Disa medie në Serbi bëjnë të ditur se kryetari i Francës, Emmanuel Macron papritmas i ka ftuar sot në një takim kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, të cilët ndodhen në Paris, ku po marrin pjesë në “Forumin e Paqes”. Macron qysh më parë kishte …
Më shumë...Lajmet
Bizneset kërkojnë uljen e tarifave nga bankat komerciale
Kamata prej 5% për kthimin e parave të imëta, tarifat në Master dhe Visa Card, POS-ët, rritja e tarifave në regjistrimin e makinave për 26%, mundësia kufizuar e deponimit të parave dhe mungesa e sigurisë gjatë deponimit në ATM, ishin disa nga çështjet për të cilat Oda e Afarizmit të …
Më shumë...Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, sot do të marrë pjesë në seancën plenare të Forumit të Paqes, në Paris
Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, sot do të marrë pjesë në seancën plenare të Forumit të Paqes në Paris, ndërsa në mesditë do të ketë një diskutim të veçantë, ku do të flasë për angazhimin për arritjen e paqes së qëndrueshme në Kosovë dhe rajon. Forumi i Paqes në Paris …
Më shumë...Tanja Fajon: Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për të lëvizur lirshëm, por nuk po lejon BE-ja
Eurodeputetja dhe raportuesja për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka ripërsëritur se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për të lëvizur lirshëm dhe se pret nga Komisioni Evropian që të jetë më i përkushtuar rreth kësaj çështje. Ajo ka theksuar se është koha që …
Më shumë...Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, kundër ftesës që Specialja, i ka dërguar Rexhep Selimit
Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka reaguar lidhur me ftesën e Gjykatës Speciale, që i ka bërë Rexhep Selimit. Ai ka thënë se Gjykata Speciale është gjykatë njëetnike dhe kundër UÇK-së, me akuza të Serbisë. Rexhë duhet të jesh me fat, që me luftën tonë të drejtë, me …
Më shumë...Dje në Varshavë të Polonisë, dhjetëra mijëra protestues i kanë thonë jo Bashkimit Evropian
Dje në Varshavë të Polonisë, dhjetëra mijëra njerëz iu përgjigjën thirrjes së grupeve nacionaliste, duke marshuar me rastin e ditës së pavarësisë së vendit. Marshuesit thërrisnin “Zot, nder, atdhe!” dhe “jo, Bashkimit Evropian!”, duke mbajtur pishtarë dhe ndezur fishekzjarre. E gjithë zona u mbulua me një re tymi ku dominonin …
Më shumë...Prokuroria e Gjykatës Speciale fton për hetime edhe mjekun e luftës së UÇK-së, Fitim Selimi
Në njoftimin e tij lidhur me ftesën që ka marrë nga Prokuroria e Gjykatës Speciale në cilësinë e të dyshuarit për veprimtarinë time në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mjeku i luftës Fitim Slimi thotë se sot më fuqishëm më është rikthyer ndjenja e krenarisë për këtë periudhë më …
Më shumë...Numrit të rreth 250 ftesave për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale do t’ i shtohet edhe ajo e Hashim Thaçit, thotë Hysni Gucati
Numrit të rreth 250 ftesave për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale pritet t’iu shtohet edhe ajo e Hashim Thaçit, thotë kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati. Ai shton se brenda muajit nëntor pritet të ngrihen tri aktakuza nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Gjithë këto ftesa, Gucati i cilëson si të …
Më shumë...Nisma Socialdemokrate e ka mirëpritur vendimin e PZAP-it për mospranimin e votave të ardhura nga Serbia
Nisma Socialdemokrate e ka mirëpritur vendimin e PZAP-it ku urdhëron KQZ-në të largojë nga rezultati përfundimtar votat e ardhura nga Serbia, si dhe rinumërimin e 1472 vendvotimeve. Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj në një konferencë të jashtëzakonshme për media tha se pa votat e ardhura nga Serbia, Nisma dhe partnerët …
Më shumë...Anëtari i KQZ-së nga Vetëvendosje Adnan Rrustemi ka reaguar pas vendimit të PZAP-it për rinumërimin e 1.500 vendvotime
Anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar pas vendimit të PZAP-it, që të rinumërohen rreth 1 mijë e 500 vendvotime, duke thënë se vendimet e sotme të këtij institucioni nuk janë ligjore. Ai në një postim në Facebook shkruan se për tri vota të pavlefshme, …
Më shumë...Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e urdhëron KQZ-në që të rinumërojë 1472 vendvotime
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim lidhur me ankesat e subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 06 tetorit 2019. Në njoftimin e bërë nga PZAP-i për media thuhet se PZAP-i vendosur që të urdhërojë KQZ-në, për rinumërimin e 1472 …
Më shumë...Edhe ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shefqet Buçaj ftohet nga Gjykata Speciale
Njoftohet se Gjykata Speciale ka ftuar edhe ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shefqet Buçajn. Lajmin se Buçaj ka marrë ftesë nga Specialja e ka bërë publik kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës Hysni Gucati. “Tash u njoftova se sot ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale Shefqet Buçaj, nga …
Më shumë...Ursula Von der Lejen: Rusia, Kina apo Turqia mund ta marrin Ballkanin, nëse BE-ja i injoron edhe më tej
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Lejen u kërkoi liderëve të vendeve të Bashkimit Evropian që të fillojnë menjëherë bisedimet e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ajo theksoi se Rusia ose Kina mund të plotësojnë boshllëkun nëse Bashkimi Evropian nuk është i pranishëm në rajon. Në një …
Më shumë...Socialistët që kanë qeverisur deri më tani në Spanjë, kanë fituar më së shumti vota në zgjedhjet e së dielës
Socialistët që kanë qeverisur deri më tani në Spanjë, kanë fituar më së shumti vota në zgjedhjet e së dielës, mirëpo kanë humbur shumicën, meqë partitë e krahut të djathtë kanë shënuar fitore të mëdha. Partia Popullore konservatore është renditur e dyta dhe partia e të djathtës ekstreme, Vox ka …
Më shumë...Tri vjet më parë, më 11 nëntor të vitit 2016, pas shumë pengesave e vështirësive ka filluar transmetimin e programit, TV-Dielli
Tri vjet më parë, më 11 nëntor të vitit 2016, pas shumë pengesave e vështirësive ka filluar transmetimin e programit, Televizioni “Dielli”, projekt i Simbolit të Rezistencës Kombëtare, Adem Demaçi. Ideja e projektit është përkrahur nga disa ish të burgosur politikë, të cilët kishin grumbulluar të hollat e zhdëmtimit për …
Më shumë...Ministria e Punëve të Jashtme e cilëson si gënjeshtër lajmin për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Gana
Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm në largim të Kosovës, Behxhet Pacolli, e ka cilësuar si gënjeshtër lajmin për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Gana. Ai ka thënë se pretendimet e ministrit të Jashtëm të i Serbisë, Ivica Daçiq, për këtë çështje janë vetëm propagandë. “Është një propagandë …
Më shumë...