leoni

Lajmet

Ministria e Infrastrukturës reagoi kundër një keqinformimi në Koha Ditore dhe në të ashtuquajturin, AGK

Ministria e Infrastrukturës reagoi kundër një keqinformimi në Koha Ditore dhe në të ashtuquajturin, AGK

Për hir të sqarimit të opinionit publik, Hill International, si punëmarrës i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, asnjëherë nuk ka thënë, PO apo JO, sa i përket debatit me operatorin Bechtel & Enka lidhur me borxhin e 53 milionë eurove (borxh i cili  ishte akumuluar nga keqqeverisja e kaluar, sepse …

Më shumë...

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Mosrespektimi i ligjit dhe rregullave në trafik, ka bërë që aksidentet rrugore të shndërrohen në një prej problemeve shumë serioze në Kosovë. Vetëm gjatë muajve janar – shtator, 2019, sipas Policisë së Kosovës, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 persona janë lënduar. Në shumicën e rasteve, sipas …

Më shumë...

Abbott: Për një sistem gjyqësor të pavarur të bëhen rekrutimet dhe emërimet e duhura si dhe të vlerësohet performanca

Nicholas Abbott: Institucionet e drejtësisë në Kosovë të punojnë më shumë për ndjekjen e krimeve të luftës

Ambasada Britanike, përmes partnerëve zbatues – Axiom International dhe Agencia – lidhën Memorandumin e Bashkëpunimit me Këshilli Gjyqësor i Kosovës për zbatimin e projektit “Forcimi i Sistemit të Drejtësisë në Kosovë”. Ambasada thotë se ky projekt synon të rrisë llogaridhënien, transparencën dhe integritetin, duke zhvilluar sisteme të qëndrueshme dhe në …

Më shumë...

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e hedh poshtë ankesën e NISMA-AKR-PD-së për votat e ardhura nga Serbia

Në QNR sot pritet të përfundojë procesi i rinumërimit të 1,400 vendvotimeve për të cilat kishte vendosur PZAP

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, në seancën e mbajtur sot ka shqyrtuar ankesën e paraqitur nga koalicioni NISMA-AKR-PD, kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me të cilën ka kërkuar që të anulohen si të parregullta fletëvotimet e ardhura nga Serbia, përmes postës, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend …

Më shumë...

Erdogan: Turqia nuk e njeh rezolutën e cila masakrën ndaj armënve një shekull me parë e cilëson si gjenocid

Erdogan: Turqia nuk e njeh rezulutën amerikane e cila masakrën ndaj armënve një shekull me parë e e cilëson si gjenocid

Kryetari i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha sot se parlamenti i vendit do t’i përgjigjet një rezolute për gjenocidin armen të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA, si dhe një propozim për vendosjen e sanksioneve ndaj Ankarasë zyrtare. “Turqia nuk e njeh rezolutën, e cila nuk ka asnjë vlerë …

Më shumë...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos që në rezultatet përfundimtare të pranohen edhe votat e Runikut

KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme me 6 vota pro dhe 3 abstenime ka votuar rekomandimin e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve që të hyjnë në rezultatet përfundimtare votat e një vendvotimi në fshatin Runik të Skenderajt. Burim Ahmetaj, koordinatori në QNR gjatë raportimit në mbledhjen e KQZ-së, …

Më shumë...

Ministri Pacolli po merr pjesë në konferencën e ministrave të vendeve anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë

Pacolli po merr pjesë në Konferencën e 38-të të ministrave të vendeve anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behxhet Pacolli, po merr pjesë në Konferencën e 38-të të ministrave të vendeve anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë. Në ndërkohë, ne margjinat e kësaj konference janë parapare të zhvillohen edhe shumë takime bilaterale mes ministrave te Jashtëm të hapësirës frankofone. …

Më shumë...

Serwer: Do të bëhet presion mbi Kosovën për arritjen e marrëveshjes me Serbinë para zgjedhjeve në Beograd

Serwer: Do të bëhet presion mbi Kosovën për arritjen e marrëveshjes me Serbinë para zgjedhjeve në Beograd

Daniel Serwer ka thënë se Kosova do të ballafaqohet me presion ndërkombëtar për marrëveshje të shpejtë me Serbinë. Serwer, ekspert për Ballkanin, ish i dërguar i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit dhe ish-zëvendëspresident i Institutit Amerikan për Paqe ka deklaruar se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do …

Më shumë...

Rasti i Astrit Deharit kalon nga Prokuroria Themelore në Prizren në juridiksion të Prokurorisë Speciale të Kosovës

Rasti i Astrit Deharit kalon nga Prokuroria Themelore në Prizren në juridiksion të Prokurorisë Speciale të Kosovës

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka marrë vendim që rasti i Astrit Deharit, të kalojë nga Prokuroria Themelore në Prizren në juridiksion të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Ky vendim është marrë pas kërkesës së familjes së të ndjerit, Astrit Dehari, dhe përfaqësuesit të tyre ligjor pas analizimit të …

Më shumë...

Kapter, Baki Ejupi, shëmbëlltyrë për edukimin e brezave

Kapter, Baki Ejupi, shëmbëlltyrë për edukimin e brezave

Dita e 29 Tetorit 2019, për Brigadën e Reagimit të Shpejtë të Batalionit të Tretë të Forcave të Sigurisë të Kosovës në Mitrovicë, solli dhembje të madhe, ku vdekja e rrëmbeu Kapter Bakiun, gjatë testimit të gatishmërisë kondicionale ushtarake. 45 vjeçari Baki Ejupi nga fshati Sekiraqë e Llapit, ishte luftëtar …

Më shumë...

Stevo Pendarovski thotë se ideja për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka ‘vdekur’ ende

Stevo Pendarovski thotë se ideja për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka ‘vdekur’ ende

Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski deklaroi se ideja për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka ‘vdekur’ ende. Pendarovski ka thënë se kjo ide vazhdon të diskutohet nga politikanë e ekspertë të rajonit. “Jo, ende jo (nuk ka vdekur ideja e shkëmbimit të territoreve). Ju e …

Më shumë...

Gent Cakaj thotë se Republika e Kosovës duhet ta përcaktojë platformën e saj politike për dialogun me Serbinë

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj kërkon që Republika e Kosova të bëhet pjesë e “Kartës së Adriatikut

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj thotë se edhe Kosova po paguan çmim për shkak të dinamikave të brendshme të vendeve anëtare të BE-së, pasi qytetarëve të saj po u mohohet mundësia e të lëvizurit lirshëm. Cakaj potencon se taksa në Rrugën e …

Më shumë...

Ambasada britanike në Prishtinë e fillon sot projektin e saj “Forcimi i Sistemit të Drejtësisë në Kosovë”

Ambasada britanike në Prishtinë e fillon sot projektin e saj “Forcimi i Sistemit të Drejtësisë në Kosovë"

Ambasada britanike, përmes partnerëve të saj implementues “Axiom International” dhe “Agjencia Limited” dhe në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës do të mbajë ceremoninë e fillimit të projektit të saj “Forcimi i Sistemit të Drejtësisë në Kosovë”. Ky projekt synon të rrisë llogaridhënien, transparencën dhe integritetin, duke zhvilluar sisteme, të …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Edi Ramën e kam vëlla, i kam vëllezer e motra të gjithë shqiptarët por unë jam kundër ndarjes

Ramush Haradinaj: AAK-ja nuk pretendon se do të jetë e parë në zgjedhje por të të arrijë ndonjërin nga postet kryesore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për paralajmërimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që tha se do e padisë në gjykatat e Kosovës. Ky rast ka të bëjë me një deklaratë të mëhershme të Haradinajt i cili kishte thënë se Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq …

Më shumë...

Dushko Markoviq: Marrëveshja e Demarkacionit Kosovës – Mali Zi është ratifikuar nga dy shtetet dhe kjo çështje është e mbyllur

Markoviq: Marrëveshja e Demarkacionit Kosovës - Mali Zi është ratifikuar nga dy shtetet dhe kjo çështje është e mbyllur

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka thënë se Marrëveshja e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi është ratifikuar në Kuvendet e dy shteteve dhe kjo çështje, sipas tij, është e mbyllur. Ai deklarimet për çëshjen e demarkacionit i ka bërë duke komentuar edhe deklaratat e Albin Kurtit, lidhur …

Më shumë...

Vetëvendosje ankohet në Supreme për votat e diasporës

Vetëvendosje ankohet në Supreme për votat e diasporës

Sot në Gjykatën Supreme, Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar ankesën me qëllim lejimin e numërimit të  gjitha pakove me fletëvotime nga bashkatdhetarët tanë si dhe hedhjen poshtë të vendimit të PAZP-së. “Presim që në afat sa më të shpejtë Gjykata Supreme të marrë vendim duke ia mundësuar realizimin e të drejtës …

Më shumë...