Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë të enjten se vendi i gjashtë që ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, është Papua Guinea e Re. Por ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli, edhe njëherë ka demantuar atë që e thotë Daçiq, sikurse herët e tjera. “Daçic …
Më shumë...Lajmet
Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, ka kërkuar reformë të thellë të politikës së jashtme të Kosovës
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, duke iu referuar shkrimeve nëpër medie, lidhur me diplomacinë e Kosovës në raport me ofensivën diplomatike të Serbisë ka kërkuar reformë të thellë të politikës së jashtme të vendit tonë. “Kosova po e pëson për shkak të papërgjegjësisë të drejtuesve të …
Më shumë...Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant, Rrahman Rama, qëndroi për vizitë zyrtare, në Turqi
Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të komandantit të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, gjeneralit Hulusi Akar, nga data 01-05 korrik 2018, qëndroi për vizitë zyrtare në Turqi. Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama është pritur nga komandanti i Forcave të Armatosura të …
Më shumë...Ramush Haradinaj: Ish-ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku është fajtor për 53 milionët që po ia japim “Bechtel-Enkës”
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se ish ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku është fajtor për 53 milionët që Kosova i detyrohet kompanisë “Bechtel- Enka”. Ai thotë se LDK-ja në kohën e qeverisjes paratë i ka dërguar në komunat e udhëhequra nga kjo parti. “Nuk duhet shitur moral meqë …
Më shumë...Memli Krasniqi: E keqja është se Qeveria është detyruar të paguajë një shumë të madhe krahasuar me atë fillestare
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, në seancën e sotme të Kuvendit ku po mbahet interpelancë për ndarjen e 53 milionëve për “Bechtel Enkas”, tha se e keqja e gjithë kësaj situate është se Qeveria është detyruar të paguajë një shumë të madhe krahasuar me atë fillestare. “Shpjegimet …
Më shumë...Mbahet takimi i Grupit për Mbështetje Strategjike kundër Terrorizimit dhe Parandalimit të Ekstremizmit
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i Grupit për Mbështetje Strategjike kundër Terrorizimit (2018-2023) dhe Parandalimit të Ekstremizmit të Dhunshëm që shpie në Terrorizëm (2015-2020), i udhëhequr nga ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi. Ministri Gashi, i cili është edhe Koordinator Nacional për zbatimin e Strategjisë …
Më shumë...Deputeti i Nismës, Bilall Sherifi kërkon auditim për dhënien e 53 milionëve “Bechtel & Eenkes”
Deputeti i Nismës Social Demokrate, Bilall Sherifi thotë se rruga më e mirë për të sqaruar opinionin publik për dhënien e 53 milionë kompanisë “Bechtel & Enka” nga ana e Qeverisë Haradinaj. “Më e lehta për të ardhur në përfundime të sakta se si filloi, si u zhvillua dhe si …
Më shumë...Gjykata Penale e Shkupit i ka dënuar me 82 vjet burgim sulmuesit e Ziadin Selës
Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar me gjithsej 82 vjet burgim shtatë të akuzuarit për tentim-vrasje të liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, më 27 prill të vitit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë. Nikolla Vojmovski është dënuar me 13 vjet e gjashtë muaj burgim, ndërsa me nga 13 vjet …
Më shumë...Minatorët e Trepçës protestojnë para Kuvendit dhe Qeverisë, paralajmërojnë grevë nga java e ardhshme
Një numër i konsiderueshëm i punëtorëve të Trepçës kanë protestuar sot pë një orë para Kuvendit të Kosovës si shenjë e pakënaqësisë me draft-statutin e Trepçës. Ata kërkuan edhe njëherë që, Ligji për Trepçën i cili precizon se draft-statutin duhet të përpilohet nga Bordi dhe jo Ministria e Zhvillimit Ekonomik. …
Më shumë...Deputeti i Vetëvendosje, Glauk Konjufca thotë së Hashim Thaçi po shkon e po flet me Vuçiqin pa kurrfarë platforme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjuca në seancën e Kuvendit është shprehur kritik ndaj kryetarit të vendit, Hashim Thaçi sa i përket bisedimeve finale me Serbinë. Sipas tij, problemi më i madh është se ai i cili po shkon e po flet me Vuçiqin pa kurrfarë platforme dhe po e …
Më shumë...Partitë politike po vazhdojnë me organizimin e tryezave por nuk po mund të arrijnë kurrfarë konsensusi
Partitë politike do të vazhdojnë me një rund të ri të organizimit të tryezave, ndonëse nga katër sosh të organizuara së fundmi nuk është arritur kurrfarë konsensusi. Partia e kryeministrit Ramush Haradinaj, AAK-ja, po bëhet gati ta organizojë tryezën e radhës me partitë politike, ndonëse nga katër tryezat e tilla …
Më shumë...IAP: Shtatorja e Anton Çettës duhet të vendoset në ndonjë shesh të madh të qytetit
Drejtues të Institutit Albanologjik të Prishtinës, konsiderojnë se Shtatorja e Anton Çettës, do të duhej të vendosej në ndonjë shesh të madh të qytetit, i cili do të pagëzohej edhe me emrin e mbledhësit të folklorit e udhëheqësit të Lëvizjes për pajtimin e gjaqeve në fillim të viteve ’90. Me …
Më shumë...Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta përkujtohet ish i burgosurit politik, Skënder Ibishi
Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit dhe ish të burgosurit politik, Skënder Ibishi, nesër më 6 korrik 2018 do të mbahet një Akademi përkujtimore, organizuar nga Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës. Akademia mbahen në Sallën e Institutit Albanologjik, në Prishtinë, duke filluar në orën 12.00. Skënder …
Më shumë...Në 20-vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët: Rrustem Bruqi, Lumni Surdulli, Enver Alaj
Në 20-vjetorin e betejës së lavdishme të Loxhës dhe rënies së luftëtarëve të Lirisë, Rrustem Bruqi, Lumni Surdulli, Enver Alaj mbahet akademi përkujtimore, nën organizimin e bashkëluftëtarëve, veteranë të Brigadave 134,131,133 të UÇK-së. Aktivitetet në nderim të tre dëshmorëve fillojnë më 6 korrik me homazhet, që do të mbahen në …
Më shumë...Kosova në këtë vit i plotëson nevojat e popullatës me prodhimit të grurit me vetëm rreth 50 për qind
Në Kosovë ka filluar fushata e korrje-shirjeve. Sipas të dhënave zyrtare në gjithë territorin e Kosovës me drithëra të bardha këtë vit janë mbjellur mbi 83 mijë hektarë tokë bujqësore, kurse vetëm me kulturën e grurit janë mbjellë dhe do të korren mbi 74 mijë hektarë, që nënkupton se rendimenti …
Më shumë...Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare në të cilën do të zhvillohet interpelanca e kryeministrit Haradinaj
Kuvendi i Republikës së Kosovës mban sot seancë plenare në të cilën do të zhvillohet interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-të Lëvizjes Vetëvendosje dhe GP të LDK-së, në lidhje me vendimin e Qeverisë për pagesën e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë Bechtel …
Më shumë...