Lajmet

Gjermania do ta respektonte një urdhër-arrest të Gjykatës Ndërkombëtare Penale kundër kryeministrit, Benjamin Netanjahu

Kryeministri i Izraelit, B. Netanjahu, fajësoi rrjetin televiziv “Al Xhazira” për nxitje të dhunës në Jeruslaem

Gjermania ka thënë se do ta respektonte një urdhërarrest të Gjykatës Ndërkombëtare Penale kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu. Zëdhënësi i kancelarit Olaf Scholz, Steffen Hebestreit është pyetur nëse qeveria gjermane do të ekzekutonte një urdhërarrest të Gjykatës Ndërkombëtare Penale kundër kryeministrit Netanyahu nën dyshimet për krime lufte, raporton gazeta “The …

Më shumë...

Rezoluta për Përkujtimin e Viktimave të Gjenocidit, në Srebrenicë, u miratua në OKB me 84 vota pro, 19 kundër dhe 68 abstenime

Nenad Çanak: Sot e gjithë Evropa kujton viktimat e Srebrenicës, por Serbia hesht

Rezoluta për Përkujtimin e Viktimave të Gjenocidit, në Srebrenicë. është miratuar në OKB me 84 vota pro. Vetëm 19 vota kanë qenë kundër, dhe  68 abstenime. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së duke vënë në dukje se viti 2025 do të shënojë 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, ku humbën së paku …

Më shumë...

Zvogëlimi i numrit të dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, vlerësohet si veprim i nevojshëm, në procesin kundër krerëve të UÇK-së

Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale, në Hagë, ka zvogëluar numrin e dëshmitarëve të planifikuar në procesin gjyqësor kundër katër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Ky vendim vlerësohet i dobishëm  për procesin gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së,  në Hagë. Në vend të të …

Më shumë...

Kryeministri Albin Kurti, në Konferencën e Mbrojtjes në Londër, ka përmendur kërcënimin e Rusisë dhe Serbisë për Kosovën

Kryeministri Albin Kurti,  në  Konferencën e Mbrojtjes në Londër ka  përmendur me shqetësim kërcënimin e Rusisë dhe Serbisë në Kosovë, por dhe duke specifikuar rolin kritik të NATO-s dhe aleatëve për demokraci. Sipas tij, armatimi i madh i Serbisë, është një tregues së ajo synon përshkallëzim të situatës. Më tutje, …

Më shumë...

Bajram Begaj: Shqipëria dhe Sllovenia gëzojnë një miqësi tradicionale dhe zhvillojnë marrëdhënie shumë të mira

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, në konferencën e përbashkët për shtyp me presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, vlerësoi mbështetjen në procesin e integrimit europian. Shqipëria dhe Sllovenia gëzojnë një miqësi tradicionale dhe zhvillojnë marrëdhënie shumë të mira, të cilat bazohen jo vetëm në interesa të përbashkëta dypalëshe dhe rajonale, …

Më shumë...

Durim Bami është njëri ndër emrat më të prezantuar në medie, pas mega operacionit të SPAK-ut, në Shqipëri

Durim Bami është një ndër emrat më të prezantuar gjatë ditëve të fundit në medie, pas mega operacionit të SPAK-ut, për goditjen e 7 grupeve kriminale më të rrezikshme në vend. Durim Bami  u bë i famshëm disa vite më parë, kur u akuzua nga Tom Doshi, se ishte paguar …

Më shumë...

Ramush Haradinaj, ka thelluar kritikat kundër kryeministrit Kurti, duke e akuzuar se ai i ka sjellë dëme të mëdha tërë vendit

Ramush Haradinaj

Kryetari i i AAK-së, Ramush Haradinaj,  ka thelluar kritikat kundër  kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar se ka ai sjellë dëme të mëdha për vendin, madje duke refuzuar ta shtrijë  dorën në bashkëpunim. Haradinaj tregon se ka një kohë që eviton përshëndetjet me Kurtin dhe nuk do t’i japë dorën, …

Më shumë...

Bilall Sherifi: LDK, dhe PDK e kanë refuzuar ftesën për të bashkëpunuar në një listë zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme

Bilall Sherifi thotë se koalicioni Nisma-AKR-PD e ka kaluar pragun zgjedhor dhe do të jetë pjesë e Kuvendit të ardhshëm

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka zbuluar se LDK, dhe PDK e kanë refuzuar ftesën për të bashkëpunuar me ta në një listë zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme. Sherifi tha se Nisma dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ishin të hapur për një bashkëpunim me dy partitë opozitare. Ai …

Më shumë...

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj kritikon Qeverinë Kurti për izolimin e vendit në arenën ndërkombëtare

Enver Hoxhaj:

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur shqetësim lidhur me udhëheqjen e Kosovës nga Albin Kurti, duke e akuzuar për politika anti-perëndimore dhe zhytjen e vendit në izolim ndërkombëtar. Hoxhaj shprehet se dështimet e njëpasnjëshme të qeverisë Kurti, përfshirë mos-anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe mungesën e njohjeve …

Më shumë...

LDK-ja refuzon ftesën e kryeministrit, Albin Kurti për darkë dhe kërkon dorëheqjen e tij

Hykmete Bajrami: Ministri, Hekuran Murati më 28 shkurt i pranon ofertat për të marrë vetura me qira, me çmimin mbi 9 milionë euro

Nënkryetarja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se ftesa e kryeministrit për darkë nuk ishte e sinqertë dhe ka kërkuar që ai të marrë përgjegjësi dhe të japë dorëheqjen. Bajrami theksoi se LDK nuk pranon shpërndarjen e Kuvendit, pasi kjo do të amnistonte kryeministrin për dështimet e tij. Ai dëshiron …

Më shumë...

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli kritikon rolin dhe varëshmërinë politike e kryetares, Vjosa Osmani

Melihate Tërmkolli: Krejt cka po bën qeveria është veç ”Biznes Covid’19”, turp i madh!

Ish-deputetja  e LDK-së, Melihate Tërmkolli kritikon rolin dhe varëshmërinë politike  e kryetares, Vjosa Osmani, duke theksuar se ajo është perceptuar më shumë si presidente e Vetëvendosjes sesa e Kosovës. Tërmkolli komentoi pas debatit mbi letrën e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, e cila nuk ishte konsultuar me kryetaren. Shumë herë …

Më shumë...

Qeveria e Kosovës u kritikua ashpër nga aleatët perëndimorë pas dështimit për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës

Pas dështimit për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës për shkak të mungesës së përparimit drejt Asociacionit të Komunave Serbe, Kosova u përball me një kritikë të ashpër nga aleatët perëndimorë. Operacioni i Policisë së Kosovës në veri për mbylljen e degëve të Bankës Postare Kursimore shkaktoi reagime negative nga …

Më shumë...

Subvencionimi i teksteve shkollore, nga Qeveria, një praktikë që ka ngjallë debate në Kosovë

Në shtator të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës prezantoi një praktikë të re për furnizimin me libra shkollorë, duke bërë që nxënësit t’i blenin librat vetë dhe të kompensoheshin më pas me një shumë fikse. Ky vendim shkaktoi pakënaqësi të mëdha te prindërit dhe partitë opozitare. Një sondazh i …

Më shumë...

Rivotimi ndryshon ekuilibrin e partive politike në Maqedoninë e Veriut

Pas përsëritjes së votimeve në shtatë qendra në zonat zgjedhore 5 dhe 6 në Maqedoninë e Veriut, BDI dhe koalicioni Fronti Evropian humbën një vend deputeti, ndërsa koalicioni Vlen fitoi një vend shtesë në parlament. Rivotimi në fshatin Llërcë të komunës së Zhelinës rezultoi në fitore për koalicionin Vlen, duke …

Më shumë...

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, ka vazhduar paraqitjen dëshmitari i 64-të i Zyrës së Prokurorit, Johan Fritsch

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, ka vazhduar paraqitjen dëshmitari i 64-të i Zyrës së Prokurorit, Johan Fritsch

Në Gjykatën Speciale, në Hagë ka vazhduar paraqitjen dëshmitari i 64-të i Zyrës së Prokurorit, Johan Friq në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Në fillim të seancës, dëshmitari është marrë në pyetje nga prokurorja Vega Iodice, e cila është fokusuar në …

Më shumë...

Behxhet Shala: Zgjedhjet e parakohshme opozitës nuk i duhen për asgjë, Vetëvendosjes i duhen si biletë kthimi nga skëterra e dështimit

Behxhet Shala

Veprimtari dhe analisti Behxhet Shala ka shkruar se kohëve të fundit Albin Kurti po e teston opozitën nëse janë për zgjedhje të parakohshme të cilat opozitës nuk i duhen asgjë kurse Albinit dhe Vetëvendosjes  i duhen si biletë kthimi nga skëterra e dështimit dhe infuzion për të shtririn në shtratin e …

Më shumë...