leoni

Lajmet

Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e avokatit të Hashim Thaçit, për ta hequr ose zëvendësuar gjykatësin, Nikolas Gyju

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e avokatit të Hashim Thaçit, për të hequr ose zëvendësuar gjykatësin Nikola Gyju si gjykatës të vetëm në rastin e tij gjyqësor dhe të krerëve të tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Zëdhënësi i Gjykatës Michael Doyle, …

Më shumë...

Gjykata Speciale në Hagë, ka marrë vendim lidhur me vazhdimin e paraburgimit për Haxhi Shalën dhe Sabit Januzin

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale në Hagë, ka marrë vendim lidhur me vazhdimin e paraburgimit për Haxhi Shalën dhe Sabit Januzin. Paneli i Gjykatës Kushtetuese përbëhet nga gjykatësit, Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti. Më 8 prill, gjykatësi i procedurës paraprake urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Sabit Januzit dhe Haxhi Shalës”, tha …

Më shumë...

Kryenegociatorët, Besnik Bislimi e Petar Petkoviq, gjatë javës së ardhshme, vazhdojnë bisedimet, në Bruksel, lidhur me dinarin

Dje në Bruksel, kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë kanë zhvilluar takime të veçanta me zyrtarët e Bashkimit Evropian

Raporti i fundit i organizatës ndërkombëtare Fridom House për nivelin e demokracisë në disa rajone të Evropës dhe Azisë paraqet një pamje të përgjithshme të gjendjes së demokracisë në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit. Në këtë raport, vlerësimet për Kosovën tregojnë se vendi vazhdon të përballet me sfida në …

Më shumë...

Duke folur për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Ian Berg, tha se për këtë ekzistojnë rregulla të caktuara

BE

Ministri i Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë të Maltës,  kryesues  aktual i OSBE-së, Ian Borg ka kërkuar progres në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel. Duke folur  për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës tha se për këtë ekzistojnë rregulla të caktuara. I pyetur nga gazetarët …

Më shumë...

Banka Botërore parashikon rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe Kosovën

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Banka Botërore parashikon një rritje ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke  përfshirë edhe Kosovën. Sipas raportit, rritja ekonomike pritet të arrijë nivelet mesatare të para pandemisë, me një normë prej 3.2% për këtë vit dhe 3.5% në 2025. Megjithatë, edhe pse kjo rritje është inkurajuese, vlerat janë ende të ulëta …

Më shumë...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, filloi vizitën zyrtare dyditore në Paris, me ftesë të kryetarit, francez, Emmanuel Macron

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, ka filluar  vizitën zyrtare dyditore në Paris, me ftesë të kryetarit, francez,  Emmanuel Macron. Ai  do të zhvillojë një sërë takimesh të përqendruara kryesisht në promovimin e potencialeve dhe klimës pozitive, që Shqipëria ofron për zhvillimin e investimeve të huaja, si dhe në perspektivën e …

Më shumë...

Forca e Sigurisë së Kosovës, pranoi një donacion të rëndësishëm nga Republika Federale e Gjermanisë

Në një ceremoni të organizuar në kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës “Adem Jashari”, në Prishtinë,  u bë pranimi i një donacioni të rëndësishëm nga Republika Federale e Gjermanisë. Donacioni, i cili përfshin automjete nga kompania Rainmetall, ka një vlerë prej 2.7 milionë eurosh dhe është shprehje e mbështetjes …

Më shumë...

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka akuzuar Qeverinë-Kurti se po i përçarë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas përplasjeve të fundit në mes të zyrtarëve të qeverisë dhe partisë së Ali Ahmetit në Maqedoninë e Veriut. Ajo e ka akuzuar qeverinë Kurti se është duke i përçarë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët në Maqedoninë Veriore i kanë dalë hakut …

Më shumë...

Bujar Osmani: Plani 9 pikësh për shtendosjen në Veri të Kosovës nuk është për tërheqjen e kontrollit, por për sigurinë rajonale

Kandidati për kryetar të Maqedonisë, Bujar Osmani, ka prezantuar platformën prej 10 pikave për zgjedhjet e 24 prillit

Burrështetasi, Bujar Osmani, kandidati për kryetar në Maqedoninë Veriore, ka folur në lidhje me Planin 9 pikësh për shtendosjen e sigurisë, në veri të Kosovës, një plan që ka hasur në kritika nga Qeveria e Kosovës. Osmani theksoi rëndësinë e krijimit të një distancë fizike mes forcave speciale të Kosovës …

Më shumë...

Gjenerali Buhler: Sulmi terrorist në Banjskë kishte përfshirjen edhe të institucioneve në Serbi

Erhard Buhler

Ish-komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjenerali gjerman, Erhard Buhler, duke folur për  sulmin në Manastirin e Banjskës, konsideron  se ky ishte një sulm terrorist i cili u realizua nga një grup armatosur nga Serbia, dhe ka sugjeruar se institucionet e forcave të sigurisë serbe mund të kenë qenë të përfshira …

Më shumë...

Ish-Kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor, do të kandidojë për postin e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Borut Pahor

Ish-kryetari i i Sllovenisë, Borut Pahor, ka konfirmuar interesimin e tij për pozicionin e emisarit special të BE-së për dialogun,  Kosovë-Serbi, që do të pasonte Miroslav Lajçakun, mandati i të cilit përfundon në gusht. Pahor, i cili është i njohur për avokimin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, ka …

Më shumë...

BE-ja dhe Amerika kanë shprehur keqardhje për bojkotimin e votimit në 4 komunat veriore të Kosovës nga Lista Serbe

Komisioni Qendror Zgjedhor, ka njoftuar se anëtarët e Komisioneve Komunale Zgjedhore prej Listës Serbe kanë dorëhequr në katër komunat veriore me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, ndërsa një anëtar i Nismës Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë është dorëhequr në Mitrovicë të Veriut. Shtetet e …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Komandanti i Brigadës 118 të Zonës Operative të Dukagjinit, Agim Ramadani nderoi mbarë kombin shqiptar

Më 28 nëntor në qendër të qytetit të Gjilanit vendoset shtatorja e re e heroit të kombit, Agim Ramadani

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj,  duke përkujtuar 25-vjetorin e rënies së luftëtarit dhe heroit, Agim Ramadanin. Haradinaj deklaroi se Komandat Katana, ka nderuar Dukagjinin, Kosovën, e mbarë kombin shqiptar. Ndër protagonistët kryesorë të Betejës së Koshares gjithsesi është emri i një luftëtari të vërtetë e me virtyte të larta. Agim …

Më shumë...

Më 11 prill 1999, ka rënë dëshmor, Agim Ramadani, komandant i Brigadës 138 të Zonës Operative të Dukagjinit

Agim Ramadani

25 vjet më parë, më 11 prill të vitit 1999,  në Frontin e Koshares, në Dukagjin, ka rënë dëshmor,  Agim Ramadani, komandant i Brigadës 138 të Zonës Operative të Dukagjinit. Gjatë luftës së UÇK-së, Agim Ramadani luftës u dëshmua strateg ushtarak  dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ishte në mesin …

Më shumë...

Më 11 prill të vitit 1985 vdiq Enver Hoxha, prijësi komunist i Shqipërisë prej vitit 1945 deri në vitin 1984

Enver Hoxha

Më 11 prill të vitit 1985 vdiq Enver Hoxha, prijësi komunist i Shqipërisë prej vitit 1945 deri në vitin 1984. Enver Hoxha ka qenë udhëheqësi dhe drejtuesi kryesor PKSH-së, PPSH-së, Republikës Socialiste të  Shqipërisë dhe i popullit shqiptar. Themeluesi dhe organizatori i Partisë Komuniste të Shqipërisë (më vonë Parti e …

Më shumë...

Arben Mustafa: Situata ekonomike gjatë qeverisjes së Albin Kurti, ka shënuar rritje të varfërisë, papunësi e largim të investitorëve

Koordinatori në Departamentin për Ekonomi në PDK, Arben Mustafa në një intervistë për KosovaPress, ka deklaruar se situata ekonomike gjatë qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, ka shënuar ngecje dhe degradim, duke shkaktuar rritje të varfërisë, papunësisë dhe largim të investitorëve. Ai thotë se gjatë tri viteve të fundit, ka pasur …

Më shumë...