leoni

Lajmet

H. Berisha: Albin Kurti kërcënon disa deputetë të Vetëvendosjes se nuk do t’i përfshijë në listat zgjedhore për shkak të qëndrimeve të tyre

Hisen Berisha

Deputeti  i PDK-së, Hisen Berisha, ka deklaruar se disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje  nuk janë të gatshëm ta votojnë shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Në një intervistë për RTK ai ka theksuar se kryeministri Albin Kurti i ka kërcënuar disa anëtarë të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes se nuk do t’i …

Më shumë...

Shefi i Komisionit për Politikë të Jashtme i Bundestagut, Michael Roth shprehet, i shqetësuar lidhur me për situatën politike, në Serbi

Michael Rott thotë se ndryshimi i kufirit mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të zgjidhë asnjë problem

Shefi i Komisionit për Politikë të Jashtme i Bundestagut në Gjermani, Mihael Roth, gjatë një vizite në Beograd u takua me kryetarin serb, Aleksandër Vuçiq. Ai ka vlerësuar se atmosfera politike në Serbi po bëhet gjithnjë e më agresive dhe ka shprehur shqetësimin e tij për ofendimet ndaj Gjermanisë. Roth …

Më shumë...

Bedri Hamza ka premtuar rritje e ndjeshme e pagave nëse bëhet kryeministër

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati për kryeministër  nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, premtoi rritje të konsiderueshme të pagave dhe pensioneve nëse ai bëhet kryeministër. Shifrën do ta them në momentin e duhur, por premtoj që do të ketë rritje të madhe për të gjithë, përfshirë pensionistët e moshës, kontribut-dhënësit, familjet …

Më shumë...

Imri Ahmeti: Çdo variant i marrëveshjeve për zgjedhjet është i pranueshëm, vetëm Albin Kurti të mos jetë kryeministër

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti është zgjedhur kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së,  kryetar i komunës së Lypjanit, Imri Ahmeti, deklaroi se çdo variant marrëveshjesh paraprake  do të ishte i pranueshëm përveçse Albin Kurti të mos jetë kryeministër. Ne po punojmë dhe mendojmë që do t’ia dalim mirë në zgjedhje. Natyrisht që cilido qoftë variant do të ishte …

Më shumë...

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, mori pjesë në takim të Komitetit për Politikë dhe Demokraci të KE-së, në Oslo

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, mori pjesë në takimin e Komitetit për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës në Oslo, Norvegji. Ai ka deklaruar me këtë rast  se sistemi politik që Kosova ka ndërtuar gjatë këtyre viteve është më i avancuar se disa sisteme politike në shtetet …

Më shumë...

Bekim Haxhiu: Ekzistonte urdhër nga Qeveria e Kosovës për të mos hapur zjarr kundër, Millan Radojçiqit

Bekim Haxhiu: Ekipet tona mjekësore po fyhen dhe poshtërohen në veri, Qeveria Kurti po hesht

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka ngritur akuza serioze lidhur me një urdhër të supozuar që ndalonte ndërhyrjen ndaj Milan Radojçiqit dhe grupit të tij paraushtarak gjatë ikjes së tyre pas sulmit në Banjskë të Zveçanit. Sipas Haxhiut, ky urdhër mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje të fshehtë, që …

Më shumë...

Lista Serbe kundërshton hapjen e Urës mbi Lumin Ibër, në të kundërtën paralajmëron destabilizimin e situatës së sigurisë

Bahtiri: Ura e Ibrit do të hapet së shpejti dhe hapjen e saj nuk mund ta kushtëzoj askush

Lista Serbe ka kundërshtuar fuqishëm paralajmërimin e zëvendësdrejtorit të Policisë në Veri, Veton Elshani, lidhur me  hapjen e Urës së Ibrit që ndan pjesën veriore dhe jugore të Mitrovicës, duke e cilësuar këtë lëvizje si të panevojshme dhe destabilizuese. Lista Serbe ka argumentuar se situata aktuale është pjesë e marrëveshjes …

Më shumë...

Gordana Siljanovska largon nga përdorimi gjuhën shqipe në faqen e Presidencës të Maqedonisë së Veriut

Kryetarja, Gordana Silianovska, gjatë betimit në Kuvend nuk pranoi të thotë Maqedonia e Veriut, por vetëm Maqedonia

Faqja zyrtare e presidencës së Maqedonisë së Veriut nuk ofron më përmbajtje në gjuhën shqipe. Opsioni për të shfaqur përmbajtjen në gjuhën shqipe është larguar, duke lënë faqen të disponueshme vetëm në gjuhën maqedonase. Ky ndryshim ndodhi pas zgjedhjes së presidentes së re, Gordana Siljanovska-Davkova nga VMRO-DPMNE. Fushata e kësaj …

Më shumë...

Në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së do të ftohen edhe 104 dëshmitarë thotë zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Mihael Doyle

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së do të ftohen edhe 104 dëshmitarë thotë zëdhënësi i Gjykatës Speciale në Hagë, Mihael Doyle. Sipas tij, procesi i gjykimit është në mes dhe se nuk dihet kur do të përfundojë. Lidhur me ankesat për zvarritje të procesit, ai konsideron se gjyqtarët janë të …

Më shumë...

Ejup Maqedonci: Amerika është aleati ynë kryesor në rrugëtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë

Ejup Maqedonci: Amerika është aleati ynë kryesor në rrugëtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë

Në një bashkëbisedim të organizuar sot nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,  u diskutua rreth sigurisë në vend e rajon, dhe nevojës për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në vend me qëllim përballimin e sfidave të ardhshme të sigurisë. Zhvillimi i industrisë së mbrojtjes është …

Më shumë...

BE: Hapja e Urës së Ibrit duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë

BE: Hapja e Urës së Ibrit duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë

Lidhur me paralajmërimin e hapjes së Urës kryesore mbi lumin Ibër, që ndan Mitrovicën në pjesën jugore dhe veriore, Bashkimi Evropian thotë se kjo çështje duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Nga Lista Serbe, partia kryesore politike e serbëve të Kosovës, …

Më shumë...

Arbër Pajaziti, kandidat për kryetar të Bujanocit nga koalicioni Fronti për Ndryshim, tha se nuk është ftuar nga Albin Kurti

Arbër Pajaziti, kandidat për kryetar të Bujanocit nga koalicioni Fronti për Ndryshim, tha se nuk është ftuar nga Albin Kurti

Arbër Pajaziti, kandidat për kryetar të Bujanocit nga koalicioni Fronti për Ndryshim, ka thënë sot nuk është ftuar nga Albin Kurti në takimin që ky i fundit kishte me disa kandidatë për kryetar komunash në Kosovën Lindore. Pajaziti  ka thënë se nuk ishte befasi veprimi Kurtit. Unë shkoj vetëm ku me …

Më shumë...

Në një letër të diasporës së Shqipërisë në Itali, drejtuar kryeministrit Edi Rama, thuhet se ajo numëron më shumë se 600 mijë vetë

Në një letër të diasporës së Shqipërisë në Itali, drejtuar kryeministrit Edi Rama, mërgata në Itali numëron më shumë se 600 mijë vetë. Më tej thuhet se  brezi ynë është ai që realizoi ëndrrën e lirisë pas 50 vitesh në Shqipërinë komuniste dhe që filloi transformimin strukturor të vendit, duke e …

Më shumë...

Majlinda Bregu dhe Federica Mogherini nënshkruajnë Memorandumin e Mirëkuptimit mes RCC dhe Kolegjit të Evropës

Majlinda Bregu dhe Federica Mogherini nënshkruajnë Memorandumin e Mirëkuptimit mes RCC dhe Kolegjit të Evropës

Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Federica Mogerini, Rektore e Kolegjit të Evropës, nënshkruan sot në Tiranë një Memorandum Mirëkuptimi për zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy institucioneve. “Fuqizimi i kapitalit njerëzor, krijimi i mundësive të punësimit, nxitja e aftësive të …

Më shumë...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përkujtoi të rënët me rastin e Ditës së Dëshmorëve e Martirëve të Deçanit

Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,  përkujtoi të rënët me rastin e Ditës së Dëshmorëve e Martirëve të Deçanit. Ai  ka thënë me këtë se Deçani është burim i shumë patriotëve ndër breza. Dje në Lloqan, Carrabreg të Ulët e të Epërm dhe në Lumbardh, në nderim …

Më shumë...

Jan Kickert: Komuniteti ndërkombëtar e konsideronte Hashim Thaçin, politikan me rëndësi për qetësimin e situatës ndëretnike

Dëshmitari, Jan Kickert, gjatë fjalës së tij, në Gjykatën  Speciale, Hagë, në një rast të përmendur nga gjyqtari Kristof Bart, theksoi se komuniteti ndërkombëtar e konsideronte Hashim Thaçin si një aleat me vlerë për të qetësuar situatën ndëretnike në Kosovë, e cila ishte tensionuar pas luftës. Ai gjithashtu përmendi një …

Më shumë...