Lajmet

Më 27 mars të vitit 1989 në vende të ndryshme të Kosovës kanë rënë në altarin e Atdheut 28 dëshmorë

UCK

29 vjet më parë, më 27 mars të vitit 1989, në qendër të Prishtinës, por edhe në qytete të tjera të Kosovës,  filluan demonstratat, si dhe përleshjet e protestuesve shqiptarë me forcat e shumta policore serbe e jugosllave. Rinia shqiptare ishte më e vendosur se kurrë. UDB-a kishte filluar të …

Më shumë...

Ministri i Ismajli: Vetëvendosjes i paska dhimbtë intervenimi i shtetit të Kosovës për ta ndalë Gjuriqin

Uran Ismajli: “Afera Spitali”, ishte nisur në vitin 2003, në Komunën e Prishtinës, nga zyrtarët më të lartë të LDK-së

Edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli ka reaguar pas deklaratave të Lëvizjes Vetëvendosje për intervenimin e policisë në veri të vendit. Ai ka shkruar së Vetëvendosjes i paska dhimbtë intervenimi i shtetit të Kosovës për ta ndalë hyrjen e Gjuriqit. “Lëvizjes Vetëvendosje i paska dhimbtë intervenimi i shtetit të Kosovës …

Më shumë...

Sefaj: Është përmbyllur në mënyrë profesionale plani për ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serbë në Kosovë

Aleanca Kosova e Re pret nga qeveria ta shqyrtojë vendimin për shkarkimin e Flamur Sefajt

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj me anë të një shkrimi në rrjetin social ka thënë së Policia e Kosovës e kanë përmbyllur në mënyrë profesionale planin operacional për ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serbë në Republikën e Kosovës. “Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës e kanë …

Më shumë...

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova kërkon që të mos tensionohet më tej situata

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova kërkon që të mos tensionohet më tej situata

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova ka folur për ngjarjet e sotme në veri të Mitrovicës. Ajo ka kërkuar që të mos tensionohet më tej situata dhe të ruhet qetësia nga të dyja palët dhe problemet të zgjidhen vetëm nepërmjet dialogut. “Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të …

Më shumë...

Lidhja Demokratike e Kosovës i jep mbështetje aksionit të policisë në veri të Mitrovicës

LDK nuk do ta përkrahë platformën për dialogun me Serbinë, që parasheh kryetarin Thaçi si kryesues

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dhënë mbështetje aksionit të të Policisë së Kosovës në veri me rastin e arrestimit të zyrtarit të lartë serb, Marko Gjuriqit. Kjo parti përmes një komunikate për media ka theksuar se provokimet e vazhdueshme të Serbisë rrezikojnë destabilitetin në rajon. “LDK-ja do të jetë …

Më shumë...

Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Greg Delawie i shqetësuar për ngjarjet në Mitrovicë

Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Greg Delawie i shqetësuar për ngjarjet në Mitrovicë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka theksuar së është shumë i brengosur për ngjarjet e së hënës në Mitrovicë. Ai në profilin e vet në “Twitter” ka shkruar se nuk ka alternativë tjetër, përveç dialogut. “Shumë i shqetësuar nga ngjarjet e sotme në Mitrovicë”, …

Më shumë...

Më 27 mars 1999, dy aeroplanë bombardues të Serbisë kishin sulmuar vend-ndodhjen e Radios Kosova e Lirë

Më 27 mars 1999, dy aeroplanë bombardues të Serbisë kishin sulmuar vend-ndodhjen e Radios Kosova e Lirë

Më 27 mars të vitit 1999 në orën 8.20 minuta dy aeroplanë bombardues të Serbisë kishin hedhur tetë arka  me bomba të tipit kasetë, nga dy anët e rrugës në një sipërfaqe afër treqind metra prej shtëpisë së Osman Berishës,  Asllan Berishës e  deri te shtëpia e Mehmet Berishës.  Kriminelët …

Më shumë...

Karin Kneissl: Austria mbështet transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës

Karin Kneissl: Austria mbështet transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës

Ministrja për Evropë, Integrim dhe Çështje të Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl, ka dhënë vlerësime pozitive për arritjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në një konferencë për medie, pas takimin me ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ajo ka thënë se Austria mbështet transformimin e FSK-së në Forca …

Më shumë...

Serbi Gjuriq dëbohet nga Kosova, por nuk dënohet për kalim pa leje të kufirit

Gjuriq

Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, e ka  vlerësuar punën e Policisë së Kosovës si dhe ka bërë të ditur që policia po bën gjithcka për dëbimin  e Marko Gjuriqit  jashtë Kosovës. Ndërkohë institucionet e vendit  kanë vendosur ta larojnë  Marko Gjuriqin në pika kufitare e Merdares. Vendimi është …

Më shumë...

Serbia me ndihmën e Rusisë po provokon me qëllim për ta ndarë përfundimisht veriun e Kosovës

Vuqic dhe Putin

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se pas arrestimit në Mitrovicën e veriut  të të ashtuquajturit drejtor i Zyrës së Qeverisë së Serbisë  për Kosovën, Marko Gjuriq, kryetari i Serbisë,  Aleksandar Vuçiq ka vendosur një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike me kryetarin e Rusisë, Vladimir Putin, nga i cili pret përkrahje për …

Më shumë...

Thaçi, Veseli dhe Haradinaj biseduan lidhur me normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë

Pas takimit me nënsekretarin amerikan për Çështje Politike, David Hale, liderët shtetëror nuk e thonë as edhe një fjalë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj. Në këtë takim të përbashkët kanë biseduar për zhvillimet aktuale në dialogun për sikur thuhet “normalizimin  e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë”, që pritet të përfundojë me marrëveshje …

Më shumë...

Policia e Kosovës e ka arrestuar, Marko Gjuriqin, të quajturin shef të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë

Policia e Kosovës e ka arrestuar, Marko Gjuriqin, të quajturin shef të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë

Policia e Kosovës e ka sjell në Stacionin Policor “Qendra” në Prishtinë, shefin e Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq. Gjuriq u arrestua pasi kishte hyrë pa leje dhe ilegalisht në Kosovë dhe pasi paraprakisht kishte  bërë me dije se nuk do të kërkojë leje për të …

Më shumë...

Kadri Veseli: Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe nuk lejon të provokohet nga askush

Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur sot pasdite për moslejimin e zyrtarëve të lartë të Serbisë të cilët kanë provuar të hynë në territorin e Kosovës pa leje, edhe përkundër refuzimit që i kanë bërë autoritetet e Kosovës. Duke komentuar provokimet e Serbisë, Veseli tha se Serbia …

Më shumë...

Masakra në Krushë të Madhe ishte më e madhja për nga numri i shqiptarëve të masakruar nga serbët, në Kosovë

Masakra në Krushë të Madhe ishte më e madhja për nga numri i shqiptarëve të masakruarve nga serbët, në Kosovë

Sot në Kompleksin Përkujtimor të Varrezave në  fshatin Krushë të Madhe të Anadrinit  u mbajt një Tubim Përkujtimor, në nderim dhe respekt të dëshmorëve dhe martirëve. Kryetari i fshatit, Selami Hoti duke folur për  këtë masakër  tha se 19 vjet më parë Krushën e Madhe ishte nën rrethim. Serbët lokalë …

Më shumë...

Kryeministri, Haradinaj, ka përkujtuar disa nga masakrat e mëdha të ndodhura gjatë luftës në Kosovë

Kryeministri, Haradinaj, ka përkujtuar disa nga masakrat e mëdha të ndodhura gjatë luftës në Kosovë

Në përvjetorin e masakrave të Krushës së Madhe, Krushës së Vogël, Kotlinës, Suharekës, Lybeniqit, Izbicës, Mejës, Pastaselit, Leshanit, flijimit të familjes Berisha në Suharekë, familjes Bogujevci në Podujevë, familjes Mirena, dhe të gjitha krimet tjera, janë pamjet e luftës së fundit në Kosovë që na rikthehen sërish. Sot kujtojmë aktin …

Më shumë...

Deputeti, Andin Hoti, ka përkujtuar 19-vjetorin e masakrës së Krushës

Deputeti, Andin Hoti, ka përkujtuar 19-vjetorin e masakrës së Krushës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Andin Hoti, ka përkujtuar 19-vjetorin e masakrës së Krushës. Ai ka shkruar se 19 vjet nga krimet e forcave serbe në Krushë, janë 19 vjet të dhimbjes, pritjes dhe krenarisë tonë të përbashkët. “Krusha e Madhe dhe …

Më shumë...