Janë rehabilitituar me zhavor rrugët e fshatrave Krasmirofc, Kozhicë e Çirez që gjenden rrezë Qiqavicës dhe për të ka shkruar kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari. Ai thotë së banorëve të kësaj ane po u kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur duke u mundësuar atyre qarkullim më të lehtë. “Me rehabilitimin e rrugëve …
Më shumë...Lajmet
Ministri i Brendshëm, Ekrem Mustafa priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler
Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa priti sot në takim njoftues ambasadorin e Austrisë, Gernot Pfandler. Gjatë takimit ministri Mustafa e njoftoi ambasadorin austriak për prioritetet dhe proceset nëpër të cilat po kalon MPB. Ai tha se janë duke punuar në rritjen e sigurisë në Kosovë, sidomos në sundimin …
Më shumë...Kadri Veseli, ka udhëtuar në Finlandë për të lobuar për liberalizimin e vizave dhe anëtarsimin në INTERPOL
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Finlandë, për të kërkuar përkrahje për liberalizimin e vizave dhe anëtarsimin në INTERPOL. Gjatë kësaj vizite, me ftesë të autoriteteve finlandeze kryeparlamentari Veseli do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të shtetit finlandezë. Veseli …
Më shumë...Fajon: Është e paparanueshme që Kosovës t’i imponohen kushte të reja nga BE pasi janë plotësuar të gjitha kërkesat
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka thënë se është e zhgënjyer me zhvillimet rreth liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Fajon ka thënë se është e paparanueshme që Kosovës t’i imponohen kushte të reja pasi janë plotësuar të …
Më shumë...KMK: Është rritur vetëdijesimi i qytetarëve të Kosovës për konsumimin e produkteve vendore
Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit ka mbajtur sot konferencë për media, ku kanë vlerësuar se është rritur vetëdijesimi i qytetarëve të Kosovës sa i përket konsumimit të produkteve vendore, duke pohuar se janë më cilësore se sa ato të Serbisë. Ky Këshill ka thënë madje se nuk duhet heshtur në …
Më shumë...Mbyllet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit e thirrur nga Haradinaj, opozita e cilësoi të nevojshme
Është mbyllur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e thirrur nga kryeministri Haradinaj. Me të filluar kjo seancë, partitë opozitare deklaruan se Haradinaj nuk e ka pasur në kompetencë të thërras seancë ku do të votohen në lexim të dytë projektligjet. Sipas tyre, vetëm komisionet e Kuvendit e kanë në …
Më shumë...Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, kërkon që të votohen Projektligjet e agjendës evropiane
Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës e thirrur nga kryeministri i vendit për votim të disa projektligjeve që kanë të bëjnë me agjendën evropiane, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë se këto ligje duhet të votohen. Sipas tij, kërkesa e kryeministrit për këtë seancë …
Më shumë...“Lëvizja Qytetare Vatra” në Gjilan e nga sot e prish koalicionin me Nismën Socialdemokrate
Lëvizja Qytetare “Vatra” ka prishur koalicionin me Nismën në qytetin e Gjilanit. Përmes një komunikate për media, kjo lëvizje ka sqaruar pakënaqësinë që ka me partinë Fatmir Limajt. Ndër të tjera, aty përmendet tërheqja e ish-ministrit, Bajram Hasani nga Qeveria Haradinaj. “Nisma në Gjilan është parti e katandisur si mos …
Më shumë...Soltes: Nuk e di arsyen pse disa vende të BE-së refuzojnë të japin pëlqimin për liberalizimin e vizave për Kosovën
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes ka thënë se “nuk duhet lejuar që të ketë aparteid me vizat për Kosovën”. Ai i ka thënë se nuk i din arsyet pse disa vende anëtare të Bashkimit Evropian refuzojnë të japin pëlqimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Komentet e …
Më shumë...Enver Hoxhaj: Takimi i Thaçit me kryetarin e Rusisë, Vladimir Putin, moment i ri në marrëdhëniet ndërkombëtare
Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se takimi i Thaçit me kryetarin e Rusisë, Vladimir Putin, është moment i ri në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës si dhe njohje të realitetit të Kosovës së pavarur. “Takimi i presidentit Thaçi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin është një moment i ri …
Më shumë...Albin Kurti: Thaçi mund të bëjë marrëveshje me Vladimir Putinin vetëm për të kërkuar azil politik në Rusi
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se kryetari Hashim Thaçi mund të bëjë marrëveshje me homologun e tij rus, Vladimir Putin, vetëm për të kërkuar azil politik në Rusi. “Pas shumë lëshimeve që i ka bërë Vuçiqit, Thaçi është fotografuar me Putinin. Ai mund të bëjë marrëveshje me …
Më shumë...Misioni i OSBE-së dhe komuna e Kastriotit sot e përurojnë mekanizmin koordinues kundër dhunës në familje
Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Kosovë dhe komuna e Kastriotit përurojnë mekanizmin koordinues kundër dhunës në familje. OSBE do të lehtësojë nënshkrimin formal të memorandumit të mirëkuptimi ndërmjet komunës së Kastriotit, përfaqësuesve të gjyqësorit, Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe strehimores për viktimat e dhunës …
Më shumë...Pas kërkëses së kryeministrit Haradinaj sot Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme. Sot nga Kuvendi pritet të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i pakos së ligjeve për sundim të ligjit si dhe agjendën integruese evropiane. Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme ka ardhur dje nga kryeministri Haradinaj. Punimet e seancës nisin në orën …
Më shumë...Shaqir Totaj synon të kthehet në politikë dhe të garojë për kryetar të degës së PDK-së në qytetin e Prizrenit
Ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vendosur të kthehet në politikë dhe të garojë për kryetar të degës së PDK-së në Prizren. Ai ka thënë se për shkak të mbështetjes popullore që ka marrë në zgjedhjet e fundit lokale në Prizren, ai ka vendosur të garojë …
Më shumë...Kryeministri Haradinaj thotë se kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po e synon një pjesë të veriut të Kosovës
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, synon një pjesë të veriut të Kosovës, në shkëmbim të njohjes së pavarësisë së vendit. Ai ka thënë se serbët po provojnë të marrin pjesët e veriut të Kosovës, me pasuri natyrore. Haradinaj ka thënë se Serbia …
Më shumë...Marrëveshja për unifikimin doganor në mes të Kosovës dhe Shqipërisë pritet të nënshkruhet më 26 nëntor
Marrëveshja për unifikimin doganor në mes të Kosovës dhe Shqipërisë pritet të nënshkruhet më 26 nëntor, në mbledhjen e përbashkët të këtyre dy qeverive që do të mbahet në Pejë, kurse do të fillojë së zbatuari nga janari i vitit të ardhshëm, kanë thënë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës. Lulzim …
Më shumë...