leoni

Lajmet

Haradinaj: Do ta përmirësojmë gjendjen në sektorin e shëndetësisë

Haradinaj: Do ta përmirësojmë gjendjen në sektorin e shëndetësisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Behxhet Pacolli dhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar në orët e mbrëmjes së hënë Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht Repartin e Emergjencës. Gjatë kësaj vizite kryeministri Haradinaj u prit nga drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit …

Më shumë...

Qytetarët e Hadës dhe Shipitullës sot do ta bllokojnë Komunën e Kastriotit

Qytetarët e Hadës dhe Shipitullës sot do ta bllokojnë Komunën e Kastriotit

Përfaqësuesit e lagjeve Berbatovci, Krasniqi, Mirena dhe Mjeku të fshatrave Hade dhe Shipitullë, sot do ta bllokojnë Komunën e Kastriotit. Përfaqësuesit e këtyre lagjeve kanë bërë të ditur, se duke filluar nga ora 07:00 deri në ora 12:00, do ta mbajnë të bllokuar Komunën, duke mos lejuar asnjë punonjës, apo …

Më shumë...

Kryeministri Haradinaj dhe zëvendëskryeministri Pacolli kanë ndezur qirinj në përkujtim të 11 Shtatorit

Kryeministri Haradinaj dhe zëvendëskryeministri Pacolli kanë ndezur qirinj në përkujtim të 11 Shtatorit

Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli, sonte në Sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet, kanë ndezur qirinj në përkujtim të viktimave të sulmit të 11 shtatorit 2001 i kryer në Qendrën Botërore Tregtare në Nju Jork. “Duke qenë thellësisht falënderues për atë çfarë Qeveria e …

Më shumë...

Kryekuvendari i Sllovenisë Millan Brglez, ka uruar kryekuvendarin e Kosovës, Kadri Veseli

Kryekuvendari i Sllovenisë Millan Brglez, ka uruar kryekuvendarin e Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit  të Sllovenisë, Millan Brglez, nëpërmjet një telegrami, ka uruar kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, për zgjedhjen e tij në krye të institucionit më të lartë legjislativ dhe përfaqësues të vendit. “Shkëlqesia Juaj, më lejoni që në emër të Asamblesë Kombëtare të Republikës së …

Më shumë...

Kryeministri, Ramush Haradinaj, shkarkoi Komisionin Shtetëror për Demarkacion me Malin e Zi, në krye me Murat Mehën

Haradinaj e pranon se shndërrimi i FSK-së në Forca të Armatosura, përmes ndryshimeve kushtetuese është i pamundur

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në ditën e parë të punës së  Qeverisë së tij  ka shkarkuar Komisionin Shtetëror për Demarkacion me Malin e Zi, të kryesuar më parë nga Murat Meha. Ai ka njoftuar se nga sot se ky komision do të drejtohet nga ish-deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, …

Më shumë...

Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, priti në takim sot ambasadorët e Italisë, Anglisë dhe Shqipërisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, priti në takim sot ambasadorët e Italisë, Anglisë dhe Shqipërisë

Zëvendës-kryeministri i Parë dhe ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behxhet Pacolli, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Piero Cristoforo Sardi, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Ruairi O`Connell si dhe ambasadorin e Shqipërisë, z. Qemajl Minxhozi. Duke i …

Më shumë...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesen e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesen e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesen e posaçme të BE-së në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova. Ajo e ka përgëzuar kryeministrin Haradinaj për detyrën dhe për krijimin e institucioneve të reja të vendit. Haradinaj dhe Apostolova biseduan për avancimin e rrugës euro-atlantike të Kosovës, thellimin e bashkëpunimit …

Më shumë...

Ramush Haradinaj, ka pritur në takim edhe ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell

Ramush Haradinaj, ka pritur në takim edhe ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell

Kryeministri Haradinaj dhe ambasadori O’Connell kanë biseduar për ndërtimin e institucioneve të reja në Kosovë dhe për proceset nëpër të cilat po kalon vendi. Ata theksuan nevojën e forcimit të institucioneve demokratike, rritjen e mirëqenies së qytetarëve, thellimin e reformave në vend dhe konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës. Kryeministri Haradinaj e …

Më shumë...

Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Haki Demolli zyrtarisht ka dorëzuar detyrën, Rrustem Berishës

Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Haki Demolli zyrtarisht ka dorëzuar detyrën, Rrustem Berishës

Ministri i Forcës së  Sigurisë të Kosovës, Haki Demolli zyrtarisht i ka dorëzuar detyrën, Rrustem Berishës. Demolli e njoftoi ministrin e porsazgjedhur me të arriturat e deritashme të FSK-së, si dhe me projektet të cilat janë në vazhdim. Rrustem Berisha pasi pranoi detyrën, falënderoi ministrin Demolli duke e përgëzuar për …

Më shumë...

Organizata joqeveritare “Familja dhe Shpresa”, i kërkon Qeverisë Haradinaj dhe opozitës ta plotësojnë ligjin për Gjykatën Speciale

Të zhdukurit

Organizata joqeveritare “Familja dhe Shpresa”, me një kërkesë publike drejtuar Qeverisë Haradinaj dhe opozitës që të bashkohen dhe ta plotësojnë ligjin për Gjykatën Speciale. Kjo organizatë nëpërmjet një komunikate ka thënë se presin që plotësimi i ligjit për Gjykatën Speciale për krimet e luftës të jetë çështja e parë që …

Më shumë...

RRGK, e pakënaqur dhe e zhgënjyer me numrin e grave përfaqësuese në qeverinë e re

RRGGK

Rrjeti i Grave të Kosovës në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Anëtarësisë të mbajtur sot, me 11 shtator 2017, shpreh pakënaqësi dhe zhgënjim lidhur me përfaqësimin tejet të vogël të grave në Qeverinë e re. Përbërja e re e Qeverisë, ku nga 21 poste ministrore vetëm 2 u takojnë …

Më shumë...

Zëvendës-guvernatori, Fehmi Mehmeti, është caktuar ushtrues detyre i Bankës Qendrore të Kosovës

Zëvendës-guvernatori, Fehmi Mehmeti, është caktuar ushtrues detyre i Bankës Qendrore të Kosovës

Zëvendës-guvernatori i deritanishëm, Fehmi Mehmeti, është caktuar ushtrues detyre i Bankës Qendrore të Kosovës. Gazeta “Epoka e re” nga burimet e saj ka marrë vesh se ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Bordit të BQK-së. “Fehmi Mehmeti do të jetë ushtrues detyre i Bankës Qendrore të Kosovës. Ky vendim …

Më shumë...

OVL-UÇK-së në Dukagjin uron Ramush Haradinajn për krijimin e Qeverisë

OVL e UÇK-së në Dukagjin uron Ramush Haradinajn për krijimin e Qeverisë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Dukagjin, ka uruar kryeministrin e ri Ramush Haradinaj për formimin e qeverisë. Ata me anë të një komunikate janë shprehur të bindur se Haradinaj do të jetë promotor i përparimit dhe përmirësimit të gjendjes. “OVL-UÇK Dukagjin, përgëzon të gjithë qytetarët e Kosovës …

Më shumë...

Qeveria e Kosovës e mban sot mbledhjen e parë të sajë në ora 18:00

Qeveria e Kosovës e mban sot mbledhjen e parë të sajë në ora 18:00

Kryeministri Ramush Haradinaj, pak orë pasi ka marrë detyrën, në 18:00 të mbrëmjes ka thirrur mbledhjen e parë të qeverisë së tij.  Njoftimi për mbledhjen e së hënës tashmë është bërë publik nga zyra e tij për informim. “Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së …

Më shumë...

Delawie: Amerika do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën edhe më tej, por liderët t’i vejnë interesat shtetërore para atyre personale

Delawie: Amerika do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën edhe më tej, por liderët t'i vejnë interesat shtetërore para atyre personale

Ramush Haradinaj ka zhvilluar takimin e parë si kryeministër i vendit me ambasadorin e Amerikës në Kosovë, Greg Delawie. Pas takimit ambasadori Delawie ka rikonfirmuar mbështetjen e vendit të tij për Kosovën, duke thënë se politikat e SHVA-ve ndaj Kosovës mbesin ato që kanë qenë. Ai u ka bërë thirrje …

Më shumë...

Organizuar nga KQZ-ja është bërë tërheqja e shortit për renditjen e partive politike për zgjedhjet lokale të 22 tetorit

Organizuar nga KQZ është bërë tërheqja e shortit për renditjen e partive politike për zgjedhjet lokale të 22 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e partive politike për zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Sipas këtij shorti, Partia Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje garon me numrin 94, Lëvizja Vetëvendosje, me numrin 10, Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 47, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës …

Më shumë...