Avokati i Popullit i ka parashtruar Gjykatës Themelore në Prishtinë, padi me kërkesë për masë të përkohshme përkitazi me shkeljen nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të së drejtës për trajtim të barabartë të grave në të drejtat zgjedhore dhe të pjesëmarrjes. Avokati thotë se KQZ-ja, sipas mandatit që …
Më shumë...Lajmet
Lulzim Basha, shprehet i i gatshëm të ulet në tryezën e bisedimeve me Edi Ramën edhe pse për 8 muaj e kishte refuzuar
Kryetari i Partisë Demokratike dhe i opozitës jashtë parlamentare, Lulzim Basha, pas vendimit të mbrëmshëm të Bundestag-ut, lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë, është shprehur i gatshëm të ulet në tryezën e bisedimeve me kryeministrin, Edi Rama. Për rreth 8 muaj, Lulzim Basha e ka kushtëzuar dialogun me largimin …
Më shumë...Smajl Latifi: PDK-në dhe LDK-në kurriz të qytetarëve të Kosovës nuk nuk e votuan buxhetin për vitin 2020
Kryetari i komunës së Rahovec, Smajl Latifi ka akuzuar PDK-në dhe LDK-në, të cilat sipas tij, në kurriz të qytetarëve e sidomos bujqve të Rahovecit, për qëllime të qarta politike, nuk e votuan buxhetin për vitin 2020, duke kërkuar që buxheti nga 1 milion euro, të tkurret për 460.000 euro …
Më shumë...Rrahim Tërnava: Komuna e Fushë Kosovës keqpërdori buxhetin, nuk hapi vende pune
Mbështetje për digjitalizimin e shitjes dhe grantet e vogla për gratë në zanate të ndryshme siç është rrobaqepësia, ka premtuar Rrahim Tërnava nëse zgjidhet deputet. Kandidati nga Fushë Kosova në listën e PDK-së me numër 77, Rrahim Ternava, u ka thënë grave në Miradi të Epërme se punësimi i grave …
Më shumë...Në kuadër të Javës së Diplomacisë së ndryshimeve Klimatike, ERA organizoi një veprim kolektiv me të rinj
Në kuadër të Javës së Diplomacisë së ndryshimeve Klimatike, ERA organizoi një veprim kolektiv me të rinj me qëllim të gjelbërimit të qytetit të Pejës ku u mbollën më shumë se 100 fidane të llojit Pinus Sylvestris(Hortina). Ngjarja u zhvillua sot më 27 shtator,2019 në Parkun e Madh Karagaq, Pejë. …
Më shumë...Zëvendëskryeministri Limaj dhe ministri Shala marrin pjesë në përurimin e asfaltimit të zonës ekonomike në Therandë
Zëvendëskryeministri në detyrë, Fatmir Limaj së bashku me ministrin në detyrë të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala kanë marrë pjesë sot në përurimin e asfaltimit të zonës ekonomike në Shirokë të Therandës, zonë kjo e cila ka mbi 160 hektarë dhe mbi 70 biznese të cilat operojnë në të. Limaj …
Më shumë...Albulena Haxhiu thotë se tarifa 100 për qind, do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë me shtetin serb
Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë premtuar se nëse kjo parti i fiton zgjedhjet, tarifa 100 për qind e vendosur për importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë me shtetin serb. Albulena Haxhiu, kandidate për deputet nga kjo lëvizje, ka thënë se nëse Qeveria …
Më shumë...Ambasada amerikane bën thirrje të raportohen parregullsitë gjatë zgjedhjeve të 6 tetorit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve të raportojnë tek autoritetet kompetente nëse shohin ndonjë rast të shkeljeve të ligjit gjatë zgjedhjeve të 6 tetorit. “Zgjedhjet e lira dhe të ndershme varen nga individët, si dhe nga organizata. Monitorimi i zgjedhjeve ndihmon …
Më shumë...Miratohet buxheti i Prishtinës për vitin 2020
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar buxhetin për vitin 2020. Buxheti prej 91 milionë eurove kaloi me 35 vota për, një abstenim dhe asnjë kundër. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka falënderuar asamblistët për diskutimet që i quajti konstruktive. “Me 35 vota për, një abstenim, dhe asnjë kundër …
Më shumë...Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ofron asistencë për të votuar personat me nevoja të veçanta
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ofron asistencë për t’i ndihmuar persona me nevoja të veçanta të votojnë në zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Regjistrimi i personave me nevoja të veçanta për votim do të bëhet përmes ekipeve mobile duke filluar nga data 25 shtator deri më 1 tetor 2019. KQZ-ja është …
Më shumë...Ata që flasin për luftën kundër korrupsionit, duhet të kenë vepra kundër tij, porosisin Kosnett e Abbott
Philip Kosnett, ambasadori i SHBA-ve, ka dërguar mesazh për fushatën që deri më tani janë duke mbajtur partitë politike në vend. Ai ka thënë se nuk duhet të harrohet edhe rëndësia e paqes, drejtësisë dhe prosperitetit. “Përderisa fushata po vazhdon, mos e harroni rëndësinë e paqes, drejtësisë, dhe prosperitetit për …
Më shumë...Menaxhmenti i KEK-ut në krah të punëtorëve, kundër ligjit të pagave
Punëtorët e KEK-ut dhe sindikata i kanë vënë të gjitha shpresat tek Institucioni i Avokatit të Popullit dhe tek Gjykata Kushtetuese, për të ndaluar hyrjen në fuqi të ligjit të ri për pagat, përmes të cilit punëtorëve të KEK-ut, parashihet ulja e pagave. Ky ligj do të hyjë në fuqi …
Më shumë...Limaj: Duhet bërë bashkë për t’i kthyer dinjitetin Kosovës me zhvillim ekonomik, drejtësi dhe paketë sociale
Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj ka deklaruar se vizioni i tyre do të dalë fitues në zgjedhjet e 6 tetorit. Limaj në Vushtrri ku pati tubim elektoral me qytetarët e kësaj ane theksoi se ata janë kthyer në një shpresë për gjitha ato familje që kanë nevojë …
Më shumë...Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti premton të investojë 160 milionë euro në arsim dhe 120 milionë euro në shëndetësi
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin qendror elektoral të enjten në komunën e Ferizajt. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka ftuar qytetarët e Ferizajt që ta votojnë numrin 126 në zgjedhjet e 6 tetor. Kurti ka premtuar se Qeveria e drejtuar nga Vetëvendosje do të investojë …
Më shumë...Bundestagu gjerman voton me 365 vot pro hapjes së negociatave me Shqipërinë
Një debat për pak më shumë se gjysmë ore u zhvillua të enjten pasdite me propozimit të CDU-CSU-së dhe SPD-së, për konsensusin e Bundestagut dhe qeverisë federale për mbështetjen e hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Deputetët gjerman kanë hedhur votën e tyre …
Më shumë...Kadri Veseli thotë se PDK është shtëpia ku bëhen bashkë të guximshmit, të drejtit dhe miqtë e Kosovës
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, pas vizitave në Has dhe Prizren, është ndalur edhe në tri fshatra të Drenasit. Ai ka thënë se Partia Demokratike e ka guximin, e ka planin, e ka ekipin dhe rrugëzgjidhjen, si dhe i ka partnerët. “Në Arllat, Gllanasellë dhe Nekoc të Drenasit, me mbështetës …
Më shumë...