Avokati Tomë Gashi është cituar të ketë deklaruar se skandali më i madh juridik i pasluftës është mbajtja në paraburgim e Sylejman Selimit dhe Jahir Demakut pa vendim gjyqësor. Ai ka paralajmëruar se do të mbajë një konferencë për media lidhur me këtë rast. Sot në orën 14:00 në zyrën …
Më shumë...Lajmet
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shprehur i shqetësuar për deklaratën e z. John Bolton
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shprehur i shqetësuar për deklaratën e dhënë nga këshilltari i kryetarit amerikan në Siguri, z.John Bolton. Ahmeti thotë se deklarata e tij është dëshmi që qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ndryshuar në raport me dialogun Kosovë-Serbi. Edhe pas këtyre zhvillimeve Kuvendi …
Më shumë...Isa Mustafa: Është tragjike të lejohet që çdo luftëtarë i vërtetë të bartë në supet e tij edhe dy veteran të rrejshëm
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar ndaj Nasim Haradinajt, pasi ky i fundit deklaroi se ish-kryeministri ishte i përfshirë në listat e veteranëve të UÇK-së. Mustafa ka theksuar se me ‘mijëra aktivist kanë grumbulluar fonde për Kosovën gjatë viteve të nëntëdhjeta, kanë mbështetur luftën e UÇK-së …
Më shumë...Kryetari, Ilir Meta nderon kujtimin e të internuarve dhe viktimave të Kampit famëkeq në Tepelenë
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta mori pjesë në veprimtaritë përkujtimore për të internuarit dhe viktimat e kampit famëkeq në Tepelenë, që u zhvilluan në bashkëpunim me Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit e të Bashkisë Tepelenë, në kuadër të Ditës Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve …
Më shumë...Kryetari Thaçi, ka udhëtuar për në Austri, ku do të merr pjesë në Forumin Evropian në Alpbach
Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Austri, ku do të merr pjesë në Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë. Me ftesë të kryetarit të këtij vendi Aleksander Van der Bellen, kryetari Thaçi, së bashku me krerët e shteteve të rajonit dhe të Bashkimit Evropian, do të jetë …
Më shumë...Bolton: Nëse Kosova dhe Serbia mund të arrijnë një marrëveshje, ne nuk përjashtojmë korrigjimet territoriale
Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton, ka thënë të premten në Kiev se Uashingtoni nuk do të përfshihet në idenë për shkëmbim territoresh në mes të Kosovës dhe Serbisë. I pyetur nga Radio Evropa e Lirë se çfarë mendon për idenë e shkëmbimit të territoreve në …
Më shumë...Në Malishevë sot janë përkujtuar dëshmorët e kombit Adem dhe Hajriz Morina nga fshati Drenoc
Në Malishevë, janë përkujtuar dëshmorët e kombit Adem dhe Hajriz Morina nga Drenoci, të cilët, më 24 gusht të vitit 1998, ranë dëshmorë. Në nderim të dy dëshmorëve të kombit, sot janë bërë homazhe nderime në varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe është mbajtur një akademi përkujtimore, ku është kujtuar …
Më shumë...John Bloton: Uashingtoni nuk do të përfshihet në idenë për shkëmbim territoresh në mes të Kosovës dhe Serbisë
Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton ka thënë të premten në Kiev se Uashingtoni nuk do të përfshihet në idenë për shkëmbim territoresh në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq kanë hedhur ide të ndryshme …
Më shumë...Në Deçan sot është bërë përurimi i librit “Ah Shqipni…mos thuj mbarova” të autorit Bajram Halil Gashi
Sot në ambientët e Kuvendit Komunal të Deçanit është bërë përurimi i librit “Ah Shqipni…mos thuj mbarova” të autorit Bajram Halil Gashi. Fillimisht për të pranishmit u emërtua kënga Ah Shqipni mos thuj marova, e kënduar nga rapsodi Dervish Shaqa. Një historik për këtë e lexoi publicisti Adem Lushaj. Kryetari …
Më shumë...Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së në Dukagjin: kërkojnë që të ndalet tendenca kundër luftës çlirimtare
Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, degët e Dukagjinit: Deçan, Pejë, Gjakovë dhe Istog, kanë reaguar rreth debatit që po bëhet për numrin e veteranëve të UÇK-së. “Kemi përcjell me shqetësim debatin që po ndodh rreth luftës çlirimtare dhe tendencës për degradimin e saj nga faktorë të ndryshëm, të …
Më shumë...Aleksandar Vuçiq thotë së tani për tani nuk ka kurrfarë marrëveshje rreth çështjes së Kosovës
Kryetari i serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se tani për tani nuk ka kurrfarë marrëveshje rreth çështjes së Kosovës, por ka porositur se nuk ka frikë nga propozimi i ideve, për dallim siç thotë ai nga shumica në Serbi. “Nuk ka marrëveshje. Nëse dikujt i intereson nëse jemi afër …
Më shumë...Lekaj: Haradinaj është një nga komandantët me të shquar të luftës së UÇK-së, dhe ka të drejtën që të ngritë zërin
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj përmes një shkrimi e ka komentuar situatën e fundit të krijuar në lidhje me listat e veteranëve por edhe shtimin e zërave anti UÇK nga individ të caktuar. Po ashtu ai ka thënë së kryeministri Haradinaj është një nga komandantët me të shquar të luftës …
Më shumë...Nesër në Ferizaj do të nderohet dëshmori i kombit Ramiz Ukësmajli në përvjetorin e rënies heroike të tij
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj njofton bashkëqytetarët, familjarët e dëshmorëve të kombit, invalid dhe veteran të UÇK-së, në ditën e rënies heroike të dëshmorit të kombit – Ramiz Ukësmajli, ftoheni nesër me datë: 25.08.2018, ora 10:00, në homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së …
Më shumë...Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sard
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi dhe zëvendës-ambasadorin Matteo Corradini, ku u diskutuan ide konkrete për thellimin e bashkëpunimit në sferën ekonomike në mes dy shteteve. Sipas OEK, me theks të veçantë u fol për rënëdësinë e …
Më shumë...Përfaqësuesit politikë të Kosovës Lindore thonë se ëndrra e tyre është bashkimi me Republikën e Kosovës
Përfaqësues politikë të shqiptarëve të Kosovës Lindore thonë se ëndrra e tyre është bashkimi me Republikën e Kosovës, por të mos ndodhë bashkimi i pjesshëm vetëm i Preshevës pa Bujanocin dhe pa Medvegjën. Zyrtarë të Presidencës së Kosovës kanë konfirmuar se në takimin e radhës, i cili do të zhvillohet …
Më shumë...Mbi 1000 policë pritet të dalin në pension të parakohshëm nëse projektligji i hartuar procedohet në Qeveri
Mbi 1000 zyrtarë policorë të Kosovës pritet të dalin në pension të parakohshëm nëse projektligji i hartuar procedohet në Qeverinë e Kosovës. Përfaqësues të Sindikatës së Policisë kanë shpalosur edhe kërkesat e tyre të pensionimit. Sindikata e Policisë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës pensione të ngjashme si të pjesëtarëve …
Më shumë...