaton se emërimi i Xhek Smitit, hetues special në rastin e Trumpit ishte anti-kushtetues

Ish-kryeprokurori i Gjykatës Speciale, Xhek Smit, që hetoi dhe ngriti aktakuzë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka hasur në një pengesë të madhe në hetimin e tij ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Një gjyqtare federale ka shpallur se emërimi i Smithit si hetues special në rastin e dokumenteve të Mar-a-Lago ishte …

Më shumë...

Richard Grenell reagon pas vendimit të Gjykatës kundër Xhek Smitit, në rastin e Trumpit, tani thotë është radha në rastin Thaçi

Ish-emisari për Ballkanin, Richard Grenell, ka reaguar pas fitores së Donald Trump në betejën ligjore kundër prokurorit, Jack Smith. Gjykata amerikane e shpalli emërimin e Smitit si anti-kushtetues, duke e kompromentuar rastin e tij kundër Trumpit. Jack Smith ishte gjithashtu prokurori që ngriti aktakuzën kundë Hashim Thaçit dhe krerëve tëUÇK-së. …

Më shumë...

Gjykata Specialja sot shpall vendimin në rastin kundër Pjetër Shalës, Prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë që vërteton fajësinë e tij

Pjetër Shala

Mbrojtja e Pjetër Shalës, thotë se kemi të bëjmë me një numër jashtëzakonisht të madh të arkivave dhe dokumenteve interesante për këtë çështje të cilat nuk janë më të disponueshme dhe sigurisht që këto arkiva dhe dokumente do të kishin qenë shume interesante për këtë çështje. Mbrojtja e Pjetër Shalës …

Më shumë...

Bislim Zyrapi deklaron se nuk ka parë urdhër për arrestimin e Blerim Kuqit, të nënshkruar nga Jakup Krasniqi

Dëshmitari, Bislim Zyrapi gjatë dëshmisë së tij në Hagë, ka pohuar se pas krijimit të Qeverisë së Përkohshme, aspektet ushtarake kanë vijuar që të mbesin pjesë e UÇK -së. Këtë e kishte thënë edhe për Zyrën e Prokurorit, gjë të cilën e ka pohuar edhe dje ë sallën e gjyqit duke iu përgjigjur pyetjeve të mbrojtjes së Thaçit, përmes avokatit Luka Mishetiq. Po ashtu, ai ka pohuar se qëndron fakti ashtu siç e kishte thënë që kur Fatmir Limaj kaloi në Ministrinë e Mbrojtjes, nuk e kishte më në dorë komandën e policisë ushtarake, sepse kjo njësi vijoi të qëndronte nën urdhrat e UÇK-së. Zyrapi ka pohuar se deri sa është bartur në Qeverinë e Përkohshme, Sokol Dobruna i ka raportuar komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çekut. Pas funksionit të tij në UÇK, dëshmitari ka thënë se ka shkuar të punonte si asistent në Ministrinë e Mbrojtjes e që më pas ka deklaruar se ky dikaster bënte pjesë në Qeverinë e Përkohshme dhe jo në UÇK.

Gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale  në Hagë, dëshmitari Bislim Zyrapi, ka deklaruar se nuk ka parë urdhër të nënshkruar nga Jakup Krasniqi për arrestimin e Blerim Kuqit. Këtë deklaratë, Zyrapi e ka bërë duke u përgjigjur në pyetjet e avokates së Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, raporton “Betimi për Drejtësi”. …

Më shumë...

Këshilli Prokurorial i Kosovës: Qeveria-Kurti vazhdimisht i ka injoruar e refuzuar komentet dhe propozimet e përfaqësuesve të KPK-së

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka njoftuar opinionin publik se Qeveria-Kurti në vazhdimësi ka injoruar dhe refuzuar komentet, sugjerimet dhe propozimet e përfaqësuesve të deleguar të KPK-së në grupet punuese, të formuara nga ana e Ministrisë së Drejtësisë dhe në komisionet e Kuvendit të Kosovës për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit …

Më shumë...

Altin Dumani: Qytetet me numrin e madh të vrasjeve janë Durrësi, Fushë-Kruja, Fieri, Vlora, Shkodra dhe Elbasani

Ambasada amerikane në Tiranë përgëzon Altin Dumanin për zgjedhjen në postin e Kryeprokurorit të ardhshëm të SPAK-ut.

Kreu i Prokurori i SPAK-ut në Shqipëri,  Altin Dumani, ka treguar se qytetet më problematike sa i përket numrit të vrasjeve janë Durrësi, Fushë-Kruja, Fieri, Vlora, Shkodra dhe Elbasani. Dumani tregoi gjithashtu se trafiku i narkotikëve është problematik në qytetet si Durrësi, Vlora, Gjirokastra, Fieri dhe Kurbini.Ai deklaroi  se grupet kriminale shqiptare …

Më shumë...

Turqia shënoi 8-vjetorin e përpjekjeve për grusht-shtet të 15 korrikut të vitit 2016

Rreth 500 puçistë turq janë sjellë para gjyqeve, në Turqi lidhur me grusht-shtetin e dështuar një vit më parë

Turqia  shënoi 8-vjetorin e përpjekjeve për grusht-shtet  të 15 korrikut të vitit 2016, duke kujtuar jetët e humbura dhe duke festuar unitetin e kombit, raporton Anadolu. Që nga përcaktimi i festës shtetërore në tetor 2016, Türkiye çdo vit shënon 15 Korrikun si Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, me aktivitete në mbarë …

Më shumë...

80 palestinezë janë vrarë dhe 216 janë plagosur si pasojë e sulmeve të ushtrisë izraelite, mbi popullatën civile, në Rripin e Gazës

Është rritur në 37.900 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës

80 palestinezë janë vrarë dhe 216 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve të kryera nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu. Në deklaratën e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, jepet informacion për sulmet që Izraeli po kryen në Rripin e …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj- “Të dashur bashkatdhetarë, mirë se vini në vendlindjen tuaj”

Kryetari Ramosaj shprehi gatishmërinë për ardhjen e bashkatdhetarëve dhe ka thënë se kam kënaqësinë e veçantë që si kryetar komune të jem me ju dhe në dispozicionin tuaj gjatë këtyre ditëve. Andaj ju ftoj në zyrën time për kafen e mëngjesit, nga data 25 Korrik deri me datë 5 Gusht, …

Më shumë...

Kryeministri Kurti, sot në Ambasadën turke, në Prishtinë, mori pjesë në “Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar” të Turqisë

Kryeministri  Kurti, sot në Ambasadën  turke, në Prishtinë, mori pjesë në “Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar” të Turqisë. Në fjalën e tij, kryeministri Kurti ka përkujtuar dëshmorët e demokracisë të cilët 8 vjet më parë, më 15 korrik 2016, i patën shpëtuar institucionet demokratike të shtetit të Turqisë të …

Më shumë...