Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në debatin që u zhvillua sot në Kuvendin e Kosovës për dialogun me Serbinë, ka thënë se nuk duhet të ketë dialog pa vlerësimin e dialogut të deritashëm dhe pa i qartësuar kërkesat e Kosovës. Ajo tha se është vet Hashim Thaçi që i …
Më shumë...Lajmet
Nga sot në Komunën e Malishevës, ka filluar “java e mërgimtarëve”
Nga sot në Komunën e Malishevës, ka filluar “java e mërgimtarëve”, e cila në tërësi i kushtohet bashkatdhetarëve, të cilët gjinden për pushime në vendlindje. Në kuadër të mbajtjes së kësaj jave, do të mbahen një varg aktivitetesh, e të cilat do të kurorëzohen me mbajtjen e Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar …
Më shumë...Ka vdekur profesori dhe regjisori, Bekim Lumi
Ka vdekur profesori dhe regjisori, Bekim Lumi. Trupi i tij varroset nesër në varrezat e Prishtinës. Regjisori dhe profesori i njohur i Fakultetit të Arteve në Prishtinë, Bekim Lumi, që prej dy vitesh ishte duke u përballur me sëmundjen e rëndë të kancerit. Lumi numëron dhjetëra shfaqje të realizuara, e …
Më shumë...Ministri i Brendshëm, Bejtush Gashi, priti në takim shefin e ri të misionit të UNHCR-it në Kosovë, Erol Arduc
Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim shefin e ri të misionit të UNHCR-it në Kosovë, Erol Arduc, i cili shoqërohej nga Narasimha Rao, ish-shef i misionit. Ministri Gashi shprehi gatishmërinë për bashkëpunim edhe me shefin e ri, me qëllim të realizimit të projekteve të përbashkëta. Në …
Më shumë...Bekim Haxhiu, propozon që Bekim Jashari, që t’i prijë delegacionit të Kosovës në fazën e fundit të dialogut
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka propozuar kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, që t’i prijë delegacionit të Kosovës në fazën e fundit të bisedimeve me Serbinë në Bruksel. “E propozoj Bekim Jasharin, sepse Familja Jashari na ka bashkuar në ditët më të vështira. Tash kemi …
Më shumë...Në Universitetin e Prishtinës, u mbajt mbledhja komemorative në nderim të Simbolit të Rezistencës Kombëtare, Adem Demaçi
Me një minutë heshtje ka filluar mbledhja komemorative e mbajtur sot në nderim të figurës së veprimtarit të shquar, Adem Demaçi, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Profesoresha Myrvete Dreshaj Baliu në shenjë të homazhit ka shpalosur para të pranishme pjesë nga biografia e Demaçit. “Është vështirë të gjesh një …
Më shumë...Aliu: Kosova Lindore po zbrazet përderisa Thaçi po negocion me Beogradin për të drejtat e serbëve në Kosovë
Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, gjatë debatit për dialogun Kosovë-Serbi, në Kuvend ka folur për çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Ai ka thënë se Kosova Lindore po zbrazet nga shqiptarët gjatë kohës sa Thaçi po negocion me Beogradin për të drejtat e serbëve në …
Më shumë...Fatmir Limaj: Paraqitet nevoja për një dialog të ri, dialogu i mëparshëm ka dështuar
Zëvendës-kryeministri dhe kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se në Kuvend doemos duhet të diskutohet paraprakisht se si do të rrjedhë faza e fundit e dialogut me Serbinë, në mënyrë që të shmangen gabimet. Besoj qe kjo do te jete një nga seancat qe duhet te ia kushtojmë këtë …
Më shumë...Albin Kurti: Dialogu nuk po bëhet që Kosova të marrë ulëse në OKB por që Serbia të marrë ulëse në BE
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë sot se dialogu me Serbinë nuk po bëhet që Kosova të marrë ulëse në OKB por që Serbia të marrë ulëse në BE. Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në OKB varet nga Rusia ndërkaq i Serbisë në BE varet nga Kosova. “Dialogu i …
Më shumë...Thaçi: Partitë politike duhet të punojnë për një konsensus të madh për vazhdimin e dialogut me Serbinë
Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka quajtur lajm të pavërtetë idenë për shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se institucionet e Kosovës dhe të gjitha partitë politike duhet të punojnë për një konsensus të madh për vazhdimin e dialogut me Serbinë, i cili mbështet edhe nga …
Më shumë...Kryeministri Haradinaj: Kuvendi duhet të marrë në dorë fazën përfundimtare të dialogut më Serbinë
Kryeministri, Haradinaj, sot në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet për dialogun me Serbinë, ka informuar deputetët për raportin që ua ka përcjellë lidhur me bisedimet. Ai ka thënë se Kuvendi duhet të marrë në dorë procesin e dialogut të fazës përfundimtare. Sipas tij duhet të bashkohen të gjitha partitë …
Më shumë...Kuvendi po e vazhdon debatin për dialogun e Kosovës me Serbinë.
Kuvendi i Kosovës po e vazhdon debatin për dialogun e Kosovës me Serbinë. Ndonëse fillimisht, Partia Socialdemokrate propozoi një rezolutë, më pas tri partitë opozitare dolën me tri versione të tekstit të rezolutës, që pretendojnë ta miratojnë në Kuvend. Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar që fillimisht të mbahen zgjedhjet …
Më shumë...Deputeti, Andin Hoti, kërkoi që në dialogun me Serbinë të bisedohet për fatin e personave të zhdukur…
Deputeti i PDK-së, Andin Hoti, kërkoi në seancën e Kuvendit, që në dialogun me Serbinë të bisedohet për fatin e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kjo temë duhet të jetë ndër pikat e para që duhet të diskutohet në nivel presidentësh. “Kërkoj nga presidenti, nga kryeministri, …
Më shumë...Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili thotë së Siptali i Ferizajt do të jetë bashkëkohor dhe nga më modernët në vend
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka treguar se si do të duket spitali i Ferizajt, gurëthemeli i të cilit u hodh javën e kaluar. Ai ka thënë se spitali i ri do të jetë bashkëkohor dhe do të përmbushë nevojat e rreth 250 mijë qytetarëve për shërbime mjekësore sekondare: 100 …
Më shumë...Dilaver Goxhaj: Në Shqipëri nuk kishte 750.000 bunkerë por 161.878, rëndësia e tyre u pa në luftën e UÇK-së
Kolonel Dilaver Goxhaj njëri ndër ekspertët më të shquar të Ushtrisë shqiptare, duke folur për dezinformimet lidhur me sistemin mbrojtës së Shqipërisë në kohën e komunizmit dhe numrin e bunkerëve, në një intervistë për gazetën “Dita” ka deklaruar se në Evropë iu ka bërë jehonë librit dizinformues të fotografit holandez, …
Më shumë...Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” mban sot mbledhje komemorative për Adem Demaçin
Universiteti, “Hasan Prishtina”, ka njoftuar se sot do të mbajë një mbledhje komemorative kushtuar veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i cili ka ndërruar jetë më 26 korrik. Mbledhja komemorative do të mbahet në ora 12:00, në Sallën e Senatit, në Rektorat. Varrimi i trupit të Adem Demaçit është bërë …
Më shumë...