Lajmet

OKB: Në dy javët e fundit më shumë se 810 mijë palestinezë u detyruan të largohen nga Rafah

Kombet e Bashkuara njoftuan se në dy javët e fundit më shumë se 810 mijë palestinezë u detyruan të largohen nga Rafah, që ndodhet në jug të Rripit të Gazës, që është objektivi i ushtrisë izraelite, transmeton Anadolu. Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt, në deklaratën …

Më shumë...

Partitë parlamentare në Kuvendin e Kosovës ende nuk janë akorduar për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Partitë parlamentare në Kuvendin e Kosovës ende nuk janë akorduar për shpalljen e  zgjedhjeve të parakohshme.  Vetëvendosje deklaron se  ende në Kuvend s’ka kërkesë zyrtare për shpërndarje të legjislaturës, por theksojnë gatishmërinë për zgjedhje. Partitë opozitare vazhdojnë të mos dakordohen se si të shkojë vendi në zgjedhje të parakohshme. Në …

Më shumë...

Dejvid Wisner vlerësoi punën e bërë me reformën në drejtësi, në Shqipëri, por kërkoi hapa edhe më të vështirë

I Ngarkuari me Punë i ambasadës amerikane në Tiranë, Dejvid Wisner vlerësoi punën e bërë me reformën në drejtësi por shtoi se është e nevojshme që të ndërmerren hapa më të vështirë. Gjatë konferencës për prezantimin e strategjisë së re kombëtare të uljes së çështjet e prapambetura në gjykata, organizuar …

Më shumë...

Prokuroria Speciale e Kosovës ka filluar hetime lidhur me tenderët sekretë dhe ata njëburimor, gjatë mandatit të Qeverisë-Kurti

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria Speciale e Kosovës ka filluar  hetimet lidhur me  tenderët sekretë, dhe ata njëburimor  gjatë mandatit të Qeverisë-Kurti. Burime të informatave brenda Prokurorisë kanë konfirmuar se hetimet janë iniciuar posaçërisht dhe përfshijnë të gjithë tenderët njëburimorë të dhënë nga institucionet qeveritare, komunale dhe ndërmarrjet publike. Këto hetime kanë për qëllim …

Më shumë...

Besnik Tahiri ka deklaruar se shpërndarja e Kuvendit, do të ishte shpërlarje e kryeministrit Albin Kurti nga dështimet e tij

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka deklaruar se shpërndarja e Kuvendit, do të ishte shpërlarje”e kryeministrit Albin Kurti nga dështimet e tij. Sipas tij, Kurti po dëshiron që dështimet e tij, t’ia faturojë opozitës. Shpërbërja duhet të vjen vetëm atëherë kur arrijmë ta shkarkojmë një qeveri të …

Më shumë...

Kryetari i Iranit, Ibrahim Raisi, është mbytur nga pasojat e rrëzimit të helikopterit, bashkë me ministrin, Husein Amir-Abdullah

Mediat iraniane kanë njoftuar se kryetari i këtij shteti të madh aziatik, Ibrahim Raisi, ka vdekur në moshën 63-vjeçare, nga pasojat e rrëzimit  të helikopterit. Nga aksidenti ka pësuar fatalisht edhe ministri i Jashtëm Hussein Amir-Abdullah. Helikopteri, në rrethana ende të pasqaruara është rrëzuar në provincën malore të Azerbajxhanit Lindor. …

Më shumë...

Edi Rama ka folur lidhur me letrën e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për projektin Evropian të Asociacionit

Ravi Batra: Kryeministri, Edi Rama, ka goditur padrejtësinë djallëzore kundër Kosovës dhe Hashim Thaçit, nga Gjykata Speciale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur lidhur me letrën e fundit nga Gjermania, Franca dhe Italia drejtuar Kosovës, ku kërkohet që projekti i asociacionit të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese të jetë Drafti Evropian. Në një deklaratë për mediat, Rama theksoi se autoritetet e Kosovës janë të pavarura dhe të …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të ardhmen e Kosovës gjatë vizitës së tij në Gjermani. Në një takim me strukturën e nëndegës së AAK-së, në Bavari, Haradinaj shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin dhe përkushtimin e diasporës kosovare në këtë vend. …

Më shumë...

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak shpreh gatishmërinë për takim të ri për çështjen e dinarit në Bruksel

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se është i hapur për të organizuar një raund të ri të negociatave për çështjen e dinarit mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse në takimet e fundit mes kryenegociatorëve të dy vendeve nuk u arrit një marrëveshje …

Më shumë...

Ministria Kroate e Mbrojtjes dërgon Kontingjentin e 41-të, të trupave në KFOR-it në Kosovë

Ministria kroate e Mbrojtjes ka njoftuar dërgimin e kontingjentit të 41-të, të trupave të saj në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë. Ceremonia zyrtare do të zhvillohet sot në orën 15:00 në kazermën “Brigada 1 Tigrovi” dhe do të marrë pjesë zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Ivan Anušić.. Kjo …

Më shumë...

Bislim Zogaj: Edhe 25 vjet pas, askush nuk u dënua për masakrën e Burgut të Dubravës

Bisedë me të burgosurin politik, të mbijetuarin e Masakrës së Dubravës, drejtorin e AMKMK-së, Bislim Zogaj

25 vjet pas sulmeve barbare, kujtohet një nga masakrat më të mëdha kundër  shqiptarëve të Kosovës, e kryer nga regjimi i Slobodan Milosheviqit në Burgun e Dubravës. Gjatë kësaj masakre, 117 të burgosur shqiptarë u vranë dhe mbi 200 të tjerë u plagosën në një sulm brutal që zgjati gjashtë …

Më shumë...

Nënsekretarja amerikane, E. Allen pas takimit me kryeministrin Kurti, deklaroi se Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Nënsekretarja amerikane, E. Allen pas takimit me kryeministrin Kurti, deklaroi se Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Nënsekretarja amerikane, Elizabeth Allen, e cila po qëndron për vizitë në Kosovë, është takuar dhe ka biseduar gjerësisht me kryeministrin Albin Kurti. Pas takimit, nën-sekretarja amerikane, zonja  Allen, u shpreh se pati një diskutim gjithëpërfshirës dhe të dobishëm me kryeministrin Kurti, të cilit i bçri me dije se Kosova i takon …

Më shumë...

Charles Kupchan: Faktori ndërkombëtar duhet ta rritë presionin edhe ndaj Serbisë për ta pranuar Marrëveshjen e Ohrit

Charles Kupchan: Ideja për shkëmbim të territorit është moralisht problematike por mund t’i sjellë paqe

Profesori amerikan i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Çarl Kapçan ka reaguar në lidhje me kërkesën e vazhdueshme të Bashkimit Europian për themelimin e Asociacionit, duke ditur se kjo nismë është e rëndë për Qeverinë  e Kosovës. Ai më tej shtoi se BE-ja dhe Këshilli i Evropës po krijojnë nxitje për të bërë ato …

Më shumë...

Antonello De Riu: Nuk është i vlefshëm zotimi i ministres, Donika Shvarc për krijimin e projekt-statutit të Asociacionit

Antonello De Riu: Nuk është i vlefshëm zotimi i ministres, Donika Shvarc për krijimin e projekt-statutit të Asociacionit

Italia konsideron se nuk është i vlefshëm zotimi për krijimin e projekt-statutit për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, të cilin e ka  propozuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Shvarc. Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka sqaruar  se letra me të …

Më shumë...

Sindikata e Policisë së Kosovës, me shumicë votash shkarkimin e kryetarit të kësaj sindikate, Imer Zeqiri

Sindikata e Policisë së Kosovës, me shumicë votash shkarkimin e kryetarit të kësaj sindikate, Imer Zeqiri

Sindikata e Policisë së Kosovë, ka mbajtur mbledhjen me të vetmen pikë të rendit të ditës, e cila ishte votimi për shkarkimin e kryetarit të kësaj sindikate, Imer Zeqiri. Sipas njoftimit është bërë me dije se në kuvend të pranishëm ishin 60 delegatë nga gjithsej 73 delegatë dhe në mënyrë …

Më shumë...

Kryetari i Sindikatës të Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, është njoftuar nga mediet për shkarkimin e tij

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka paralajmëruar veprime sindikale, nëse nuk plotësohen kërkesat

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, është njoftuar nga mediet për shkarkimin e tij. Ai përmes një reagimi publik ka thënë se nuk ka qenë i njoftuar për këtë takim, dhe se sipas tij është bërë qëllimisht për të pamundësuar pjesëmarrjen e tij. Unë nuk kam qenë …

Më shumë...