Lajmet

Zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli merr përkrahjen e Sllovenisë për anëtarësim në INTERPOL dhe UNESCO

Zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli merr përkrahjen e Sllovenisë për anëtarësim në INTERPOL dhe UNESCO

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në takim homologun e tij nga Sllovenia, Karl Erjavec, i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë. Pacolli ka thënë se ministri i jashtëm slloven e ka siguruar atë se Sllovenia do ta shtojë angazhimin …

Më shumë...

Në kazermën “Skënderbeu” të FSK-së në Ferizaj, u zhvillua sot ceremonia e ndërrimit të komandës së KDS-së

Në kazermën "Skënderbeu" të FSK-së në Ferizaj, u zhvillua sot ceremonia e ndërrimit të komandës së KDS-së

Në kazermën “Skënderbeu” të FSK-së në Ferizaj, u zhvillua sot ceremonia e ndërrimit të komandës së Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes. Komandanti i deritanishëm, gjeneral brigade Enver Cikaqi ia dorëzoi detyrën komandantit të sapoemëruar gjeneral brigade Irfete Spahiu. Gjeneral brigade Irfete Spahiu është oficerja e parë grua, e graduar më …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit, Jetullah Qarri – komandant “Gurit”

Ramush Haradinaj: Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit, Jetullah Qarri - komandant “Gurit”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me anë të një postimi në rrjetin social ka thënë se me pikëllim e ka marr lajmin për ndarjen nga jeta të komandant “Guri”. “Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit, Jetullah Qarri – komandant “Guri”. Familjes Qarri, të gjithë bashkëluftëtarëve dhe miqve …

Më shumë...

Kreu i Qeverisë së vendit, Ramush Haradinaj thotë se praktikën e bojkotimit të seancave e solli opozita

Kryeministri Haradinaj

Kryeministri i Kosovës ,Ramush Haradinaj në debatin në Kuvend ka akuzuar partitë opozitare se po bëjnë opozitarizëm të pakuptimtë.  Madje ai  ka thënë se praktiken e bojkotimit të seancave dhe pamundësinë  për ta bërë kuorumin në Kuvend e ka sjellë vetë opozita. Ai ka thënë se këtë gjë e ka …

Më shumë...

Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar shpërbërjen legjislaturës aktuale të Kuvendit

Avdullah Hoti ka thënë se kriza në Telekomin e Kosovës është thelluar nga punësimet pa kritere

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar shpërbërjen legjislaturës aktuale të Kuvendit. Kërkesa e tij ka ardhur, pasi që deputetët nuk morrën pjesë në votim, edhe pse janë në sallë, për të votuar rekomandimet lidhur me vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave. “Duhet të procedojmë me shpërbërjen …

Më shumë...

Ministri i Brendshëm, Sefaj ka pritur sot në takim drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shqipërisë, Ardi Veliu

Ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj ka pritur sot në takim drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shqipërisë, Ardi Veliu

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka pritur sot në takim drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë, Ardi Veliu, më të cilën diskutuan për bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve. Ministri Sefaj vuri në dukje përkushtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të …

Më shumë...

Kryeministri Haradinaj, priti sot në takim njohës ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, priti sot në takim njohës ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim njohës ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall. Kryeministri Ramush Haradinaj theksoi se përgjatë dy dekadave, relacionet e Kosovës me Finlandën kanë qenë gjithmonë miqësore, duke veçuar njohjen e shtetit të Kosovës dhe ndihmën që Finlanda dha përgjatë viteve në …

Më shumë...

Ndihmëssekretari amerikan, Wess Mitchell: SHBA-ja nuk ka plan tjetër përveç mbështetjes së pavarësisë së Kosovës

Ndihmëssekretari amerikan, Wess Mitchell: SHBA-ja nuk ka plan tjetër përveç mbështetjes së pavarësisë së Kosovës

Ndihmëssekretari amerikan Wess Mitchell nuk ka sjellë në Prishtinë ndonjë “plan të ri” për Kosovën, por ka rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-së. Vizita e Mitchell vlerësohet si shtytje për proceset si demarkacioni, dialogu dhe formimi i ushtrisë. Vizita e ndihmëssekretarit amerikan për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell, në Kosovë vlerësohet si rikonfirmim …

Më shumë...

Ka vdekur, Jetullah Qarri, i njohur gjatë luftës si Komandant Guri, komandant i Brigadës 60 të SHP të UÇK-së

Ka vdekur, Jetullah Qarri, i njohur gjatë luftës si Komandant Guri, komandant i Brigadës 60 të SHP të UÇK-së

Pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë, i shtruar në QKUK prej fillimit të vitit 2016, sot ka vdekur, Jetullah Qarri i njohur gjatë luftës si Komandant Guri, komandant i Brigadës 60 të SHP të UÇK-së. Jetullah Qarri ka qenë njëri prej luftëtarëve më emblematikë të luftës së UÇK-së, …

Më shumë...

Ministri i Jashtëm slloven, Karl Erjavec, sot qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, takon Haradinajn e Pacollin

Ministri i Jashtëm slloven, Karl Erjavec, sot qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, takon Haradinajn e Pacollin

Ministri i Jashtëm slloven, Karl Erjavec, sot qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. Gjatë vizitës në Prishtinë, Erjavec do të pritet nga kryeministri Ramush Haradinaj si dhe nga homologu i tij, Behxhet Pacolli. Po ashtu Erjavec do të marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik Kosovë-Slloveni, ku do të jenë të pranishme …

Më shumë...

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behxhet Pacolli: Demarkacioni, pothuajse çështje e mbyllur

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli e ka dënuar sulmin e djeshem në Toronto të Kanadasë

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministër i vendit, Behxhet Pacolli, ka vlerësuar se çështja e demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është pothuajse e mbyllur. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë gjithëherë pranë nesh në ditët më të vështira për popullin dhe në …

Më shumë...

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë seancën plenare, ku do të diskutohen pikat e papërfunduara

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me bojkotim e dy partive më të mëdha opozitare LDK-së e Lëvizjës Vetëvendosje

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë seancën plenare, ku do të diskutohen pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 8, 9 shkurt dhe 1 mars 2018. Në këtë seancë do të votohen rekomandimet e Interpelancës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e …

Më shumë...

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj: Pres që shumica e deputetëve ta votojnë demarkacionin

Zëvendëskryeministri Limaj, thotë se taksa ndaj Serbisë hiqet atëherë kur të pushojnë arsyet e vendosjes se saj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se Lista Serbe nuk ka votuar asgjë në këmbim për ta votuar marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi. Numri dy i Qeverisë Haradinaj ka thënë se deputetët kanë pasur dilema dhe po punojnë që t’i heqin këto dilema. Ai ka thënë se …

Më shumë...

Kryekuvendari Veseli sërish thotë se kjo javë do të jetë përfundimtare për Demarkacionin

Kryekuvendari Veseli sërish thotë se kjo javë do të jetë përfundimtare për Demarkacionin

Kryetari i PDK-së dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sërish ka thënë se kjo javë do të jetë përfundimtare për Demarkacionin. Kjo javë do të jetë fundi i dramës për Demarkacionin. Qytetarët e meritojnë që kjo çështje të zgjidhet dhe gjatë kësaj jave kjo dramë do të përfundojë”, …

Më shumë...

USAID-i vazhdon mbështetjen për Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë

USAID-i vazhdon mbështetjen për Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka prezantuar prioritetet e institucionit që ai e udhëheq në takim që ka pritur përfaqësuesen e USAID-it, Lee Sara Williams. Hasani e ka vlerësuar lartë ndihmën e popullit amerikan për Kosovën, duke theksuar se mbetet i përkushtuar që ta vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë …

Më shumë...

Ivan Krastev: Rusia, Kina dhe Turqia mund të krijojnë trazira në rajonin e Ballkanit

Ivan Krastev: Rusia, Kina dhe Turqia mund të krijojnë trazira në rajonin e Ballkanit

Ivan Krastev, drejtori i Qendrës Liberale të Strategjive në Sofje të Bullgarisë nis analizën e tij për “The Guardian”, ku paralajmëron për rrezikun që i kanoset Bashkimit Europian nga Ballkani nëse nuk vepron shpejt. Premtimi i dhënë për anëtarësim për vendet e rajonit është i mirëpritur, vijon ai, por Rusia, …

Më shumë...