Ekipi i përzgjedhur i FSK-së i udhëhequr nga togeri Behar Fazliu, oficer në Batalionin e Dytë të Reagimit të Shpejtë, arriti të fitojë Medaljen e bronztë në garën ndërkombëtare të patrullimit në Uells, garë kjo e rreptë dhe me konkurrencë të fortë prej 137 ekipeve, prej tyre 37 ekipe të …
Më shumë...Lajmet
Ekspozita e Emrush Xhemajli: “Portretet e dëshmorëve dhe të personalitetеve historike kombëtare”, hapet në Maqedoni
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, do të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës individuale të piktorit, Emrush Xhemajli me titull “Portretet e dëshmorëve dhe të personalitetеve historike kombëtare” të organizuar nga Galeria Kombëtare e Maqedonisë. Ekspozita do të hapet sonte, duke filluar në orën 19:00, në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë, …
Më shumë...Qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj do të mblidhet sot në orën 13:00
Qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj do të mblidhet sot në orën 13:00. Vlen të theksohet fakti se gjatë ditës së djeshme ka pasur shkarkime dhe emërime të reja. Derisa ministri i MBP-së, Bejtush Gashi është shkarkuar nga detyra në vend të tij pritet të emërohet Ekrem …
Më shumë...Vulin reagon pasi ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott thotë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott i cili tha se Qeveria e Kosovës nuk është e ashtuquajtur, por Qeveri e Kosovës, e cila është një shtet i pavarur dhe sovran, me përfaqësuesit e tyre të zgjedhur. Vulin tha …
Më shumë...Më 26 tetor 2018 në Pejë do të mbahet mbledhje e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë
Shqipëria dhe Kosova do të mbajnë një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive. “BalkanWeb” ka arritur të sigurojë edhe datën se kur do të mbahet mbledhja në fjalë. Mësohet se më datë 26 tetor dy qeveritë do të ‘transferohen’ në qytetin e Pejës. Kjo është mbledhja e 5 e përbashkët …
Më shumë...Tahiri: Partitë opozitare nuk kanë vullnet për zgjedhje ato duhet ta rifitojnë elektoratin pas ndarjeve që kanë pasur
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, e konsideron të gabuar prezencën e Vjosa Osmanit në protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Tahiri ka deklaruar se partitë opozitare nuk kanë vullnet për zgjedhje. Ai ka thënë se opozita nuk ka marrë deri tani ndonjë iniciativë për zgjedhje përpos disa deklaratave. “Një pjesë …
Më shumë...Ilir Meta thotë se “vija e kuqe” për ndërkombëtarët “është dhe mbetet stabiliteti dhe siguria e Kosovës”
Kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta, ka folur për idenë e homologut të tij kosovar, Hashim Thaçi, për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës e Serbisë. Ai ka deklaruar se “vija e kuqe” për ndërkombëtarët “është dhe mbetet stabiliteti dhe siguria e Kosovës”. Duke iu referuar qëndrimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se “ndodhemi para një shansi …
Më shumë...Kyle Scott: Qeveria e Kosovës nuk është e ashtuquajtur, sikur thuhet në Beograd por Qeveri e një shteti sovran
Ambasadori i Amerikës, në Beograd, Kyle Scott, ka deklaruar sot se qeveria e Kosovës nuk është e ashtuquajtur, sikur thuhet në Beograd, por Qeveri e Kosovës, dhe është shtet i pavarur e sovran, me përfaqësuesit e saj të zgjedhur. Scott ka folur kështu në Qeverinë e Serbisë në pyetjen e …
Më shumë...Deputetja Flora Brovina, ka përkrahur mocionin e deputetes, Donika Kadaj-Bujupi, lidhur me shtesat për fëmijë
Deputetja Flora Brovina, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka përkrahur mocionin e deputetes, Donika Kadaj-Bujupi lidhur me shtesat për fëmijë dhe ka shtuar se kjo çështje është diskutuar mjaft shumë, por asnjëherë nuk është gjetur një mundësi institucionale për t’i mbrojtur ata. “Duke u nisur se tani propozimi vije nga …
Më shumë...Edi Rama: Statistikat flasin qartë ku ishte e ku është vendi, sot, në luftë kundër krimit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në takimin me drejtuesit e policisë paraditen e së hënës, deklaroi se “statistikat flasin qartë se ku ishte dhe ku është vendi ynë” në lidhje me situatën e krimit në Shqipëri. “Statistikat janë në anën tonë. Flasin qartë ku ishte e ku është vendi, por …
Më shumë...Florent Marciac: BE-ja mbështet propozimin për shkëmbimin e territorit mes Serbisë e Kosovës përgjatë vijave etnike
Janë të ndara opinionet mbi nëse ekziston rreziku i luftës në Ballkan, nëse Bashkimi Evropian është e lejuar për të shuar shpresat e bashkimit me vendet e Bashkimit, për të cilat paralajmëroi Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker.Fjalët e tij kanë tërhequr jo vetëm vëmendjen e medieve rajonale, por edhe …
Më shumë...Me kërkesë të koalicionit qeverises AKR, lirohet nga detyra ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi
Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, është liruar nga detyra. Ky vendim ka ardhur pasi lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli, ka kërkuar që Gashin ta zëvendësojë me një emër tjetër nga AKR-ja. Burime brenda zyrës së kryeministrit kanë bërë me dije se Bejtush Gashi është liruar nga postimi i …
Më shumë...Ministri i MTI-së, Endrit Shala ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë Laszlo Markusz, ku kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në mes të dyja shteteve. Shala ka paraqitur prioritetet e MTI-së, duke treguar se përkrahja e prodhuesve vendor dhe joshja e investitorëve të huaj do …
Më shumë...Andin Hoti: Kompleksi “Adem Jashari” dhe kuptimi i tij, është shtylla e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Andin Hoti përmes një shkrimi ka thënë se është e papranueshme, madje shumë e turpshme që projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” nuk ka kaluar sot në Kuvend për shkak të mungesës se deputetëve në seancë. “Sot njëra prej pikave në rendin …
Më shumë...Jashari: Nuk ka proces më të ndjeshëm e më kujdes që kemi zhvilluar se sa ai i rivarrimit të dëshmorëve në Marinë
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka marr pjesë sot në rivarrimin e heroit të kombit Sejdi Krelani pas informatave në disa media rreth ndërrimit të varrit të këtij dëshmori. Por pas hapjes së varrit dhe verifikimit të të dhënave është konstatuar së çdo gjë është në rregull. “Nuk ka …
Më shumë...Haradinaj: Zëri i intelektualëve gjithnjë ka qenë udhëzuesi më i mirë i rrugëtimit tonë deri në liri dhe shtetndërtim
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marr pjesë sot në promovimin e librit “Lindja e Vështirë e Shtetësisë së Kosovës”, të akademik Nexhat Dacit. Ai ka thënë intelektualët kanë qenë udhëzuesi më i mirë në rrugëtimin e këtij vendi për liri. “Zëri i intelektualëve gjithnjë ka qenë udhëzuesi më i mirë i rrugëtimit …
Më shumë...