Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se janë duke shqyrtuar mundësitë ligjore që të fusin në planprogramet shkollore edhe lëndën e pastërtisë. Në një takim që Bytyqi ka zhvilluar me përfaqësuesit e OJQ-së “Ta pastrojmë Kosovën”, të prirë nga Besnik Sadriu, ka biseduar rreth mundësive të bashkëpunimit në fushën …
Më shumë...Lajmet
Mbledhja e radhës së Qeverisë së Kosovës do të mbahet sot në ora 14:00
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të mbaj sot mbledhjen e radhës me ministrat e kabinetit të tij. Sipas njoftimit të lëshuar, mbledhja e radhës së Qeverisë së Kosovës do të mbahet sot në ora 14:00. Mbledhja mbahet në objektin e Qeverisë, derisa nuk dihen pikat e rendit të ditës.
Më shumë...Sebastian Kurz: Dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit jo vetëm të vazhdojë, por edhe të përfundojë me sukses
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha të hënën në Beograd se është e rëndësishme që dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës jo vetëm të vazhdojë, por edhe të përfundojë me sukses, sepse një gjë e tillë, siç u shpreh ai, është mënyra e vetme për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.”Është një …
Më shumë...Ministri i Brendshëm, Ekrem Mustafa ka pritur në takim njoftues ambasadorin britanez në Kosovë, Ruairi O’Connel
Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, priti në takim njoftues ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell. Sipas njoftimit për media, ministri Mustafa dhe ambasadori O’Connell, biseduan lidhur me bashkëpunimin në mes Republikës së Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar në ngritjen e vazhdimin e ndërtimit të institucioneve …
Më shumë...Mytaher Haskuka: Në Ditën e Flamurit me 28 Nëntor do të ndahen 28 shtëpi familjeve në nevojë në rajonin e Prizrenit
Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka përmes një postimi ka bërë të ditur së në Ditën e Flamurit me 28 Nëntor në bashkëpunim me shoqatën bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”do të ndahen 28 shtëpi familjeve në nevojë në rajonin e Prizrenit. “Me rastin e Ditës së Flamurit do të ndahen …
Më shumë...Ministrja Hoxha dhe shefja e UNDP-së nënshkruajnë memorandum për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha dhe shefja e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson, kanë nënshkruar të hënën një memorandum mirëkuptimi. Nënshkrimi i këtij memorandumi ka për qëllim promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm përmes çrrënjosjes së varfërisë, avancimit të gruas, qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit …
Më shumë...Ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli kërkon nga Komisioni për Punë të Jashmte rekomandime për INTERPOL
Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli ka kërkuar nga Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike rekomandime sa i përket lobimit për anëtarësim në INTERPOL. Kryetarja e komisionit Vjosa Osmani tha se komisioni po insiston vazhdimisht për raportim të ministrit të Jashtëm kur është votimi në Interpol, …
Më shumë...Në afërsi të objektit të EULEX-it në Prishtinë është emëruar rruga e re “Arbënor dhe Astrit Dehari”
Në afërsi të objektit të EULEX-it është emëruar rruga e re “Arbënor dhe Astrit Dehari”. Në Prishtinë, në vendin ku gërshetohen rrugët “Muharrem Fejza” dhe “Bahri Fazliu” sot u vendos dhe ajo e “Arbënor e Astrit Dehari”. Emërimi i kësaj rruge ka ardhur pas propozimit të grupit të asamblistëve të …
Më shumë...Haradinaj: Gjermania po kujdeset për popullin tonë, sot 2 milionë euro pajisje i janë dhuruar Kosovës
Kryeministri Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga ministrat e kabinetit qeveritar sot ka vizituar kampin ushtarak të kontingjentit gjerman të KFOR-it, tashmë Park Inovativ dhe Trajnues Kosovar-Gjerman. Ai ka thënë se kujdesi i vazhdueshëm i Gjermanisë për popullin tonë, rreth 2 milionë euro pajisje dhe teknologji të Bundeswehr-it, sot i janë dhuruar …
Më shumë...Aktivistë të Vetëvendosjes, familjarë dhe miq bënë homazhe të varri i Astrit Deharit në 2-vjetorin e vdekjes
Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, familjarë, dhe miq kanë bërë homazhe sot të varri i Astrit Deharit në dyvjetorin e vdekjes së tij. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se drejtësia e Astritit në Kosovë është vet liria. “Astriti ishte i lëvizjes e tash jemi ne të tij. Ka …
Më shumë...Nesër nderohen dëshmorët e kombit: Xhelal Hajda, Selajdin Mullabazi, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Ymeri
Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve dega Vushtrri njofton të gjitha familjet e dëshmorëve, veteranë e invalidë të UÇK-së, bashkëluftetarë të dëshmorëve e qytetarë se më 6 nëntor 2018 në 20 vjetorin jubilar së dëshmorëve të kombit: Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Ymeri. Në ora 10:00 nderime …
Më shumë...Partitë opozitare nuk e përjashtojnë mundësinë e organizimit të protestave kundër korrigjimit të kufijve
Tri subjektet opozitare LDK, Vetëvendosje dhe PSD nuk e përjashtojnë mundësinë e organizimit të protestave kundër korrigjimit të kufijve me Serbinë. Megjithëse javën e kaluar dështoi miratimi i një rezolute, e cila do t’ia ndalonte presidentit Hashim Thaçi të dialogonte në Bruksel për kufijtë me Serbinë, opozitarët thonë se ende …
Më shumë...Zyrtarët e Kosovës e ashpërsojnë retorikën politike ndaj BE-së pas paralajmërimeve për shtyrje të liberalizimit të vizave
Zyrtarët e lartë të Kosovës kanë ashpërsuar gjuhën ndaj Bashkimit Evropian pas paralajmërimeve që vendimi për liberalizimin e vizave mund të mos merret këtë vit. Derisa kryetari i Kuvendi Kadri Veseli ditë më parë ka thënë se do të ishte racizëm ndaj kosovarëve nëse nuk hiqen vizat sivjet, zëvendëskryeministri Enver …
Më shumë...Merret vendim arbitrar për dëbimin nga banesa të Nexhmije Hoxhës
Nexhmije Hoxha, e veja 97 vjeçare e Enver Hoxhës në një deklaratë të botuar sot në gazetën DITA ka treguar se po veprohet me metoda fashiste për t’i nxjerrë në rrugë atë dhe familjen e saj pa asnjë alternativë nga një godinë e vjetër e përshtatur si banesë pas dëbimit …
Më shumë...Rrustem Peçi: Dëbimi nga banesa i Nexhmije Hoxhës, në moshën 98-vjeçare është akt fashist
Rustem Peçi, aktualisht Kryetar i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ-it, i cili banon në të njëjtën godinë është dhe më i ashpër në reagimin e tij. Ai ka shkruar: Nexhmije Hoxha ka të drejtë, këto janë fashistë. Meritojnë etiketime më të rënda se kaq. Kjo është një qeveri që …
Më shumë...Nesër bëhen dy vjet që nga vdekja e Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren
Nesër bëhen dy vjet që nga vdekja e Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren, e që nga atëherë ende nuk ka zbardhje të rastit të tij. Tomë Gashi, avokat i familjes Dehari, përmes një postimi në internet thotë se as pa dy vitesh nuk ka rezultate të hetimeve …
Më shumë...