Lajmet

Edi Rama: Shqipëria do të bëhet vend ku nuk do të mund të jetojnë kriminelët

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama,  ka reaguar sërish pas arrestimeve masive të ditëve të fundit, duke filluar që nga anëtarë të grupeve kriminale e deri tek ish-deputetë. Në një postim të tij Rama  nuk ka kursyer ironinë ndaj opozitës, duke deklaruar se ky vend është i pashpresë për ata që …

Më shumë...

Jakup Krasniqi: Sulmuesit e serbëve gjenden vetëm në Beograd e askund tjetër

Krasniqi

Zyrtarët e Kosovës apo kushdo tjetër kot i kërkojnë e distancoheni nga sulmuesit e “pelegrinëve” serbë ne Burim a diku tjetër në Kosovë, sepse sulmuesit janë vetëm në Beograd e askund tjetër. Nuk janë “pelegrinë” ata, që në Kosovë vijnë me logjikën e mitologjisë shoviniste serbe, me logjikën e politikës …

Më shumë...

Rusia e vlerëson si “hap të rrezikshëm” tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga pakti bërthamor

Rusia e vlerëson si "hap të rrezikshëm" tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga pakti bërthamor

Rusia ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, për tërheqje nga traktati bërthamor. Trump ka akuzuar Rusinë se ka shkelur traktatin bërthamor, sipas të cilit nuk lejohet përdorimi dhe transportimi i armëve raketore. Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, e ka quajtur këtë hap të rrezikshëm. “Ky hap …

Më shumë...

Kuvendi Komunal i Drenasit sot mban seancë për shfuqizimin e vendimit për mbylljen e tri shkollave

Kuvendi Komunal i Drenasit sot mban seancë për shfuqizimin e vendimit për mbylljen e tri shkollave

Kuvendi Komunal i Drenasit sot nga ora 10:00 pritet të mbajë seancën e jashtëzakonshme me pikën e vetme të rendit të ditës ku opozitarët kërkojnë shfuqizimin e vendimit të DKA-së për mbylljen e shkollave në Abri, Godancë dhe Gjergjicë, ku fëmijët tash e dy muaj kanë mbetur pa mësim. Sipas …

Më shumë...

Isa Mustafa e falënderon deputetin gjerman, Peter Beyer për kontributin dhe përkrahjen e Gjermanisë për Kosovën

Isa Mustafa e falënderon deputetin gjerman, Peter Beyer për kontributin dhe përkrahjen e Gjermanisë për Kosovën

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka takuar deputetin në Bundestagun gjerman, Peter Beyer dhe shefin e zyrës së fondacionit KAS për Kosovë, Johannes Rey, raporton lajmi.net. Përmes një njoftimi për media, LDK-ja ka bërë të ditur se kreu i këtij subjekti politik, Isa Mustafa, e ka falënderuar deputetin gjerman, Peter …

Më shumë...

Kryeministri Haradinaj thotë se çfarëdo sulmi mbi qytetarët është atak ndaj vlerave të përbashkëta europiane

Kryeministri Haradinaj thotë se Mitrovica dikur ishte shtyllë e fortë e zhvillimit ekonomik ndërsa tani është lënë anash

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka dënuar sulmin e djeshëm në Burim ndaj autobusëve me pelegrinë serbë. Haradinaj ka thënë se ky sulm është i papranueshëm dhe i dënueshëm pa marrë parasysh kryerësit ose motivet. “Sulmi në Istog, ndaj dy autobusëve me pelegrinë serbë që po e vizitonin një tempull fetar, është …

Më shumë...

Kadri Veseli: Procesi i zgjedhjeve partiake do ta fuqizojë dhe rrisë PDK-në si partia më e madhe në vendit

Veseli: Procesi i zgjedhjeve partiake do ta fuqizojë dhe rrisë PDK-në si partia më e madhe në vendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në hapjen e procesit zgjedhor partiak në degët e Gjilanit, Dardanës, Vitisë, Hanit të Elezit, Istogut dhe Hasit, ku ka kërkuar mobilizim dhe hapje të partisë për ardhjen e sa më shumë intelektualëve e njerëzve më të mirë nga …

Më shumë...

Enver Hoxhaj: Shekulli 21 do të jetë shekulli i shqiptarëve në Ballkan nëse bashkë tregojmë kapacitet politik

Hoxhaj: Shekulli 21 do të jetë shekulli i shqiptarëve në Ballkan nëse bashkë tregojmë kapacitet politik

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në Kongresin e tretë të Lidhjes Shqiptare në Botë, që është mbajtur në Shkup. Hoxhaj përmes një postimi, ka shkruar se në dy dekadat e funksionimit të saj, Lidhja Shqiptare në Botë është angazhuar vazhdimisht për shqiptarët; evropianizimin e Shqipërisë dhe anëtarësimin …

Më shumë...

Vetëvendosja kërkon shkarkime të drejtuesve të institucioneve pas rastit të shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni

Vetëvendosja kërkon shkarkime të drejtuesve të institucioneve pas rastit të shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni

Lëvizja Vetëvendosje kërkon dorëheqje morale apo shkarkime të drejtuesve të institucioneve pas rastit të ndalimit të familjarëve të shefit të AKI-së, Shpend Maxhunit, në veturën e të cilëve u gjetën armë e drogë. Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, kërkoi Vetting për institucionet e sigurisë. “Kosova ka nevojë jo për reforma …

Më shumë...

Pandeli Majko ka mirëpritur miratimin në parim të tri ligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri

Pandeli Majko

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka mirëpritur miratimin në parim të tri ligjeve për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, dhe ka thënë se siguria kombëtare e Shqipërisë dhe Kosovës janë të pandashme. Ish-kryeministri, tash ministër i Diasporës në Qeverinë e Shqipërisë, në një intervistë për KosovaPress …

Më shumë...

Opozita në Drenas kërkon shfuqizimin e vendimit të komunës për mbylljen e shkollave në Abri, Godancë dhe Gjergjicë

Komuna e Drenasit

Kuvendi Komunal i Drenasit nesër mban seancën e jashtëzakonshme me pikën e vetme të rendit të ditës ku opozitarët kërkojnë shfuqizimin e vendimit të DKA-së për mbylljen e shkollave në Abri, Godancë dhe Gjergjicë, ku fëmijët tash e dy muaj kanë mbetur pa mësim. Sipas Komunës së Drenasit, arsyeja për …

Më shumë...

Nesër në Ferizaj do të nderohet dëshmori i kombit Uran Tinova në përvjetorin e rënies heroike të tij

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj fton për homazhe. “Të nderuar bashkëqytetarë, familjarë të Dëshmorëve të Kombit, Invalidë dhe Veteranë të UÇK-së, në ditën e rënies heroike të Dëshmorit të Kombit – Uran Tinova, ftoheni me datë: 22.10.2018, ora 10:00, në homazhe në Varrezat e Dëshmorëve …

Më shumë...

Kadri Veseli thotë për agjencinë e lajmeve gjermane DPA se shkëmbimi i territoreve nuk është opcion

Veseli: Po përjetojnë edhe një lëndim që vjen si pasojë e tolerancës së BE-së ndaj Serbisë për përgjegjësinë historike

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve gjermane, DPA tha se shpreson që pas tërheqjes së Bundeswherit gjerman nga Kampi më i madh i kësaj ushtrie në Prizren, në këtë qytet do të vijnë investitorë nga firmat gjermane. “Caku im është që …

Më shumë...

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq thotë se Viena nuk do ta votojë liberalizimin e vizave për Kosovën

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq thotë se Viena nuk do ta votojë liberalizimin e vizave për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka dhënë një intervistë për televizionin e parë serb, ku ka folur për për dialogun, ushtrinë e Kosovës dhe për njohjet e Kosovës. Sa i përket themelimit të ushtrisë së Kosovës, Daçiq tha se nuk do të mbetet kështu. “Nuk pres …

Më shumë...

Olta Xhaçka: Forcat Speciale Shqiptare janë krenaria e FASh dhe heronj të heshtur për të cilët flet historia

Xhaçka: Forcat Speciale Shqiptare janë krenaria e Forcave të Armatosura dhe heronj të heshtur për të cilët flet historia

Ministrja e Mbrojtjes në Qeverinë e Shqipërisë, Olta Xhaçka, në 20 vjetorin e Forcave Speciale Shqiptare, ka thënë se djemtë e kësaj trupe janë krenaria e Forcave të Armatosura dhe heronj të heshtur për të cilët flet historia. Ajo ka shkruar se kjo trupë është një aset kombëtar dhe krenaria …

Më shumë...

Trump thotë se do të tërhiqet nga marrëveshja me Rusinë për kontroll të armëve që daton nga Lufta e Ftohtë

Pas sulmit ndaj bazës së ushtrisë amerikan në Irak nga Irani, kryetari i SHBA-ve, Donald Trump do t'i drejtohet popullit

Kryetari i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të tërhiqet nga marrëveshja me Rusinë për kontroll të armëve që daton nga Lufta e Ftohtë. Ai ripërsëriti se Moska ka shkelur marrëveshjen, në një fjalim par Këshillit të Sigurisë. “Ne do ta ndalim marrëveshjen dhe do të tërhiqemi”, tha …

Më shumë...