Lajmet

Veseli kërkon ndëshkim “të rëndë” me heqje të nga një mëditjeje për deputetët që nuk votuan rezolutën për të pagjeturit

Kadri Veseli: Peticioni për Astrit Deharin nuk iu ka drejtuar Kryesisë së Kuvendit

Kryekuvendari Kadri Veseli, pas dështimit për ta votuar rezolutën për personat e pagjetur, pikërisht sot në 19-vjetorin e ekzekutimit dhe masakrimit nga ushtria serbe të 377 shqiptarëve në Meje të Gjakovës,   theksoi se duhet t’iu ndalen mëditjet deputetëve të cilët janë nënshkruar dhe nuk kanë qëndruar në seancë. Ai tha …

Më shumë...

Partia FJALA:Turp mbi turpet, nuk miratohet rezoluta për të zhdukurit në Kuvend sepse nuk ka kuorum

Partia FJALA

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës debatuan për të zhdukurit tanë që ende nuk po i kthen Serbia. Gjatë fjalimit të tyre, secili u tregua më patriot se tjetri. Por në fund të seancës kur duhej që të votohej rezoluta, ata kishin shkuar. Kështu që nga 120 deputetë sa ka …

Më shumë...

U përkujtua 19-vjetori i masakrës së forcave kriminale serbe kundër shqiptarëve, në Mejë të Gjakovës

U përkujtua 19-vjetori i masakrës së forcave kriminale serbe kundër shqiptarëve, në Mejë të Gjakovës

Me aktivitete tematike e kulturore, me një pjesëmarrje masive të qytetarëve liridashës të vendit tonë, sot  u përkujtua 19-vjetori i masakrës së forcave kriminale serbe, në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill të vitit 1999, ushtria e policia e Serbisë ka  ekzekutuar e masakruar  377 shqiptarë liridashës. Për t’i …

Më shumë...

Gjeneral Rrahman Rama: FSK-ja ka për synim të jetë pjesë e strukturave euroatlantike të NATO-s

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama ka thënë se FSK-ja ka për synim që të jetë pjesë e strukturave euroatlantike – NATO-s. Ai  këtë deklaratë e bëri në ceremoninë e shpalljes së rezultateve dhe fitueseve të Garës Ndërkombëtare dhe Garës së FSK-së, “Ushtari më i mirë i …

Më shumë...

KMDLNJ: Kur një shtet kriminal kërcënon liderët e shtetit, ku ka kryer krime dhe gjenocid

KMDLNJ

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka vlerësuar se Serbia po bën një politikë me dy e më shumë fytyra ndaj Kosovës, sepse në njërën anë po zhvillon bisedime për normalizim të marrëdhënieve, e në anën tjetër ndërmerr veprime për shkatërrimin e Kosovës. Autoritetet serbe po …

Më shumë...

Çerkin Dukolli: Ambienti i sigurt dhe i shëndetshëm në vendet e punës, nënkupton, ruajtjen e jetës së punëtorëve

Çerkin Dukolli

Zëvendës-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli, ka marrë pjesë të premten në shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Siguri dhe Shëndetin në Punë, organizuar nga kompania “Sharr Cem”.  Në fjalën e tij zëvendësministri Dukolli ka thënë se kujdesi institucional për siguri dhe shëndet në punë, përveç që është obligim …

Më shumë...

FSK: Ushtrimi i përbashkët, “Shpata e Argjendtë 18’’ përfundoi operacionet stërvitore

FSK: Ushtrimi i përbashkët, “Shpata e Argjendtë 18’’ përfundoi operacionet stërvitore

Forca e Sigurisë së Kosovës, KFOR-i dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, Policia e Kosovës, sot pas demonstrimit të aktiviteteve përfundimtare, përfunduan me sukses Ushtrimin fushor ,,Shpata e Argjendtë 18’’, në kazermën e Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Brigadës për Mbështetje Operacionale  të FSK-së ,,Evropianët e Rinj’’ të Pomozotin. Në …

Më shumë...

Arrestohet në Bihaq, Atif Dudakoviq, ish-komandant i Korpusit të Pestë të Ushtrisë së Bosnjës e Hercegovinës

Arrestohet në Bihaq, Atif Dudakoviq, ish-komandant i Korpusit të Pestë të Ushtrisë së Bosnjës e Hercegovinës

Anëtarët e Agjencisë së Hetimit dhe Mbrojtjes së Shtetit të Bosnjës dhe Hercegovinës arrestuan sot herët në mëngjes, në qytetin Bihaq,  Atif Dudakoviqin, ish-komandant i Korpusit të Pestë të Ushtrisë së Bosnjës e Hercegovinës nën akuzat për krime lufte kundër serbëve në vjeshtën e vitit 1995, në komunat e Krajinës …

Më shumë...

Kryeministri Ramush Haradinaj bëri edhe homazhe në Meje të Gjakovës

Kryeministri Ramush Haradinaj bëri edhe homazhe në Meje të Gjakovës

Kryeministri Ramush Haradinaj mori pjesë në Tubimin Qendror Përkujtimor në Kompleksin Memorial në Mejë të Gjakovës. Gjatë fjalës para pjesëmarrësve, ai tha se do të kujdeset që ky Kompleks, që është nderi i shqiptarëve, të na nderojë edhe në mënyrën se si do t’i tregohet vetes dhe botës për të …

Më shumë...

Kryeministri Haradinaj  ka takuar ekspertin amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer

Serwer

Kryeministri, Ramush Haradinaj është takuar me ekspertin e shquar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Daniel Serwer. Kryeministri, Ramush Haradinaj ka njoftuar se temë qendrore e bisedës në mes tyre ka qenë rrugëtimi euro atlantik i Kosovës. “Kënaqësi ta takoj analistin për çështjet e Evropës Juglindore dhe të …

Më shumë...

Thaçi: Çështja e personave të pagjetur do të diskutohet në bisedimet në Bruksel

Hashim Thaçi: Kosova me ushtrinë e vet po punon që të bëhet pjesë e NATO-s dhe të kontribuojë për paqen e stabilitetin në botë

Gjatë fjalimit për Ditën e të Pagjeturve, kryetari i vendit, Hashim Thaçi tha se familjet e personave të zhdukur meritojnë të dinë të vërtetën dhe institucionet duhet ta bëjnë maksimumin që të ndriçohet ky aspekt njerëzor. Zbardhja e së kaluarës tragjike dhe dalja para drejtësisë e autorëve të krimit, është …

Më shumë...

Brovina: Bisedimet me Serbinë të kushtëzohen me zbardhjen e fatit të personave të pagjetur

Flora Brovina

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina ka kërkuar që në të ardhmen, bisedimet me Serbinë të kushtëzohen me zbardhjen e fatit të personave të pagjetur. “Prej vitit në vit diskutojmë për ata që na mungojnë dhe e shprehim dhimbjen tonë në këtë Kuvend, diskutojmë dhe nxjerrim rezoluta të …

Më shumë...

Veseli: Plagët e luftës i shëron drejtësia e jo harresa e tyre

Kryekuvendari Kadri Veseli, thotë se opozita nuk ka guxim të ngritë votëbesim për rrëzimin e Qeverisë

Gjatës seancës së jashtëzakonshme kushtuar personave të pagjetur, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka deklaruar se plagët e luftës i shëron drejtësia e jo harresa e tyre. “Po bëhen dy dekada të dhembjes. Serbia po vazhdon të heshtë dhe po tenton të nxisë harresën tonë, por ne nuk harrojmë, as …

Më shumë...

Lekaj: Meja e Gjakovës është pikë e pashlyer e gjenocidit të Serbisë mbi Kosovën

Lekaj: Taksa 100 për qind të vazhdojë, derisa nuk kemi njohje nga Serbia, liberalizim dhe njohje të plotë nga BE-ja

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka shkruar se Meja e Gjakovës është pikë e pashlyer e gjenocidit të Serbisë mbi Kosovën. 19 vjet më parë, në këtë ditë janë vrarë e masakruar pa dallim, gra, burra, fëmijë e të moshuar, vetëm pse regjimi i Millosheviçit kishte vendosur që të spastronte …

Më shumë...

Andin Hoti: Lirimi nga burgu i kriminelit serb dëshmon më së miri se Serbia e përkrah krimin dhe kriminelët

Hoti

Duke komentuar lirimin nga burgu të kriminelit serb, Sasha Cvjetan, ish pjesëtari i grupit famëkeq “Skorpionët”, që ishte dënuar për krimin e rëndë kundër 14 civilëve shqiptarë, Andin Hoti, djali i Ukshin Hotit, deputeti i Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar për Radion Kosova e Lirë se kjo dëshmon më së …

Më shumë...

Kurti: Ne duhet ta përsërisim të vërtetën tonë përderisa Serbia përsërit gënjeshtrat e sajë

Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili po qëndron në Bosnjë e Hervegovinë, ka deklaruar se shqiptarët dhe boshnjakët duhet të jenë më të zëshëm në demaskimin e pretendimeve serbe dhe ruse. Ne nuk jemi mjaft të koordinuar dhe nuk jemi mjaft aktivë, duke menduar se publiku në botë …

Më shumë...