Partia Demokratike, në zgjedhjet e 25 qershorit ka marrë 90 për qind të votave të banorëve të fshatin Llazarat, ka fituar shumicën në rrethin e Kukësit dhe mezi ka fituar shumicën në rrethin e Shkodrës. Në të gjitha rrethet e tjera të vendit shumicën e votave i ka fituar Partia …
Më shumë...Lajmet
Deputetja e PDIU-së, në qarkun e Dibrës, Reme Lala i bashkohet Partisë Socialiste
Deputetja e PDIU-së, në qarkun e Dibrës, Reme Lala, ka konfirmuar se do t’i bashkohet vullnetit të shqiptarëve duke i ofruar bashkëpunimin e saj Partisë Socialiste me në krye Edi Ramën. “Unë nuk kam asnjë parti, partia ime jeni ju. Për qytetarët e mi do t’i bashkohem vullnetit të shqiptarëve …
Më shumë...Ka ndërruar jetë, Fatime Hajrizi, nëna e dëshmorit të kombit, Naser Hajrizi
Ka ndërruar jetë, Fatime Hajrizi, nëna e dëshmorit të kombit, Naser Hajrizi. Dy Javë më parë kishte vdekur edhe bashkëshorti i saj, Beqir Hajrizi në moshën 84-vjeçare. Varrimi i së ndjerës bëhet sot në orën 16.30 në varrezat e Prishtinës, në Dragodan. Naser Hajrizi ka rënë në ballë të demonstratave …
Më shumë...Lekaj: Haradinaj i ka 61 deputetë për ta formuar qeverinë
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka bërë me dije se kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, i ka siguruar 61 vota për formimin e qeverisë. Në një intervistë për “Epokën e re”, Lekaj ka thënë se pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve do të bëhet …
Më shumë...Shtypi zviceran: Rama, piktori që do ta udhëheqë Shqipërinë drejt BE-së
Jehona e fitores së thellë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës është reflektuar edhe në mediet zvicerane. E përditshmja “24 orë” e Lozanës ka publikuar një artikull të gjatë, në të cilin shkruhet se si një “piktor do ta udhëheqë vendin e tij drejt Bashkimit Evropian”, raporton …
Më shumë...PS 73 mandate, PD 43 dhe LSI 19
Kur procesi i numërimit të votave po i afrohet fundit, PS ka siguruar fitore bindëse duke siguruar 73 mandate, PD ka shënuar rënie krahasuar me zgjedhjet e kaluara dhe ka marrë 43 mandate, LSI ka një rritje të ndjeshme pasi ka 19 mandate, PDIU ka 4 mandate dhe PSD 1 …
Më shumë...Fillon Java e Diplomacisë Klimatike 2017
Ndotja e ajrit, menaxhimi i mbeturinave dhe energjia eficiente do të jenë temat kryesore të Javës së Diplomacisë Klimatike 2017 në Kosovë, përmes një serie ngjarjesh të organizuara nga Zyra e BE-së në Kosovë. Kjo iniciativë do të mbledhë përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së, shoqërinë civile dhe publikun e …
Më shumë...Haradinaj nderohet me medaljen e partneritetit të shtetit Iowas
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj sot është takuar me një delegacion të shtetit të Iowas së SHBA-ve, nga të cilët u nderua me medaljen e partneritetit të shtetit Iowas me Kosovën. “Me miqte e Kosoves nga shteti Iowa i SHBA-se, nje shtet partner i rendesishem per vendin tone. U nderova …
Më shumë...Mogherini dhe Hahn: Zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë të qetë dhe të rregullt
Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, kanë vlerësuar zgjedhjet në Shqipëri, duke theksuar se BE-ja do të angazhohet për mbështetjen e qeverisë së re në lidhje me reformat dhe procedimin e mëtejshëm të procesit të integrimit në bllokun europian. …
Më shumë...Ambasada amerikane në Tiranë: Votimi u krye me efikasitet dhe në mënyrë paqësore
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës reagon për herë të parë pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Shqipëri. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat Ambasada sqaron se votimi u krye me efikasitet dhe në mënyrë paqësore. Shtetet e Bashkuara urojnë qytetarët shqiptarë për ushtrimin e të …
Më shumë...Ivica Daçiq pret që dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të vazhdojë në nivel të kryetarëve
Ministri i Jashtëm i Serbisë, ka deklaruar se pret që dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, në Bruksel, të vazhdojë në nivel të kryetarëve, pasi të formohen qeveritë e reja në Serbi dhe në Kosovë. “Nuk besoj se unë do të marr pjesë, kjo është çështje e formatit, i cili të …
Më shumë...Hahn në Maqedoni, pjesë e mbledhjes së Qeverisë
Eurokomisari për politikë evropiane të fqinjësisë dhe negociata për zgjerim, Johanes Hahn, mbërriti para pak çastesh në Qeveri për të marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë. Në këto momente ai po zhvillon një takim me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, ministrin e …
Më shumë...Haliti merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës
Një delegacion i Kuvendit të Kosovës, i udhëhequr nga nënkryetari Xhavit Haliti, po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që po mbahen në Strasburg të Francës. Është hera e parë që delegacionit të Kuvendit të Kosovës i lejohet ulësja në sallën plenare të Asamblesë Parlamentare të …
Më shumë...Berisha: Dogana rritë të hyrat për 3.4 përqind më shumë se një vit më parë
Dogana e Kosovës përkundër ndikimeve të shumta fiskale, Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe ndryshimeve të taksave doganore, ka arritur që për pesë muaj të këtij viti të tejkalojë të hyrat doganore. Nga janari i këtij viti deri në qershor, ka realizuar të hyra 466 milionë euro apo rreth 16 milionë …
Më shumë...Enver Hoxhaj nesër pret në takim një delegacion nga shteti lowa i SHBA-ve
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës në largim, Enver Hoxhaj nesër do të takohet me një delegacion nga shteti i lowa i SHBA-ve. Kështu është bërë e ditur në njoftimin e MPJ-së. “Nesër (e martë), 27 qershor 2017, Ministri i Punëve i Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, …
Më shumë...Albin Kurti: Nuk jemi kundër serbëve, Serbia është kundër nesh
Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën e Beogradit “Danas” ka deklaruar se Prioritet yni do të jetë dialogu me serbët e Kosovës, meqë kemi plan ekonomik e social për komunat veriore në Kosovë dhe nuk jemi kundër serbëve, por Serbia është kundër …
Më shumë...