Në një intervistë për “Zërin”, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovës, Jakup Krasniqi, duke folur për rrjedhat politike të vitit të kaluar ka deklaruar se qytetarët e Kosovës dhe opozita e bashkuar e patën filluar mirë e mbarë vitin 2016, por si duket të dy palët i lëshoi …
Më shumë...Lajmet
Kryekuvendari Veseli, tha se Viti 2016 ka qenë sfidues për institucionet dhe qytetarët
Në një intervistë për “Epoka e re”, kryekuvendari Kadi Veseli ka theksuar se Kuvendi i Kosovës, me gjithë vështirësitë e shfaqura, ka arritur ta realizojë agjendën e vet legjislative. Kurse sa i përket debatit parlamentar, dallimet pozitë-opozitë, sipas tij, ka pasur momente, që asnjëherë nuk do të duhej të shfaqeshin …
Më shumë...Kryetari Thaçi, uroi kryetaren e Maltës, Marie Louise Coleiro Preca, për kryesimin e radhës së Këshillit të BE-së
Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka uruar kryetaren e Republikës së Maltës, zonjën, Marie Luizë Koleiro Preka, me rastin e marrjes së kryesimit të Këshillit të Bashkimit Evropian. Në telegramin e urimit dërguar kryetares Preca, Thaçi ka shkruar se udhëheqja e Këshillit të Bashkimit Evropian nga Malta dhe parimet …
Më shumë...Skënder S.Kapiti: Turqia është mik i madh, aleat strategjik i Shqipërisë dhe i Kosovës I
Shqiptarët edhe sot përballen me armiqësinë e fqinjëve të tyre si dhe me hipokrizinë e Europës Parësore është interesi kombëtar shqiptar dhe jo ai personal, ideologjik, politik, partiak, rajonal, europian dhe as ai global. Këtë duhet ta kemi parasysh si strategji kombëtare edhe Ne shqiptarët, ashtu siç e kanë edhe …
Më shumë...Thaçi: Sulmi mizor në Stamboll, sulm kundër tërë botës
Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me sulmin terrorist në Stamboll e ka ngushëlluar kryetarin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Përmes një telegrami drejtuar kryetarit Erdogan, Thaçi ka thënë se ky sulm terrorist ka goditur gjithë qytetarët e botës së lirë dhe populli i Kosovës solidarizohet me dhimbjen e familjeve …
Më shumë...Mustafa: Me ndryshimin e Ligji për veteranët e UÇK-së, Kosova do të përfitojë miliona euro nga FMN-ja
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se me ndryshimin e Ligji për veteranët e UÇK-së, dhe miratimin në Kuvend, Kosova do të përfitojë miliona euro nga programet e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ai ka premtuar se me rritjen e Bruto Produktit Vendor çdo vit do të rritet edhe shuma e …
Më shumë...Policia e Kosovës bëri të ditur se gjatë periudhës së ndërrimit të moteve nuk pati incidente të rënda
Policia e Kosovës bëri të ditur se gjatë periudhës së ndërrimit të moteve, nga aspekti policor, garantimi i sigurisë së përgjithshme, mbajtja e rendit, menaxhimi i trafikut rrugor, menaxhimi i kontrollit kufitar si dhe garantimi i lëvizjes së lirë, ka shkuar sipas planeve. Kjo periudhë kryesisht ka qenë e qetë …
Më shumë...Në QKUK kanë kërkuar ndihmë 22 të lënduar gjatë natës së Vitit të Ri
Gjatë 42 orëve të fundit në Qendrën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë kërkuar ndihmë gjithsej 22 persona, prej të cilëve një person ka humbur jetën në një aksident komunikacioni në fshatin Sllatinë, ndërsa, të tjerë janë lënduar nga përdorimi i mjeteve piroteknike, gjuajtja me armë dhe përdorimi …
Më shumë...Prej 1 janarit, Malta, kryeson presidencën e Bashkimit Evropian
Nga 1 janari, Malta, kryeson presidencën e BE-së. Zgjidhja e krizës së migracionit, por edhe largimi i Britanisë së Madhe nga Unioni Evropian do të jenë prioritetet e saj. Malta mbetet një vend i rëndësishëm për producentët e filmave. Anglishtja është gjuhë zyrtare krahas gjuhës malteze, në vendin që në …
Më shumë...KS i OKB-së miratoi një rezolutë që mbështet iniciativën ruso-turke për armëpushim dhe negociata në Siri
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka miratuar njëzëri një rezolutë, e cila mbështet iniciativën ruso-turke për një armëpushim dhe negociata në Siri, por nuk i ka cilësuar modalitetet. Ky tekst kompromisi i miratuar në përfundim të konsultimeve me dyer të mbyllura, tregon se OKB-ja pret me kënaqësi dhe mbështet përpjekjet …
Më shumë...Nga sulmi terrorist në Stamboll u vranë 35 dhe u plagosën 40 të tjerë
Mediet turke bëjnë të ditur se së paku 35 persona janë vrarë dhe mbi 40 janë plagosur në një sulm terrorist në një klub nate në Stamboll. Dy burra të veshur si me rroba të baba-dimrit kanë hyrë në një klub të famshëm dhe kanë gjuajtur me armë në drejtim …
Më shumë...Urimet e liderëve politikë, zyrtarëve e personaliteteve për Vitin e Ri 2017
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Kosovës, anëtarët dhe simpatizantët e AAK-së për festën e ndërrimit të motmoteve, duke thënë se Kosova ka shpresë. Ai ka shkruar Viti që po e lëmë pas ishte një vit i sfidave të mëdha për secilin prej …
Më shumë...Klubi i Intelektualëve të Rugovës ka paralajmëruar institucionet e Kosovës të mos miratojnë demarkacionin
Klubi i Intelektualëve Rugovas ka paralajmëruar institucionet e Kosovës se nëse miratojnë marrëveshjen e tanishme të demarkacionit me Malin e Zi, do të ketë derdhje gjaku. Klubi në përbërje të 30 profesorëve të fushave të ndryshme, ka përsëritur mendimin se marrëveshja e demarkacionit dhe për Asociacionin e komunave serbe, janë …
Më shumë...Në fshatin Babush të Komunës së Ferizajt u hap nyja lidhëse Konjuh-Babush e Autostradës, Prishtinë Shkup
Në një ceremoni solemne të organizuar nga Ministria e Infrastrukturës në fshatin Babush të Komunës së Ferizajt u hap nyja lidhëse Konjuh-Babush të Autostradës “Arbën Xhaferi”, që përshkon rreth 20 km në drejtin të Kaçanikut. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar me këtë rast se është me rëndësi themelore …
Më shumë...Thaçi për Agjencinë turke “Anadolu“: Kosova nuk është vend armik i Rusisë
Duke folur për agjencinë turke të lajmeve Anadolu, lidhur me qëndrimin e Rusisë në raport me Kosovën, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi tha se pret ndryshim në këtë drejtim. Marrëdhëniet e mira mes Moskës dhe Beogradit nuk janë pengesë që edhe Kosova dhe Rusia të kenë marrëdhënie korrekte dhe konstruktive, …
Më shumë...Kryeministri Mustafa thotë se Kosova po e mbyll vitin 2016 me një bilanc pozitiv
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka folur për të arriturat dhe dështimet që janë shënuar gjatë vitit që po e lëmë pas. Ai konstaton se në bazë të zhvillimeve dhe proceseve brenda e jashtë vendit, Kosova ka arritur mjaft këtë vit. Sukseset më të mëdha janë arritur në ekonomi, në …
Më shumë...