U diplomuan 43 policët e Shkollës së Stafit dhe Komandës së Policisë. Ambasadori i ShBA-së, Philip Kosnett, ka mbajtur një fjalim gjatë ceremonisë së diplomimit. Ai tha se ndjehet i privilegjuar që ndodhet në këtë ceremoni. Kosnett, përmendi se në tre pika kryesore duhet të bazohen këta studentë të rinj, …
Më shumë...Lajmet
Deputeti i Nismës, Enver Hoti reagon ndaj deklaratave të Konjufcës, ku përmendet edhe Fatmir Limaj
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Enver Hoti, i ka reaguar deklaratave të Glauk Konjufcës për çështjen e homologimit ku ka përmendur edhe kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj. Hoti tha se Nisma mbështet çdo iniciative që ndalon të gjitha monopolet, por si zakonisht, ai shtoi se debate të tilla zhvendosen dhe bartën …
Më shumë...Sot u varros në varrezat e Bllacës së Shkupit, veprimtari, Bajram Qykovci, njëri ndër NDSH-istët e fundit
Sot u varros në varrezat e Bllacës së Shkupit, njëri ndër NDSH-istët e fundit, Bajram Emin Qykovci. Kishte lindur dhe ishte rritur në fshatin Cërnillë të Komunës së Ferizajt, në një familje të thjeshtë, bujare fshatare më 1 maj të vitit 1927. Sikur moshatarët e tij të kohës shqiptarë, nuk …
Më shumë...Delegacioni i BE-së në Shqipëri kërkon të shmanget çdo formë të nxitjes së dhunës në zgjedhjet e 30 qershorit
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri përmes një deklarate publike bën thirrje për të shmangur çdo formë të nxitjes së dhunës sa i përket procesit të votimit në 30 qershor. “Duke pasur parasysh votimet që do të zhvillohen më 30 qershor 2019, është e domosdoshme që qytetarët që ushtrojnë të …
Më shumë...Krerët e OSBE u bëjnë thirrje politikanëve në Shqipëri të respektojnë proceset demokratike në zgjedhjet e 30 qershorit
Krerët e OSBE u ka bërë thirrje palëve politike të vetëpërmbahen dhe të respektojnë proceset demokratike të vendit. Në një deklaratë, OSBE u kërkoi palëve politike që të sigurojnë që procesi zgjedhor i 30 qershorit të jetë paqësor. OSBE ka monitoruar nga afër ngjarjet dhe ka nxitur vazhdimisht të gjithë …
Më shumë...DW: Pas bllokimit të dialogut me Kosovës, politika e jashtme serbe përpiqet ta gjejë rrugëdaljen në Uashington
Pas bllokimit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës politika e jashtme serbe përpiqet ta gjejë rrugëdaljen në Uashington. Edhe anulimi i samitit në Paris e ka bërë Beogradin të kthejë sytë nga SHBA. Prej ca kohësh politikanët në Beograd japin gjithnjë e më shumë deklarata për ndikimin vendimtar të Amerikës …
Më shumë...Përfaqesuesit e vendeve nënshkruese të CEFTA-së janë mbledhur sot në Vlorë të Shqipërisë
Në mbledhjen e vendeve nënshkruese të CEFTA-së, që po mbahet në qytetin e Vlorës të Shqipërisë, Kosova është duke u përfaqësuar nga zëvendësministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi. Në takim para së të lexohej raporti i vendeve nënshkruese, Serbia ka kërkuar që vendet e CEFTA-së të kenë qëndrim për …
Më shumë...Kryetari Thaçi dekoron me Urdhrin “Hero i Kosovës” katër dëshmorë të UÇK-së nga komuna e Malishevës
Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i dekoron me Urdhrin “Hero i Kosovës” katër dëshmorë nga komuna e Malishevës. Ai ka thënë se lufta heroike e UÇK-së është nderi dhe krenaria e kombit. “Urdhrin “Hero i Kosovës” sot e ndava për katër dëshmorë nga Komuna e Malishevës, për Habib Berishën, …
Më shumë...Gjeneral brigade, Uwe Becker thotë se mbetët punë ende për procesin e transformimit të plotë të FSK-së
Kryeministri Haradinaj ka deklaruar se synimi dhe vizioni kryesor i Kosovës është që t’i bashkohet NATO-së dhe për këtë është e rëndësishme që miqtë ndërkombëtar t’i besojnë Kosovës. Aij gjithashtu e vlerësoi rolin e Ekipit Këshillues Ndërlidhës i NATO-s, ku theksoi se angazhimin e tyre e shohin si një urë …
Më shumë...Kurti: Homologuesit duhet t’i homologojë shteti i së drejtës, kundër monopoleve në ekonomi e institucione
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se sot kemi nevojë për ndarjen e qeverisjes publike nga tajkunët privatë pasi sipas tij tashmë nuk kemi vetëm korrupsion në institucione, por edhe institucione në korrupsion. Pak para seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të thirrur nga partia e Kurtit për …
Më shumë...Të paktën 41 minatorë artizanalë mbetën të vdekur në një minierë në Republikën Demokratike të Kongos
Të paktën 41 minatorë artizanalë mbetën të vdekur kur një pjesë e minierës së bakrit dhe kobaltit në pronësi të gjigantit minerar zviceran Glencore u shemb në Republikën Demokratike të Kongos. Aksidenti ndodhi të enjten kur dy galeri u përplasën në minierën e hapur KOV në zonën e Kolwezit të …
Më shumë...28 vjet nga fillimi i masave të dhunshme të regjimit kriminal të Millosheviqit në Universitetin e Prishtinës
Me ardhjen e kriminelit Sllobodan Millosheviq në krye të Serbisë, shkolla shqipe në Kosovë, në veçanti Universiteti i Prishtinës, mori goditje të mëdha që çuan deri në rrezikimin serioz, me përmasat e shkatërrimit të arsimit shqip. Pushteti nacionalist serb u angazhua për ndryshimin dhe ndalimin e shollës shqipe në Kosovë. …
Më shumë...Kryetari i RDK-së, Donjet Bislimi po merr pjesë në një konferencë të partive politike të Ballkanit në Zagreb
Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, ka njoftuar se po merr pjesë në një konferencë të partive politike të Ballkanit dhe me këtë rast, ka potencuar se “diskutuam rreth të ardhmes evropiane të rajonit dhe domosdoshmërisë së integrimit të vendeve të kësaj pjese të Evropës brenda BE-së”. “Sot …
Më shumë...Bilall Sherifi thotë pozitë e opozitë duhet të bëhen bashkë jo për ta depolitizuar arsimin, por për ta departizuar atë
Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka ngritur dilema nëse seanca e djeshme plenare është thirrur për të debatuar për punën e ministrisë në këto dy vite, apo për të numëruar dështimet në sistemin e arsimit në 20-30 vitet e fundit. Ai ka thënë se qeveria ka …
Më shumë...Kuvendi i Kosovës mbanë sot seancë të jashtëzakonshme për heqjen e monopolit në homologimin e veturave
Edhe ditën e sotme Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për heqjen e monopolit lidhur me shërbimin e homologimit të veturave. Kjo seancë pritet të fillojë në orën 10:00. Kujtojmë se kjo do të jetë seanca e tretë e jashtëzakonshme e cila do të mbahet gjatë kësaj jave. …
Më shumë...Matthew Palmer ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohin datën e 30 qershorit si datë të zgjedhjeve vendore në Shqipëri
Diplomati i lartë amerikan, Matthew Palmer ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohin datën e 30 qershorit si datë të zgjedhjeve vendore në Shqipëri dhe kërkojnë që ato të mbahen të qeta e pa dhunë. Këto deklaratat u përhapën nga një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, të …
Më shumë...