Lajmet

Zyberaj: Shumica e anëtarëve të strukturave udhëheqëse të Serbisë që bënë krime në Kosovë u lanë të lirë e disa u akuzuan por nuk u gjykuan

Jetlir Zyberaj: Aleanca Kosova e Re synon që të hyjë në koalicion parazgjedhor me bashkë me ndonjë parti politike

Këshilltari i shefit të diplomacisë së vendit tonë, Behxhet Pacolli, Jetlir Zyberaj ka publikuar dokumente që dëshmojnë për përfshirjen e anëtarëve të strukturave udhëheqëse të Serbisë në krimet dhe masakrat e shqiptarëve anekënd Kosovës. Këshilltari, Jetlir Zyberaj ka shkruar se brenda kësaj dosje, mund të shihet procedura e zhvarrosjes së …

Më shumë...

Moskrijimi i qeverisë tregon për papërgjegjësinë e VV-së dhe LDK-së për çështje shtetërore konstatojnë analistët

Vetëvendosje e LDK

Duke folur për mos krijimin e Qeverisë dhe bisedat e stërzgjatura në mes të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, analistët kanë konstatuar se moskrijimi i qeverisë tregon për papërgjegjësinë e këtyre dy partive politike për çështje shtetërore. Analistët kanë thënë se të dyja këto parti kanë kërkesa dhe heqja …

Më shumë...

12 emigrantë janë mbytur nga përmbytja e anijes, me të cilin po lundronin nëpër ujërat e Greqisë perëndimore

Roja bregdetare greke ka njoftuar se së paku 12 qytetar janë mbytur nga përmbytja e anijes së imigrantëve me të cilin po lundronin nëpër ujërat perëndimore të Greqisë. Roja bregdetare greke njoftoi se 21 persona janë shpëtuar të gjallë nga kjo anije por shifra e të vdekurve ishte njëra prej …

Më shumë...

Lajçi: Vonesa në krijimin e institucioneve është papërgjegjësi

Ali Lajçi

Zyrtari i lartë i Vetëvendosjes, Ali Lajçi ka thënë se vonesa në krijimin e institucioneve është papërgjegjësi dhe ka kërkuar nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa që ta krijojnë qeverinë. Zyrtari i lartë i Vetëvendosjes, Ali Lajçi ka shtuar më tutje …

Më shumë...

Rritet ndjeshëm numri i rasteve të dhunës në familje

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e rriten. Gjatë vitit të kaluar janë raportuar 1 mijë e 750 raste, 1 mijë e 400 prej të cilave janë dhunë ndaj grave. Njohësit e kësaj fusha kanë tërhequr vërejtjen se si pasoj e mos reagimit me kohë apo lënies pas dore …

Më shumë...

Komuna e Gjilanit ka filluar manifestimin tradicional “Flaka e Janarit 2020”

Komuna e Gjillanit ka filluar sot manifestimin tradicional “Flaka e Janarit 2020”. Aktivitetet kanë filluar me bërjen e homazheve në varrezat e dëshmorëve nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtor. Ai vlerësoi lart rolin dhe kontributin e dëshmorëve të rënë në etapa të ndryshme për çlirimin e …

Më shumë...

Është nënshkruar marrëveshja mes Shqipërisë dhe Turqisë për ndërtimin e 500 banesave, në Laç e në Thumanë

Është nënshkruar marrëveshja mes Shqipërisë dhe Turqisë për ndërtimin e 500 banesave në Laç e Thumane, vende të cilat u goditën nga tërmeti i 26 nëntorit i cili dëmtoi e shkatërroi ndërtesa e shtëpi të shumta. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se tanimë jemi në …

Më shumë...

Tahirsylaj: Temperatura pritet të bie ndjeshëm nga gjysma e janarit dhe mund të ulet deri në -20 gradë

Lekaj: Bora nuk po ndalet e as puna për ta pastruar atë, shoferë keni kujdes përshtatjuni kushteve atmosferike

Profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj ka paralajmëruar se temperatura pritet të bie ndjeshëm nga gjysma e janarit dhe mund të ulet deri në -20 gradë. Ai ka shtuar më tutje se në ditët në vijim do të ketë një ulje më të madhe të temperaturave, si ato minimale edhe të …

Më shumë...

Mosmiratimi i buxhetit për vitin 2020 mund t’i shkaktojë Kosovës kolaps financiar

Buxheti për vitin 2021 pritet të jetë 200 milionë euro më i ulët se i vitit aktual si shkak i pandemisë se virusit korona

Njohës së ekonomisë kanë paralajmëruar se mosmiratimi i buxhetit për vitin 2020 mund t’i shkaktojë Kosovës kolaps financiar. Edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka tërhequr vërejtjen se pa miratimin e buxhetit për vitin 2020, shteti mund të bankroton, meqë shfrytëzimi i buxhetit të vitit paraprak mund të bëhet vetëm …

Më shumë...

Kryetari Thaçi ndihet i obliguar të ndërmarrë veprime pa vonesa lidhur me caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë

Thaçi

Kryetari i Kosovës, Hashim  Thaçi ndihet  i obliguar që të ndërmarrë veprime pa vonesa të mëtejme, lidhur me propozimit të mandatarit për formimin e Qeverisë. Por juristët nuk shohin mundësi për ndonjë veprim kushtetues. Në Lëvizjen Vetëvendosje dhe në Lidhjen Demokratike parti këto që janë duke përjetuar krizë në negociatat …

Më shumë...

Marrëveshja bashkë-qeverisëse mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është stërzgjatur

Mustafa - Kurtit: Anuloje vendimin për shkarkimin e ministrit Veliu dhe hiqe taksën ose prishet koalicioni

Marrëveshja për koalicion në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është stërzgjatur. Pavarësisht  deklaratave të kryetarëve të të dyja partive se qeveria do të formohet shpejt pas zgjedhjeve të 6 tetorit, LVV-së e LDK-së nuk i mjaftuan as 3 muaj kohë. Kryetarja e Alternativës, deputete e Grupit Parlamentar …

Më shumë...

Kryetari i Rahavecit, Smajl Latifi priti në një bisedë gazetarët e Radios-Kosova të cilëve iu dhuroi një stemë të UÇK-së

Kryetari i Rahavecit, Smajl Latifi priti në një bisedë gazetarët e Radios-Kosova të cilëve iu dhuroi një stemë të UÇK-së

Kryetari i komunës se Rahovecit, Smajl Latifi, duke folur lidhur me situatën aktuale politike dhe mundësinë e bërjes së koalicionit është shprehur skeptik lidhur me mundësinë e ndonjë ndryshimi pozitiv. Sipas tij Lëvizja Vetëvendosje ka gabuar që ka venë vija të kuqe me subjekte politike, është dashur të ketë vija …

Më shumë...

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare në drejtim të Serbisë

Merdare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare në drejtim të Serbisë. Mërgimtarët tanë që pas festave të fundvitit po kthehen në vendet perëndimore në pikë-kalimin kufitar me Serbinë në Merdare po përballen me pritje të gjata, disa orësh ndërsa në pikat e tjera …

Më shumë...

Një luftanije ruse iu afrua befasisht një shkatërruesi të Marinës amerikane ndërsa ishte duke operuar në Detin Arabik

Një luftanije ruse iu afrua befasisht një shkatërruesi të Marinës amerikane ndërsa ishte duke operuar në Detin Arabik

Një luftanije ruse “iu afrua agresivisht” një shkatërruesi të marinës amerikane ndërsa ishte duke operuar në Detin Arabik të Veriut të enjten, duke injoruar paralajmërimet nga anija amerikane dhe duke rritur rrezikun e një përplasjeje, tha Marina amerikane. “Të enjten, 9 janar, ndërsa po kryente operacione rutinë në Detin Arabik …

Më shumë...

Teherani zyrtar e pranon se rrëzimi i aeroplanit “Boing” të Ukrainës në Iran ishte pasojë e një gabimi njerëzor

Teherani zyrtar ka pranuar se rrëzimi i aeroplanit “Boing” të Ukrainës, në Iran, ishte pasojë e një gabimi njerëzor. Televizioni shtetëror iranian njoftoi se avioni i rrëzuar ka fluturuar pranë një baze ushtarake të rëndësishme, dhe u godit nga një raketë. Being 737 i shoqërisë ukrainase të fluturimit, UIA është …

Më shumë...

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj thotë se Albin Kurti është përgjegjës për vonesat në krijimin e institucioneve

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj

Kryeministri, Ramush Haradinaj, në një konferencë për gazetarë ka folur rreth zhvillimeve politike në vend dhe vonesave në formimin e qeverisë, duke thënë se partia fituese e zgjedhjeve është përgjegjëse për krijimin e institucioneve. Ai tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk është kontaktuar nga askush dhe nuk është …

Më shumë...