leoni

Lajmet

Policët, të cilët me urdhër të Qeverisë arrestuan, Marko Gjuriqin, mund të ndiqen edhe penalisht

Gjuriq

Inspektorati i Policisë së Kosovës, me kërkesë të zëvendës-ministrit të Punëve të Brendshme, Milan Radojeviq, do të fillojë hetimet kundër të gjithë policëve,  që kanë marrë pjesë në aksionin e arrestimit të drejtorit të Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, më 26 mars 2018, në veri të Mitrovicës, pasi ai …

Më shumë...

Më 24 prill 1998 filluan luftimet e forcave serbe për marrjen e pikës strategjike të Jabllanicës në Dukagjin

Muharrem Sylejmani me bashkeluftetare

Në natën mes 22 e 23 prillit 1998, derisa rreth gjashtëdhjetë vetë nga Hereçi e Sllupi po ktheheshin nga Shqipëria në Kosovë, afër pikës C-2 në malet e Koshares, diku rreth orës 5.45 të mëngjesit ndeshen në pritën e organizuar të forcave ushtarako-policore serbe, ndaj të cilëve u përdorën edhe …

Më shumë...

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani: Ka deputetë nga pozita që do ta votonin rrëzimin e Qeverisë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka theksuar se partitë opozitare deri më tani i kanë 57 vota, dhe i duhen vetëm edhe katër vota për ta rrëzuar Qeverinë. Ajo ka thënë se duhet të binden edhe 4 deputetë të tjerë për t’i arritur 61 vota. “Duke diskutuar …

Më shumë...

Kreu i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi: Prioritetet nuk caktohen njëanshmërisht

Jakup Krasniqi

Kreu i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka thënë se shoqëria shqiptare ka nevoja të ngutshme që të zhvillojnë një debat serioz se nga duhet të ecim tutje. Ai në një postim në rrjetin social shkruan se hapi i parë duhet të jetë hapja e një debati brenda …

Më shumë...

Ministri amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis shprehet optimist për suksesin e negociatave me Korenë e Veriut

Mattis nuk dha dorëheqje sepse mbështeti transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, sikur aludojnë disa medie në vend

Ministri amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis sheh arsye për të qenë optimist për përfundimin me negociatave me Korenë e Veriut pas njoftimeve të drejtuesit koreano-verior për braktisjen e testimit të raketave dhe bombës atomike. “Në këto momente, mendoj se ka shumë arsye për të qenë optimist për faktin se negociatat do …

Më shumë...

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq vazhdon me ankesa: Pse Kosova të ketë ambasada në shtete që Serbia nuk ka?

Ivica Daçiq thotë se kurrë nuk do ta japim veriun e Kosovës dhe këtu nuk ka asnjë dilemë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, është ankuar për faktin që Kosova ka ambasada në shtete në të cilat diplomacia serbe nuk është e pranishme. Ai madje thotë se një gjë e tillë është e papranueshme, e sidomos në ato vende që përkrahin Serbinë. “Qëllimi jonë është Bashkimi Evropian, …

Më shumë...

Zëvendëskryeministri i vendit, Behxhet Pacolli: Kosova nuk mund të krahasohet me Kataloninë

Pacolli: Mjetet që i merrnin veteranët e rrejshëm t’iu jepen familjarëve të viktimave të luftës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh shef i diplomacisë kosovare, Behxhet Pacolli ka deklaruar se pavarësia e vendit tonë është ngusht e lidhur me ruajtjen e ekzistencës së një populli që ishte larguar nga shtëpitë e tij gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe se situata me Kataloninë është krejt ndryshe. Ai në …

Më shumë...

Me këtë platformë synohet të unifikohet spektri politik shqiptar rreth dialogut me Serbinë

Dr. Arsim Bajrami

Nënkryetari i PDK-së, Arsim Bajrami, ka sqaruar platformën që Kadri Veseli ua ka dërguar liderëve politikë për konsensus mes partive politike për pesë çështje të interesit shtetëror. Me këtë platformë synohet të unifikohet spektri politik shqiptar rreth dialogut me Serbinë, formimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, themelimit të …

Më shumë...

LDK-ja ka reaguar lidhur me platformën ku kërkohet unitet politik nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli

LDK: Derisa çështja e dialogut me Serbinë po e mbizotëron debatin, koalicioni qeveritar po uzurpon institucionet

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me platformën ku kërkohet unitet politik nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. Në reagim thuhet se nuk do të lejojmë që njerëz të papërgjegjshëm, të etur vetëm për pushtet, që nuk përfaqësojnë shumicën e qytetarëve të Kosovës, të bëjnë dialog në emër të …

Më shumë...

Dhimbja për më të dashurit tanë të zhdukur në luftë, vazhdon të jetë shumë e madhe

Thaçi

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar  se institucionet ndërkombëtare duhet të rrisin presionin  mbi autoritetet në Serbi, që të japin informacione rreth fatit të të pagjeturve, meqë  Kosova duhet të mbyllë këtë kapitull të luftës në mënyrë që të ndërtojë një të ardhme më të mirë. Kosova  ndonëse dy …

Më shumë...

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri viziton Avokatin e Popullit, Hilmi Jasharin, premton fuqizimin e gjyqësorit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri viziton Avokatin e Popullit, Hilmi Jasharin, premton fuqizimin e gjyqësorit

Gjatë kësaj të hëne, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka vizituar Institucionin e Avokatit të Popullit, ku është pritur nga Avokati i Popullit,  Hilmi Jashari. Ministri Tahiri e ka njoftuar Jasharin, për agjendën legjislative të Ministrisë së Drejtësisë, që synon rritjen e kapaciteteve të sektorit të sundimit të ligjit, në …

Më shumë...

FSK-ja me personel dhe pajisje xheniere mbështeti aksionin vullnetar “Ta pastrojmë Kosovën” në Kastriot

FSK-ja me personel dhe pajisje xheniere mbështeti aksionin vullnetar "Ta pastrojmë Kosovën"

Forca e Sigurisë së Kosovës, me personel dhe pajisje xheniere mbështeti aksionin vullnetar “Ta pastrojmë Kosovën”, aksion ky i organizuar nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës. Për të përkrahur aksionin ishte edhe zëvendës komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Xhevahir Geci, si dhe pjesëtarë të …

Më shumë...

Ambasadori Delawie takon ministrin Gashi, kërkon përkushtim më të madhe në ngritjen e nivelit të sigurisë

Ambasadori Delawie takon ministrin Gashi, kërkon përkushtim më të madhe në ngritjen e nivelit të sigurisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Greg Delawie, ka vizituar sot Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku është pritur nga ministri i ri, Bejtush Gashi. Ai e ka uruar ministrin Gashi për detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme. Ambasadori e ka vlerësuar se është shumë i …

Më shumë...

Deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi: Nuk ka fonde për libra, mungesa e tyre po shkakton analfabetizëm

Kurteshi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka folur rreth ditës së librit dhe për vështirësitë që hasin në veçanti rinia për shkak të mungesës së librave. “Kjo konferencë është organizuar për ditën botërore të librit. Lëvizja Vetëvendosje sot ka shënuar disa aktivitete për ditën e librit duke përfshirë kështu dhurimin …

Më shumë...

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i dhuron Natashha Kandiqit ‘Hartën e Artë të Kosovës’

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i dhuron Natashha Kandiqit 'Hartën e Artë të Kosovës'

Kryeministri i së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim aktivisten për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe themeluesen e Fondit për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd, Natasha Kandiq. Kryeministri ka shprehur kënaqësinë për takimin, i cili po zhvillohet në vigjilje të Samitit të Londrës, ku pritet që …

Më shumë...

Kryetari serb, Vuçiq e kundërshton formimin e ushtrisë së Kosovës, nga e vetja kërkon të jetë e gatshme

A. Vuçiq, mori vendim që të heqë gjendjen e gatishmërisë më të lartë luftarake të ushtrisë serbe

Kryetari serb, Aleksandar Vuçiq vazhdimisht deklarohet kundër formimit të ushtrisë së Kosovës, por kur është fjala për atë të Serbisë ai ka thënë se ata duhet të jenë të gatshëm në çdo moment ndaj çdo agresori potencial. “Ushtria serbe duhet të jetë një faktor i fuqishëm parandalues për këdo që tenton …

Më shumë...