Lajmet

Agron Selimaj, drejtor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencë, ka dhënë dorëheqje

Drejtori i AKI-së Agron Selimaj

Agron Selimaj, drejtor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencë, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij. Nga burime brenda kësaj agjencie, merret vesh se arsyeja e dorëheqjes së Agron Selimajt nga kreu i AKI-së, ka të bëjë me mungesën e informacioneve për zhvillimet në veri të Mitrovicës dhe mos paralajmërimi me …

Më shumë...

Politikanët dhe disa medie evropiane paralajmërojnë thellimin e tensioneve në mes Kosovës dhe Serbisë

Beograd - Prishtinë

Zhvillimet e ditëve të fundit kanë bërë që të rriten tensionet në mes Kosovës dhe Serbisë, duke ngjallur pasiguri te qytetarët e vendit. Këtyre tensioneve iu parapriu arrestimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj nga autoritet franceze pas një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia, ndërsa kulmi i tensionimit të …

Më shumë...

Visar Ymeri: Duhet ta forcojmë Republikën, Kosovës sot nuk i duhet lufta

Visar Ymeri: Gjyqtari Kalludra, argat i pushtetit që përndjek aktivistët e Vetëvendosjes

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, në një konferencë me gazetarë ka deklaruar se  Kosovës sot nuk i duhet lufta. Më shumë se kurrë kemi nevojë për forcim të Republikës, shtetndërtim sovran, bashkërendim kombëtar, punë, drejtësi e paqe. Për të gjitha të këqijat që e kanë pllakosur vendin ai bën fajtorë, …

Më shumë...

Serbia pengon Kosovën në Stasburg, Kosova e pengon Serbinë në Tiranë

Mediet në Serbi bëjnë të ditur se delegacioni serb ia ka dalë që edhe kësaj radhe të pengojë përpjekjet e deputetëve të Kosovës që ta fitojnë vendin e tyre në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg. Kemi penguar përpjekjet e përfaqësuesve të Kuvendit të Kosovës që të zënë …

Më shumë...

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës është akredituar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës është akredituar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës

Delegacioni i Kuvendit të  Kosovës, për herë të parë është akredituar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës. Pjesëmarrësit e delegacionit nga Kuvendi i Kosovës, janë pajisur me kartela identifikuese dhe tani posedojnë edhe zyrë si çdo delegacion tjetër anëtar. Delegacioni i përbërë nga kryetari i delegacionit të përhershëm, Xhavit …

Më shumë...

Akademiku, Muzafer Korkuti i dha akademikut, Idriz Ajeti, “Çmimin e Karrierës Shkencore Akademike-2016”

Akademiku, Muzafer Korkuti i dha akademikut, Idriz Ajeti, “Çmimin e Karrierës Shkencore Akademike-2016”

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik, Muzafer Korkuti i dha në Prishtinë, akademikut, Idriz Ajeti, “Çmimin e Karrierës Shkencore Akademike”-2016, për rendin e parë të konkursit të shpallur për çmimet shkencore kombëtare vjetore. “Dijetar me një veprimtari të gjatë dhe të frytshme akademike e universitare; i pranishëm në …

Më shumë...

Sot në Prishtinë vjen ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë

Saimir Tahiri

Sot në Prishtinë vjen ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahiri. Deri tani është mësuar se ai do të ketë takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Skender Hyseni. Temë qendrore në bisedat mes tyre pritet të jenë të arriturat dhe vështirësitë e ministrive që drejtojnë si dhe …

Më shumë...

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka vizituar Mbretërinë e Tajlandës

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka vizituar Mbretërinë e Tajlandës

Në kuadër të vizitës disa ditore në Azi, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka vizituar Mbretërinë e Tajlandës. Gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Tajlandës, Don Pramudwinai, ministri Enver Hoxhaj ka biseduar për nevojën e thellimit të raporteve politike dhe ekonomike mes dy shteteve. Ndërkohë, shefi i …

Më shumë...

Banka Botërore i ka ndarë hua Ministrisë së Financave 22 milion euro

Banka Botërore i ka ndarë hua Ministrisë së Financave 22 milion euro

Ministria e Financave nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Bankën Botërore për financimin e Projektit Sigurimi i Ujit dhe Mbrojtja e Kanalit. Me këtë rast, ministri, Avdullah Hoti tha se përveç përmirësimeve infrastrukturore të kanalit që do të ndodhin duke filluar nga Ujmani deri në Kastriot, do të adaptohet/aplikohet edhe një sistem …

Më shumë...

Nënkryetari i AAK-së i është drejtuar me letër të hapur kryetarit dhe kryeministrit të vendit

Lekaj: Taksa 100 për qind të vazhdojë, derisa nuk kemi njohje nga Serbia, liberalizim dhe njohje të plotë nga BE-ja

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj i është drejtuar me letër të hapur kryetarit të vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Isa Mustafa prej të cilëve ka kërkuar të tregojnë se a kanë qenë në niveli e detyrës për t’u angazhuar për lirimin e liderit të Aleancës për …

Më shumë...

O’Connell: Nuk besoj që tensionet Kosovë-Serbi do të sjellin konflikt

O’Connell thotë mos prisni ndërhyje ndërkombëtare në luftimin e korrupsionit, por këtë vetë duhet ta bëni

Duke folur për situatën aktuale në Kosovë dhe komentuar njoftimet mbi mundësinë e konfliktit në mes të Kosovës dhe Serbisë, ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë, Ruairi O’Connell ka thënë se nuk beson që tensionet Kosovë-Serbi do të sjellin konflikt. Është e vërtetë se ndërtimi i murit në …

Më shumë...

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, mbajti një fjalim në Strasburg

Aida Dërguti

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, në fjalimin e saj të mbajtur  në Strasburg ka thënë se Kosova është një rrëfim kolonizimi, që zgjati gati një shekull. Serbia  gjatë luftës së fundit në Kosovë, vrau më shumë se 12.000 njerëz. Mbi 95% e tyre ishin civilë të pambrojtur – …

Më shumë...

Hajdar Beqa: Për viktimat hebreje dhe viktimat e tjera të fashizmit, duhet të flitet në Kuvend

Hajdar Beqa

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka thënë se kjo ditë na kujton se sa e rëndësishme është paqja sot në botë.Beqa ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, se Kuvendi i Kosovës si …

Më shumë...

Mediet serbe dezinformojnë me lajme alarmante që kanë për qëllim viktimizimin e serbëve

Mediet serbe dezinformojnë me lajme alarmante që kanë për qëllim viktimizimin e serbëve

Mediet serbe dezinformojnë me lajme alarmante që kanë për qëllim viktimizimin e serbëve. Portali serb “Srbija Danas”, shkruan se serbët janë të rrezikuar nga institucionet e Kosovës. Ky portal dezinformon më tutje rreth 50 deri 70 terrorist shqiptar janë në pritje të urdhrit të Hashim Thaçit për të sulmuar në …

Më shumë...

Minxhozi: Në rast të konfliktit në Kosovë, Shqipëria është e detyruar të ndihmoj bashkëkombësit e saj

Minxhozi

Duke folur për situatën e tensionuar në raportet Kosovë-Serbi, ambasadori i Shqipërisë në vendin tonë, Qemajl Minxhozi ka theksuar se shqiptarët e Shqipërisë janë të brengosur për situatën e fundit në Kosovë. Është një e drejt legjitime, e vëllezërve dhe motrave nga Shqipëria për këtë që po ndodh. Njerëzit janë …

Më shumë...

Protesta për mbështetje të Ramush Haradinaj sot do të mbahet në Burim

Ramush Haradinaj pas luftës ka thënë se UÇK-ja në Dukagjin kishte 4000 deri 6000 ushtarë

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë organizuar protestë për padrejtësitë ndaj komandantit, Ramush Haradinaj, të arrestuar nga policia franceze në bazë të arrestit nga Serbia. Protesta kundër arrestimit të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, filloi në ora …

Më shumë...