Lajmet

Ruairi O’Connell: Korrupsioni dhe nepotizmi janë dy probleme serioze në Kosovë

O’Connell thotë mos prisni ndërhyje ndërkombëtare në luftimin e korrupsionit, por këtë vetë duhet ta bëni

Një vit e gjysmë më parë, Qeveria e Kosovës dhe Ambasada britanike në Prishtinë kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit lidhur me rekrutimin e pozitave të larta drejtuese. Memorandumi ka për qëllim që procesi i rekrutimit të personave në krye të agjencive që janë në përgjegjësi të Qeverisë të jetë kredibil, …

Më shumë...

Nga 1 janar 2017, në aksidente rrugore në Kosovë janë mbytur jetën mbi 280 pjesëmarrës në komunikacion

Nga 1 janar 2017, në aksidente rrugore në Kosovë janë mbytur jetën mbi 280 pjesëmarrës në komunikacion

Nga 1 janari i vitit 2017, në aksidente rrugore kanë humbur jetën mbi 280 persona, prej tyre 137 kanë vdekur më 2017, 129 më 2018 dhe të tjerët, 15, këtë vit. Për të rritur sigurinë, si dhe disiplinuar shoferët dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, nga 1 janari i vitit të …

Më shumë...

Ibrahim Shala thotë se 650 ushtarë të rinj pritet të bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës pas përfundimit të fazave testuese

Dy vjet nga miratimi dhe ndryshimi i mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës

Zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala ka deklaruar se  650 ushtarë të rinj pritet të bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës pas përfundimit të fazave testuese. Ata u  pranuan në konkursin e hapur nga ministria e Mbrojtjes, ndërkaq që nuk kishte vende të rezervuara për komunitetet pakicë. Me gjithë …

Më shumë...

PDK përfundon zgjedhjet e brendshme në Burim, Fushë Kosovë dhe Graçanicë

PDK

 Partia Demokratike e Kosovës, ka mbajtur sot zgjedhjet e brendshme në tri degë të saj, duke zgjedhur edhe kryetarët e rinj për zbatimin e platformës Dekada e Re.  Pas përmbylljes së suksesshme nëpër dhjetëra nëndegë, PDK ka përmbyllur zgjedhjet për zgjedhjen e strukturave të brendshme në degët e Istogut, Fushë …

Më shumë...

Mësuesit e klasave 1-5 kërkojnë barazim të koeficientit të pagave me mësimdhënesit e klasave 6-9

KPK: Nuk ka kuptim të kompensohen orët e humbura derisa mësimdhënësit nuk i kanë marrë pagat e muajit shtator

Mësimdhënësit e arsimit fillor të klasave një deri në të pestën kanë bërë një kërkesë në Komisionin parlamentar për arsim, duke kërkuar që të plotësohet dhe ndryshohet Ligji për Paga. Kërkesën e kanë dorëzuar javën e kaluar, meqë po konsiderojnë se në këtë ligj janë diskriminuar. Mësimdhënësit e këtyre klasave …

Më shumë...

Kryeministri Haradinaj i cilëson si primitive kërcënimet që vijnë nga ana e Serbisë për hyrje ushtarake në veri të Kosovës

Haradinaj: AAK në asnjë rrethanë nuk do të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e një tavoline ku flitet për ndryshim kufijsh

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk i ka marrë seriozisht kërcënimet që vijnë nga ana e Serbisë për hyrje ushtarake në veri të Kosovës. Deklaratat e tilla i pari i ekzekutivit të Kosovës i quan primitive. “Mendoj se janë primitive këto deklaratat e Vuçiqit ose kujtdo prej zyrtarëve serbë. Më …

Më shumë...

Hoti: Është përgjysmuar trendi i rritjes të të hyrat buxhetore dhe është trefishuar trendi i rritjes së importeve

Avdullah Hoti: LDK brenda tri ditëve do ta caktojë kandidatin për kreun e qeverisë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një postimi, i ka numëruar dështimet qeverisisë. Ai thotë se, gjatë qeverisë aktuale është përgjysmuar trendi i rritjes së të hyrave buxhetore dhe është trefishuar edhe trendi i rritjes së importeve. “Gjatë Qeverisë Haradinaj, janë përkeqësuar treguesit ekonomik: është përgjysmuar trendi i …

Më shumë...

Kadri Veseli: Është e pakuptueshme që të mos hiqen vizat kur të gjitha kushtet e kërkuara janë plotësuar

Kadri Veseli: I tronditur me humbjen e madhe në familjen e heroit Ymer Alushani, humbje të dyfishtë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe lideri i PDK-së, Kadri Veseli, në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard”, ka folur për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ai ka shprehur kritika në drejtim të Bashkimit Evropian për qasjen ndaj Kosovës. Sipas tij, është e pakuptueshme që të mos hiqen vizat …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: S’ kam qenë në dijeni se kunata ime ka zënë punë në Telekom si zëvendës-drejtoreshë e Financave

Haradinaj: AAK në asnjë rrethanë nuk do të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e një tavoline ku flitet për ndryshim kufijsh

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë të mos ketë qenë në dijeni se kunata e tij Vesa Haradinaj është punësuar në Telekomin e Kosovës si zëvendësdrejtoreshë e Financave. Megjithatë ai nuk e mohon ndikimin indirekt të punësimit të saj duke qenë se janë në qeverisje. Madje Haradinaj ankohet se kuadro …

Më shumë...

Lëvizja Vetëvendosje mbajti konferencë për medie, me ç’ rast u fol për dëmet që sjellë bllokimi i KQZ-së

Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje, mbajti sot një konferencë për media ku u fol për dëmet që sjellë bllokimi i KQZ-së. Nënkryetarja e Lëvizjes, Fatmire Kollçaku-Mulhaxha, tha se nuk kalon ditë që kryetari, Hashim Thaçi nuk jep ndonjë provë të re që jo vetëm se nuk është konsensual, por as nuk përfaqëson vullnetin …

Më shumë...

AKR-ja kërkon që të pezullohet taksa ndaj Serbisë nëse lëkunden raportet miqësore Kosovë-SHBA

Fatmir matoshi

AKR-ja kërkon që të pezullohet taksa ndaj Serbisë nëse lëkunden raportet miqësore Kosovë-ShBA. Taksa e vendosur ndaj mallrave serbe që hyjnë në Kosovë ka ngjallur reagime të shumta nga shtetet e BE-së dhe ShBA-ja që vazhdimisht po kërkojnë heqjen e kësaj takse në mënyrë që të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës …

Më shumë...

Ardita Sinani: Shqipëria dhe Kosova kanë bërë aq sa kanë mundur për shqiptarët e Kosovës Lindore

Ardita Sinani

Ish-kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se Shqipëria dhe Kosova kanë bërë aq sa kanë mundur për shqiptarët e Kosovës Lindore. Korrigjimin e kufijve dhe bashkimin e mundshëm me Kosovën, është momenti historik dhe nëse nuk ndodh tash këto troje do të zbrazen nga shqiptarët”, ka deklaruar …

Më shumë...

Veseli: Kosova është e gatshme për dialog, por nuk pranon marrëveshje që cenojnë sovranitetin e shtetit

Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka deklaruar për mediet se  Kosova është e gatshme për dialog, por se në asnjë mënyrë nuk pranon marrëveshje që cenojnë sovranitetin e shtetit dhe rendin kushtetues. Në një intervistë për gazetën austriake “ Der Standard, ai ka folur për dialogun dhe qëndrimin e Kosovës …

Më shumë...

Moore: Nëse vazhdon dialogu mes Kosovës e Serbisë zgjidhja përfundimtare e problemit mund të ndodh gjatë këtij viti

Dialogu

Drejtori politik i Foreign Office-it Richard Moore ka deklaruar se nëse vazhdon dialogu, skenari i arritjes së zgjidhjes së problemit Kosovë – Serbi gjatë këtij viti duket real dhe i mundshëm. Moore i cili gjatë javës së shkuar ka qëndruar në Prishtinë e Beograd, në intervistën për gazetën e Beogradit …

Më shumë...

Dhurata Hoxha: Nuk kemi informata lidhur me tendencat që liberalizimi të lidhet me taksën ndaj Serbisë

Hoxha: Kosova ka nevojë për përkrahje, por në rend të parë për vlerësim sepse i ka përmbushur kriteret e BE-së

Që nga vendosja e taksës për mallrat e Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës, në adresë të Ministrisë së Integrimit Evropian nga shtete të ndryshme kanë ardhur shumë kërkesa për tërheqjen e saj. Pavarësisht kërkesave të shteteve mike të Kosovës, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, pohon se nuk ka tendencë nga …

Më shumë...

Katër qytetarë kanë gjetur vdekur dje nga dy aksidente, 15 janë mbytur në dy muajt e fundit në komunikacion

Katër qytetarë kanë gjetur vdekur dje nga dy aksidente, 15 janë mbytur në dy muajt e fundit në komunikacion

Katër qytetarët të  Kosovës kanë gjetur vdekur dje nga dy aksidente. Në dy muajt e parë të këtij viti në Kosovë kanë vdekur 15 veta si pasojë e aksidenteve në trafikun rrugor në Kosovë. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 1 janari i vitit 2017, në aksidente …

Më shumë...