Pas përmbytjeve të shumta që gjunjëzuan Japoninë, vendi është tronditur nga në tërmet i fortë me magnitudë paraprake prej 6.0. Tërmeti u regjistrua të shtunën në mbrëmje në lindje të vendit dhe u ndje edhe në Tokio, tha Agjencia Meteorologjike. Asnjë paralajmërim për tsunami nuk është lëshuar. Aeroporti i Naritës …
Më shumë...Lajmet
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” pritet që nesër të hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” pritet të hap konkursin për studentë për vitin akademik 2018/19 këtë të hënë. 9 korriku pritet të jetë data kur universiteti “Hasan Prishtina” hap dyer për aplikantët e rinj që synojnë të bëhen studentë në këtë universitet. Rektorati i UP-së bën të ditur se do …
Më shumë...Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati: Serbia ta heq nga koka ëndrrën se mund të marrë territor të Kosovës
Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovë, Kadri Kastrati, njohës i çështjeve të sigurisë, vlerëson se pas përfundimit të demarkacionit me Malin e Zi, është e domosdoshme që herët apo vonë të kryhet edhe shënimi i vijës kufitare me Serbinë, shtet ky i cili vazhdimisht ka shfaqur pretendime territoriale ndaj …
Më shumë...Krasniqi: Të gjitha rrethanat politike tregojnë se vendit i duhet bashkimi socialdemokrat dhe konsensusi nacional
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka vlerësuar se të gjitha rrethanat politike tregojnë se vendit i duhet bashkimi socialdemokrat dhe konsensusi nacional. “Po bashkimit socialdemokrat, jo çdo forme të barikadimeve vetëm për pushtet! NISMA Socialdemokrate ka kohë që është duke e vezhguar situatën politike në vend …
Më shumë...Aleksander Vulin thotë se Mali i Zi po e përfaqëson pavarësinë e Kosovës më zëshëm se Shqipëria
Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka kundërshtuar deklaratën e ministrit të Mbrojtjes të Malit të Zi Predrag Boshkoviq se Kosova është shtet. “Kosova nuk është shtet por territor përkohësisht në administrim të OKB-së e në përputhje me Rezolutën 1244”, ka thënë ai duke reaguar pasi Mali i Zi ka …
Më shumë...Sindikata e Shërbimit Korrektuese të Kosovës, ka shprehur shqetësimin lidhur me Ligjin mbi Pagat
Sindikata e Shërbimit Korrektuese të Kosovës, ka shprehur shqetësimin lidhur me Ligjin mbi Pagat. Sipas kryetarit të kësaj sindikate, Zenun Sadikaj që përfshinë diku 1770 punonjës të shërbimit korrektues të Kosovës, këta nuk u përfshinë fare në këtë ligj. “Ne jemi pjesë e uniformës sikurse FSK, Policia, Doganat, Zjarrfikësit që …
Më shumë...Gashi: Serbia nuk mund të amnistohet për krimet e kryera në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi ka thënë se Serbia nuk mund të amnistohet për krimet e kryera në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999. Ai ka shtuar më tutje se nuk ndodhë askund në botë që të amnistohen krimet ndaj një popullate, por që mund të ketë falje …
Më shumë...Boshkoviq: Kosova është shtet i pavarur
Duke folur për vendimin e Malit të Zi për të dërguar dy oficer për të shërbyer në kuadër të KFOR-it në Kosovë, ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Predrag Boshkoviq ka thënë se vendimi i Malit të Zi për të dërguar dy oficerë të saj në misionin e KFOR-it …
Më shumë...Berisha: Largimi i pjesëtarëve serb nga FSK-ja ka për qëllim dëmtimin e imazhit të FSK-së
Duke komentuar largimin e pjesëtarëve serb nga Forca e Sigurisë së Kosovës, ministri i FSK-së, Rrustem Berisha ka thënë se qëllimi i braktisjes është dëmtimi i imazhit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në konferencën për medie, ai shtoi më tutje se Ministria e e Forcës së Sigurisë së Kosovës …
Më shumë...Gjuriq: Presidenca dhe Qeveria e Serbisë po angazhohen për ta pamundësuar krijimin e ushtrisë së Kosovës
Zyrtari i lart i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq i ka deklaruar medieve serbe se Presidenca e Serbisë dhe Qeveria e saj janë duke u angazhuar për ta pamundësuar krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Ai ka inkurajuar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës që ta braktisin FSK-së dhe të …
Më shumë...Gashi: Nëse nuk iu pëlqen presidenti si udhëheqës i dialogut, atëherë duhet të fillohet procesi i shkarkimit të tij
Duke komentuar qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës që negociatat me Serbinë të mos udhëhiqen nga kryetari, Hashim Thaçi, zëvendëskryeministri, Dardan Gashi ka shfaqur habinë e tij dhe ka përkujtuar se vite më parë është po kjo parti që ia siguruar votat Thaçit për t’u bërë kryetari i Kosovës. Ministri, …
Më shumë...Ministrja, Albena Rashitaj është takuar me presidenten e Ishujve Marshall dhe atë të Guajanës
Në kuadër të Asamblesë së 6-të të Fondit Global të Mjedisit, që po mbahet në Vietnam, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj, ka realizuar takime të ndara me presidenten e Ishujve Marshall, Hilda Heine dhe me presidentin e Guajanës , David Granger, të cilët i falënderoi për njohjen …
Më shumë...Vuçiq: Nuk pres që Prishtina ta paraqes Draft Statutin e Asociacionit më 4 gusht në Bruksel
Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq ju ka deklaruar medieve serbe se nuk pret që Prishtina ta paraqes Draft Statutin e Asociacionit më 4 gusht në Bruksel. Mediet serbe përkujtojnë se krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe është marrë para pesë viteve, kur është nënshkruar Marrëveshja e Brukselit sipas së cilës Kosova …
Më shumë...Komisioni i vendit tonë dhe i Malit të Zi janë takuar për ndërtimin e tunelit Pejë-Rozhajë
Ekspert të vendit tonë dhe të Malit të Zi janë takuar për të biseduar për ndërtimin e tunelit Pejë-Rozhajë, i cili do ta lehtësonte dukshëm qarkullimin e njerëzve dhe mallrave në mes të dyja vendeve. Ministria e Infrastrukturës njofton se për ta realizuar këtë projekt, janë zhvilluar takime për dy …
Më shumë...Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli është pritur në takim nga presidenti i Italisë, Sergio Mattarella
Në kuadër të takimeve që po mban gjatë vizitës nëpër vendet e Bashkimit Evropian, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është pritur në takim nga presidenti i Italisë, Sergio Mattarella. Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli ka njoftuar se temë qendrore në takimin me presidentin e Italisë, Sergio Mattarella kanë …
Më shumë...Presidenti, Dolad Trump pritet të emëron diplomatin Philip S. Kosnett për ambasador të SHBA-ve në Kosovë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dolad Trump është në prag të emërimit të diplomatit Philip S. Kosnett për ambasador të SHBA-ve në Kosovë. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti, Donald Trump e ka bërë të ditur synimin për të emëruar diplomatin Philip S. Kosnett nga Virxhinia, si …
Më shumë...