Lajmet

Daut Haradinaj: Kuvendi i Kosovës mund ta zhbëjë Gjykatën Speciale

Daut Haradinaj

Daut Haradinaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar ndaj aktakuzës së re të  Gjykata Speciale ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, përfshirë Hajredin Kuçin, Isni Kilajn dhe Bashkim Smakajn. Haradinaj tha se Gjykata Speciale u krijua nga Parlamenti i Kosovës dhe se po i njëjti institucion mund …

Më shumë...

Avokati, Ardian Bajraktari ka kritikuar aktakuzën e re të ngritur nga Zyra e Prokurorit kundër, Hashim Thaçit

Avokati, Ardian Bajraktari, ka kritikuar aktakuzën e re të ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke e cilësuar si të pakuptimtë. Ai ka theksuar se një person që ndodhet në paraburgim nuk mund të akuzohet për pengim të drejtësisë.  Akuzat janë të pabaza, …

Më shumë...

Memli Krasniqi: Procedurat në Hagë duhet të reflektojnë drejtësi dhe paanshmëri

Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj njoftimit të Zyrës së Prokurorit  për aktakuzën e re ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim prej katër vitesh. Ai ka ngritur shqetësime për drejtësinë dhe paanshmërinë e këtij procesi. Arrestimi i tri personaliteteve të tjera dhe …

Më shumë...

Prokuroria e Speciale, në Hagë, ka ngritur akuza të reja kundër Hashim Thaçit dhe disa ish-zyrtarëve të tij

Zyra e Prokurorit, në Hagë, ka njoftuar se ka ngritur akuza të reja kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, për vepra penale që lidhen me pengimin e drejtësisë. Po ashtu, janë lëshuar fletarrestime për ish-zyrtarët Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu, ndërsa për Hajredin Kuçin është lëshuar një fletëthirrje për paraqitje …

Më shumë...

Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, merr thirrje nga Gjykata Speciale pas konfirmimit të aktakuzës

Gjykata Speciale e Hagës ka njoftuar se ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, iu ka  dorëzuar një fletëthirrje për paraqitjen e parë në Hagë, pas konfirmimit të aktakuzës ndaj tij. Aktakuza kundër Kuçit dhe katër të tjerëve, përfshinë  ish-presidentin Hashim Thaçi, Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun dhe Isni Kilajn. Si rezultat i …

Më shumë...

Kryeministri Kurti, gjatë vizitës në Bosnjë-Hercegovinë u takua me anëtarët e Presidencës, Denis Beqiroviq e Zhelko Komshiq

Kryeministri Kurti, gjatë vizitës në Bosnjë-Hercegovinë u takua me anëtarët e Presidencës, Denis Beqiroviq e Zhelko Komshiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Bosnjë e Hercegovinë është takuar me dy anëtarë të Presidencës, boshnjakun Denis Beqiroviq dhe kroatin, Zhelko Komshiq. Për takimin që kishte me Kurtin, Komshiq ka thënë se e ka falënderuar për veprimin e njëanshëm të Kosovës për heqje të vizave qytetarëve të …

Më shumë...

KPM: Ligji për Zgjedhjet kërkon nga mediat të paraqesin në mënyrë të drejtë e të paanshme të gjitha subjektet politike të certifikuara

KPM: Ligji për Zgjedhjet kërkon nga mediat të paraqesin në mënyrë të drejtë e të paanshme të gjitha subjektet politike të certifikuara

Komisioni i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë, ka organizuar tryezë me përfaqësues të institucioneve, mediave dhe organizatave të shoqërisë civile rreth obligimeve, përgjegjësive e sfidave të mediave gjatë zgjedhjeve. Aty u kërkua nga mediat që të jenë të balancuara dhe t’iu japin hapësirë të …

Më shumë...

Ekipi mbrojtës i Nezir Mehmetajt, ka paralajmëruar se do ta apelojë vendim e Gjykatës së Lartë të Serbisë

Shtetasi i Kosovës, Nezir Mehmetaj është dënuar nga Gjykata e Lartë e Serbisë me gjashtë vjet burg, nën akuza për krime lufte kundër popullatës civile në fshatin Rudicë të Klinës më 1999. Ekipi i tij mbrojtës ka paralajmëruar se do ta apelojë këtë vendim. Gjykata e Lartë e Serbisë tha se ka konstatuar se Mehmetaj në qershor të vitit 1999 kishte marrë pjesë në rrëmbimin e civilit me kombësi rome, Jelaj Ramadan, mbetjet mortore të të cilit ende nuk janë gjetur. Sipas pretendimeve të gjykatës, bashkë me Mehmetajn kanë qenë edhe anëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në vendimin e gjykatës u tha po ashtu se Mehmetaj ishte pjesëtar i UÇK-së dhe në atë kohë lëvizte në fshatin Rudicë me uniformë të UÇK-së. Agron Mehmetaj, vëllai i Nezirit, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se familja nuk ndihet aspak mirë, sepse e di që ai po mbahet padrejtësisht dhe pa asnjë fakt në burgun e Serbisë. Përveç Mehmetajt, në Serbi gjenden në paraburgim nën akuza për krime lufte edhe Hasan Dakaj dhe Tefik Mustafa. Ndërkaq, Sadiku Duraku, që ishte arrestuar më 17 prill nën dyshime për krime lufte, u lirua në tetor të këtij viti.

Shtetasi i Kosovës, Nezir Mehmetaj është dënuar nga Gjykata e Lartë e Serbisë me gjashtë vjet burg, nën akuza për krime lufte kundër popullatës civile në fshatin Rudicë të Klinës më 1999. Ekipi i tij mbrojtës ka paralajmëruar se do ta apelojë këtë vendim. Gjykata e Lartë e Serbisë tha …

Më shumë...

Lista Serbe, e cila e ka mbështetjen e Beogradit, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025

Serbët në Veri të Kosovës shpallën Asociacionin, “Republikë Serbe”

Partia e serbëve në Kosova, Lista Serbe, që ka mbështetjen e Beogradit, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit.  Në një deklaratë publike  Lista Serbe thotë se këtë vendim do ta marrë pas incidentit që ndodhi dje në Kuvendin e Kosovës ku ata shkuan për t’u nënshkruar …

Më shumë...

Emmanuel Macron, njoftoi se do të emërojë një kryeministër të ri, pas dorëheqjes së Mishel Barnije

Emmanuel Macron, thotë se rebelimi i drejtuar nga Yevgeny Prigozhin tregon për brishtësinë e ushtrisë ruse

Presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi se do të emërojë një kryeministër të ri pas dorëheqjes së Michel Barnier, qeveria e të cilit u rrëzua pas një votimi mosbesimi në parlament. Në një fjalim drejtuar kombit, Macron hodhi poshtë presionet e opozitës për të dhënë dorëheqjen, duke u zotuar të qëndrojë …

Më shumë...

Shtatorja e Hafez al-Asadit në provincën Hama të Sirisë është rrëzuar nga popullata siriane

Shtatorja e Hafez al-Asadit në provincën Hama të Sirisë është rrëzuar nga popullata siriane

Shtatorja e Hafez al-Asadit në provincën Hama të Sirisë është rrëzuar nga popullata, raporton Anadolu. Sipas informacioneve të marra nga burime në terren, statuja e babait të Bashar al-Asadit, Hafez Asad, në Hama, është shkatërruar nga banorët e qytetit. Në shkurt të vitit 1982, presidenti i atëhershëm sirian Hafez al-Asad …

Më shumë...

Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatët e koalicionit për deputetë të Kuvendit të Kosovës, nga Theranda

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Theranda. Haradinaj ka thënë se edhe pa mbështetjen e qeverisë, Suhareka është shndërruar në qendër të zhvillimit ekonomik. “Energjia e Suharekës sot ishte dëshmi e …

Më shumë...

Të arrestuarit, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj e Fadil Fazliu nga zyrat e EULEX-it në Kosovë, janë dërguar për në Hagë

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Bashkim Smakaj, ish-nënkryetari i Malishevës Isni Kilaj dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Fazliu janë dërguar për në Hagë, nga zyrat e EULEX-it në Kosovë. Aty janë mbajtur nga dita e djeshme kur edhe janë arrestuar. Fahri Fadil Fazliu tha para gazetarëve se nuk ka mundur ta …

Më shumë...

Xhavit Haliti: Glauk Konjufca, shkeli Kushtetutën duke iu pamundësuar deputetëve të Listës Serbe, të hyjnë në sallë

https://www.google.com/url?sa=i&url=https%3A%2F%2Fgazetablic.com%2Fagjencia-kunder-korrupsionit-sqaron-publikimin-e-pasurise-se-xhavit-halitit-dhe-arta-rama-hajrizit%2F&psig=AOvVaw1Vm3iZ7oCkJZDpqkqUNlfH&ust=1625145827240000&source=images&cd=vfe&ved=0CAoQjRxqFwoTCJjI5pG6v_ECFQAAAAAdAAAAABAJ

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, e ka quajtur të gabuar dhe shkelje të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit veprimin kryetarit, Glauk Konjufca, i cili ndërpreu seancën për t’i pamundësuar deputetëve të Listës Serbe, që të futën në sallë. Po ashtu edhe deputetët e Vetëvendosjes bllokuan ulëset e deputetëve të Listës …

Më shumë...

Nezir Mehmetaj është dënuar nga autoritetet gjyqësore serbe me gjashtë vjet burg, nën akuza për krime lufte

Gjykata e Lartë në Beograd nuk e ndryshon masën e paraburgimit për shtetasin e Kosovës, Nezir Mehmetaj

Nezir Mehmetaj është dënuar nga autoritetet gjyqësore serbe me gjashtë vjet burg, nën akuza për krime lufte. Në dënim do t’i llogaritet koha e qëndruar në paraburgim dhe ky vendim i shkallës së parë të gjyqësorit serb mund të apelohet. Ai u arrestua më 3 janar 2020 në pikëkalimin kufitar …

Më shumë...

Përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku dyshon në sigurinë e zyrave të organizatës

Faton Klinaku

Përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku dyshon në sigurinë e zyrave të organizatës, për  prani të pajisjeve përgjuese dhe kamerave të fshehta, madje brenda zyrave të OVL-UÇK. Kam gjetur pllaka të hequra në zyrë dhe jam i bindur që ka përgjues. Nuk i kam prekur ato, le të përgjojnë, sa të …

Më shumë...