Talibanët afganë refuzojnë ofertën e kryetarit të Afganistanit, Ashraf Gani, për të bërë paqe, i cili në një konferencë në Kabul, ka propozuar armëpushim dhe njohjen e talibanëve si grup legjitim politik. Në reagimin që transmeton agjencia e lajmeve DPA, talibanët kanë thënë se nuk ka dyshim” se Ghani ka …
Më shumë...Lajmet
Vazhdon asistenca teknike nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për Administratën Tatimore të Kosovës
Në Administratën Tatimore të Kosovës është duke qëndruar një ekip i angazhuar nga FMN-ja për projektin e asistencës teknike për vitet 2019-2021. Qëllimi i këtij projekti është që ATK të ndihmohet në realizimin sa më të mirë të misionit të saj, si dhe objektivave të tjera strategjike. Objektivi specifik i …
Më shumë...Sot në Sofje takohen liderët e Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi
Sot në kryeqytetin bullgar Sofje do të mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin do të jetë i pranishëm edhe lidershipi i BE-së. Në këtë takim do të marrin pjesë, kryetari i Komisionit Evropian Junker, përfaqësuesja e politikës e sigurisë Federika Mogerini dhe komisionari evropian për politikën …
Më shumë...Iniciativa e Pavarur e të Verbërve proteston sot para Qeverisë së Kosovës
Iniciativa e Pavarur e të Verbërve, do të organizojë protestë për zbatimin e kornizës ligjore për aftësinë e kufizuar, me theks të veçantë për normat ligjore që sigurojnë punësimin e tyre. Protesta mbahet përpara ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, me fillim në ora 11:00.
Më shumë...Kuvendi sot pritet të mbajë seancë të rregullt, në rend dite janë dy interpelanca të kryeministrit Haradinaj
Kuvendi i Kosovës sot pritet të mbajë seancën e rregullt plenare me disa pika të rendit të ditës. Në rend ditë janë dy interpelanca të kryeministrit Ramush Haradinaj. Ai është thirrur në interpelancë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me vdekjen e Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren. …
Më shumë...Shtetet e Bashkuara të Amerikës në pranverë të këtij viti do të sjellin ushtarë ë rinj në Kosovë
Ushtarët amerikanë nga Brigada e dytë e Fort Carsonit do të vendosen në Kosovë në pranverë, raporton “The Gazette”. Batalioni i III i Regjimentit të Kalorësisë 61 do të zëvendësojë ushtarët e Divizionit të 82-të Ajror të Azerbajxhanit të vendosur në mbështetje të Grupit Shumëkombësh të Betejës – Lindje në …
Më shumë...Time Kadrijaj e AAK-së reagon për marrëveshjen e demarkacionit, Vjosa Osmani ka manipuluar
Pas komunikatës së AAK-së dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, ka reaguar rreth ndryshimit të pikave të marrëveshjes së demarkacionit edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila është edhe anëtare e Komisionit për Politike të Jashtme. Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka akuzuar kryetaren e këtij …
Më shumë...Haradinaj: Është çështje ditësh kur do ta miratojmë Projektligjin për demarkacionin me Malin e Zi
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se është çështje ditësh kur do t’i kenë votat për ta miratuar Projektligjin për demarkacionin me Malin e Zi. Haradinaj është shprehur optimist se agjenda e paraparë për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit do të kryhet, sipas tij një pjesë e punës ndodhi, …
Më shumë...Joe Biden: Në Bosnje nuk kishte luftë civile por një gjenocid i planifikuar, që ka ndodhur para syve të Evropës
Ish-nënkryetari amerikan, Joe Biden tha se të gjithë njerëzit në Bosnjë dhe Hercegovinë duhet të vazhdojnë për të luftuar për të ardhmen, pasi kanë mbijetuar gjenocidin. Të gjithë duhet ta dinë këtë histori. Ju keni dhënë shumë sakrifica për një qëllim, ka thënë Biden, gjatë një ceremonie në Uashington, ku …
Më shumë...Komuna e Skenderajt dhe Drenasit me aktivitete e përkujtuan 20-vjetorin e betejës se Çirezit dhe të Likoshanit
Komuna e Skenderajt dhe e Drenasit me aktivitete e përkujtuan 20-vjetorin e betejës se Çirezit dhe Likoshanit. Aktivitetet kushtuar kësaj ngjarje u organizuan nga Komuna e Skenderajt dhe ajo e Drenasit. Për të kujtuar këtë ditë, Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, stafin …
Më shumë...Ministri, Shyqiri Bytyqi: Vazhdon ndërpreja e mësimit deri më 5 mars
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim që të vazhdohet ndërprerja e mësimit në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar edhe më datë 1 mars 2018 (e enjte) dhe 2 mars 2018 (e premte). Ky vendim është marrë pas mbledhjes së raporteve për gjendjen e krijuar …
Më shumë...Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj: Historia e re e Kosovës i ka rrënjët në Likoshan e Qirez
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj me anë të një shkrimi i ka kujtuar dëshmorët e martirët e Likoshanit dhe Qirezit. Historia e re e Kosovës i ka rrënjët aty ka thënë ai. “Më 28 shkurt, njëzet vite më parë, filloi një kapitull i ri i luftës sonë për çlirim. Historia e …
Më shumë...Ministria e Punëve të Brendshme nesër lëshohen patentëshoferët me dizajn të ri
Ministria e Punëve të Brendshme, nesër (e enjte), në orë 13:00, do të fillojë me lëshimin zyrtar të patentëshoferëve me dizajn të ri. “Gjatë kësaj ceremonie, ministri i Punëve të Brendshme,Flamur Sefaj, do të pajisë disa qytetarë të Republikës së Kosovës me patentëshoferët e rinj”, është thënë në njoftimin e MPB-së. …
Më shumë...Redaksia, Dëshmorët e UÇK-së, ka nxjerrë në dritë monografinë, “Feniksët e lirisë-17″
Redaksia, Dëshmorët e UÇK-së, ka nxjerrë në dritë monografinë, “Feniksët e lirisë-17, ku janë përshirë biografitë e 78 dëshmorëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Dëshmorët, biografitë e të cilëve janë përfshirë në këtë vëllim janë: ADEM …
Më shumë...Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi: Masakra e Likoshanit e Çirezit bën që Kosova të fitojë përkrahjen e botës
Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e shënimit të 20-vjetorit të masakrës së Likoshanit dhe Çirezit. Me këtë rast, ai ka thënë se masakra e 28 shkurt të vitit 1998 në Likoshan dhe Çirez bënë që Kosova të fitojë përkrahjen e botës. Sipas …
Më shumë...Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj: Po bëjmë përpjekje që të jemi unik për demarkacionin
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se janë duke punuar për t’i arritur votat e nevojshme për ta ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. “Jemi në seancë, jemi në punë e sipër që të jemi unik. Pra po bëjmë përpjekje që të kemi numrin e …
Më shumë...